Connect with Us

Jo vetëm Polonia dhe Hungaria, kush janë shtetet e tjera që abuzojnë me ligjin në BE

Blog

Jo vetëm Polonia dhe Hungaria, kush janë shtetet e tjera që abuzojnë me ligjin në BE

Publikuar

-

Nga Agata Gostyńska-Jakubowska “The Guardian”

Kur përmenden shqetësime mbi sundimin e ligjit në disa vende të BE-së, njerëzit, madje edhe zyrtarët e BE-së, supozojnë automatikisht se po flitet për Hungarinë dhe Poloninë. Nuk ka asnjë dyshim, se gjendja e demokracisë në të dy vende është shqetësuese.

Të dala nga fitore të mëdha elektorale, mazhorancat aktuale populiste po ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit, dhe po forcojnë kontrollin shtetëror mbi institucioneve të tjera, përfshirë mediat.Por ndërkohë, po flitet pak për një prirje tjetër po aq shqetësuese për BE-në.Zbehja e sundimit të ligjit po ndodh diku tjetër në union, dhe kjo gjë ka potencialin të minojë funksionimin e të gjithë bllokut.

Komisioni Evropian, është tërësisht i justifikuar në reagimin e tij ndaj zhvillimeve të viteve të fundit në Varshavë dhe Budapest.Përpjekjet për të minuar demokracinë liberale në këto vende anëtare, kanë qenë flagrante. Brukseli është kundërpërgjigjur duke nisur të ashtuquajturën procedurë të Nenit 7, që mund të çojë në anulimin e të drejtës së votimit për një vend anëtar.

BE ka ndërmarrë disa padi juridike kundër dy shteteve në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Por ka ndërkaq shumë prova nga vendet e tjera anëtare – për të mos përmendur Britaninë, ku Boris Xhonson është përplasur me gjykatat – ku problemet me sundimin e ligjit janë më të përhapura.

Indeksi vjetor i sundimit të ligjit të Projektit të Drejtësisë, dhe treguesit e qeverisjes botërore të Bankës Botërore, tregojnë një përkeqësim në vendet e tjera të BE-së, përfshirë Bullgarinë, Francën, Italinë dhe Greqinë.

Në Greqi, bindja e kreut të statistikave për të ndarë të dhënat ekonomike me BE-në, që bien ndesh me të dhënat e raportuara më herët për të mashtruar kreditorët ndërkombëtarë, ka hedhur shumë hije dyshimi mbi sistemin gjyqësor atje.Në Itali, procedurat gjyqësore zgjasin më shumë se thuajse kudo tjetër në Evropë, dhe shumë kriminelë i shpëtojnë ndëshkimit.

Por dobësia e institucioneve dhe pavarësia e gjyqësorit, nuk janë të vetmet aspekte të shtetit të së drejtës, për të cilat duhet të shqetësohet BE-ja. Autoritetet në Francë iu përgjigjën sulmeve terroriste me ligje që u kanë dhënë atyre një fuqi të madhe mbikëqyrjeje, me shumë pak kontroll gjyqësor, duke kërcënuar kësisoj të drejtat themelore të njeriut.

Pavarësia e mediave, që është thelbësore për llogaridhënien e qeverive, është gjithnjë e më shumë nën presion.Gazetarë investigativë janë vrarë në Maltë dhe Sllovaki, përkatësisht në vitet 2017 dhe 2018, duke shkaktuar kriza politike në të dyja vendet.Brukseli, duhet të ketë një qasje më të strukturuar në trajtimin e të ashtuquajturës lëvizje demokratike, sesa ajo që ka pasur deri më tani.

LEXO EDHE:  Polici-OSHEE, vazhdojne arrestimet për vjedhjen e energjisë

Ai duhet të fillojë të përmirësojë metodat e tij të monitorimit, dhe të ndërhyrjes së hershme. Siç e theksojmë unë edhe Ian Bond në një raport të ri të Qendrës për Reforma Evropiane, çështja e sundimit të ligjit nuk duhet të jetë një çështje lindje-perëndim,.Të gjitha vendet anëtare duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Presidentja e KE, Ursula von der Lejen, ka ndërmarrë një hap pozitiv në këtë drejtim, duke propozuar një raport vjetor mbi gjendjen e sundimit të ligjit në të gjithë BE-në.Por nëse një hartohet një raport i tillë, ai duhet të bazohet në të dhëna transparente dhe të verifikueshme nga një varg burimesh.Dhe nuk duhet të konsiderohet thjesht si një plotësim detyrash nga qeveritë përkatëse.

Komisioni duhet të marrë më shumë informacione nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore, grupime ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, apo edhe organizatat e shoqërisë civile, disa prej të cilave detyrohen të veprojnë nën presionin e fortë të qeverive e tyre.

Nëse dhe kur komisioni ka shqetësime mbi sundimin e ligjit, ai duhet t’i japë qeverisë së shtetit anëtar mundësinë që ta zgjidhë vetë problemin.Ndërkohë partitë politike pan-evropiane, siç është Partia Popullore Evropiane (PPE), kanë një rol të rëndësishëm në sigurimin që partitë e tyre anëtare të mbështesin sundimin e ligjit.

Ata duhet të përballen me sanksione, në rast se nuk arrijnë të dëbojnë partitë kombëtare, që shkelin sundimin e ligjit në vendimn e tyre. Kanë kaluar 10 muaj qëkur PPE, grupimi më i madh në parlamentin Evropian, deklaroi se do të merrte në konsideratë fatin e partisë qeverisëse hungareze, Fidesz, të udhëhequr nga kryeministri i vendit, Viktor Orban, por nuk ka ndërmarrë ende ndonjë veprim.

Kritikët, e akuzojnë shpesh BE-në si një projekt elitar, i imponuar ndaj popullatave që nuk e duan atë. Në fakt, ka një tension në rritje midis asaj që qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike në shtetet anëtare, mendojnë se duan votuesit e tyre që të bëjnë, dhe ato që i lejojnë gjykatat e tyre kombëtare dhe institucionet e BE.

Por BE është një bashkësi e ligjit, në të cilën secili shtet anëtar zbaton rregullat e BE-së, dhe beson se të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë. Kërcënimi demokratik nga një anëtar i BE-së, e minon këtë besim të ndërsjellë, dhe kërcënon funksionimin e tregut të përbashkët dhe të zonës pa kufij të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Për hir të miliona qytetarëve evropianë, të cilët përfitojnë nga këto politika, Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë, për të siguruar zbatimin e sundimit të ligjit në të gjitha shtetet anëtare./Përshtati në shqip CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse njerëzit përdorin fotot në çift, si foto të profilit të tyre në mediat sociale

Publikuar

-

Nga

Ndërsa lëvizni lart e poshtë në Facebook, ju e shihni:Miku juaj, ka ndryshuar foton e profilit të tij. Por në vend të një fotoje ku ai ka dalë vetëm, ti sheh një foto në çift, të mikut tuaj me partneren e tij. Po përse njerëzit zgjedhin zakonisht fotot në çift, si foto të profilit të tyre?

Sipas një studimi më të fundit zgjedhja e fotove në çift, postimi i statusit të marrëdhënies së tyre dhe përmendja e partnerit në përditësimet e profilit në mediat sociale, të gjitha mund të
jenë shenja se si njerëzit ndihen në marrëdhëniet e tyre,dhe mund të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm tek rivalët e mundshëm.

Po kush e bën këtë gjë? Ajo që psikologët socialë e quajmë “shfaqje diadike”, është relativisht e zakonshme. Në një studim të kohëve fundit, 29 për qind e përdoruesve të përfshirë në lidhje romantike, kishin si foto profili në Facebook një foto në çift. Shtatëdhjetë për qind e tyre, kishin të shënuar në status “në një marrëdhënie” ose “i martuar”.

Dhe pjesëmarrësit në studim, e përmendnin partnerin e tyre në 15 për qind të përditësimeve të tyre të fundit në Facebook. Disa njerëz, kanë më shumë të ngjarë të kenë sjellje të tilla, sesa
të tjerët. Njerëzit që janë shumë të kënaqur, ose të përkushtuar në marrëdhëniet e tyre romantike, kanë më shumë të ngjarë të postojnë foto të profileve në çift.

Sa më i dashuruar që është një person i lidhur, dhe sa më shumë xhelozi që raporton ai në pyetësor, aq më shumë të ngjarë ka të postojë statusin e marrëdhënies së tij në Facebook. Njerëzit që janë zakonisht në ankth në një marrëdhënie – pra që kanë frikë se mos partneri e refuzon apo braktis – kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të përdorin një foto në çift si foto profili.

LEXO EDHE:  Polici-OSHEE, vazhdojne arrestimet për vjedhjen e energjisë

LEXO EDHE:  Analisti publikon shifrat tronditëse/ Ja sa milionë euro duhet të paguajë shteti për pronarët

Nëse dikush e thekson apo jo statusin e tij në internet, kjo mund të ndryshojë në varësi të mënyrës sesi ndihet ai person në një kohë të caktuar. Njerëzit kanë më shumë gjasa të postojnë informacione që lidhen me marrëdhëniet në Facebook, në ditët kur ndjehen më të pasigurtë në lidhje me ndjenjat e partnerit të tyre, sesa në ditët kur ndjehen më të kënaqur nga marrëdhënia e tyre.

Një sondazh me 236 përdorues të Facebook e mbështeti këtë ide. Po ai zbuloi një arsye tjetër:Ata janë të motivuar të mbrojnë marrëdhëniet e tyre nga kërcënimet që ekzistojnë në mediat sociale. Përdorimi i Facebook, Twitter dhe rrjeteve të tjera sociale, i ekspozon njerëzit ndaj një sërë gjërash që mund të dëmtojnë potencialisht marrëdhëniet e tyre, përfshirë ish-partnerët, apo partnerët alternative.
Ndërkohë jashtë mediave sociale, hulumtimi ka treguar se njerëzit në një marrëdhënie romantike, përfshihen sërish në një mori sjelljesh për të mbrojtur marrëdhëniet e tyre, kundër kërcënimeve të paraqitura nga partnerë alternative dhe rivalë romantikë.

Përmendja e partnerit ose e marrëdhënies së tyre, është një mënyrë përmes së cilës njerëzit mund të përpiqen t’i largojnë këto probleme të mundshme. Studiues të tjerë, kanë zbuluar se disa njerëz e shfaqin partnerin dhe marrëdhënien e tyre në profilin që kanë në mediat sociale, pasi vetëdija se të tjerët e dinë që ata janë në një lidhje, u jep një rritje të vetëvlerësimit.
Movitimi për t’u ndier mirë me veten, është një nga arsyet pse njerëzit duan që miqtë e tyre në Facebook, ta dinë ata janë në një lidhje./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Intervista- Koronavirusi/ Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra

Publikuar

-

Nga

Eksperti i sëmundjeve infektive, njëherazi drejtues i qendrës “Wellcome Trust”, Xheremi Farrar, flet për gjermanen ”Der Spiegel” mbi përhapjen e shpejtë të koronavirusit të ri, kërkimet e vështira për një vaksinë, mbi çështjen nëse qytetet në Evropë duhen futur në karantinë si ato në Kinë, dhe skenarin më të keq sipas tij:atë kur virusi mund të nisë të përhapet tek vendet me të varfra.

Keni paralajmëruar për vitesh, se në epokën e globalizimiy, një virus i rrezikshëm mund të përhapet në të gjithë botën në një mënyrë të pakontrollueshme. A është realizuar me koronavirusin e Vuhanit makthi juaj më i keq?

Në Kinë kjo është duke ndodhur. Virusi po përhapet shumë më shpejt sesa SARS-i. Pas vetëm disa javësh, ai ka infektuar më shumë njerëz në mbarë botën, dhe ka vrarë më shumë pacientë në Kinë sesa SARS-i në 9 muaj. Në Vuhan dhe në pjesë të tjera të Kinës, komunitetet po përjetojnë një makth.

A ka ndonjë rrezik të shohim skena të ngjashme në Gjermani dhe Evropë?

Unë besoj se më e keqja ka ende mundësi të parandalohet. Por kjo do të kërkojë marrjen e masave të ashpra brenda disa javëve. Duhet të mos harrojmë një fakt:Për sistemin tonë imunitar, ky virus është një kundërshtar i ri, i panjohur, dhe që është shumë i transmetueshëm midis njerëzve. Ai mund të shkaktojë gjithçka, nga simptoma shumë të lehta deri tek ato më të rëndat. Ky kombinim e bën këtë virus shumë të vështirë për t’u kontrolluar.

Cilat janë masat e ashpra, që mendoni se mund të jenë të nevojshme?

Mund të shohim izolimin e qyteteve apo rajoneve të veçanta. Ose disa javë ndërprerje të lidhjeve ajrore, hekurudhore apo detare, të cilat mund të kushtojnë miliarda dollarë. Edhe ne ekspertët po punojmë në një territor plotësisht të panjohur.
As me SARS-in dhe as me Gripin e Derrave, nuk u futën në karantinë qytete sikurse po ndodh tani në Kinë. Masa të ngjashme u morën për herë të fundit kundër Gripit Spanjoll në vitet 1918-1920, kur vdiqën deri në 50 milionë njerëz. Gjithsesi, Gjermania është e përgatitur mirë për këtë epidemi.

A ka gjasa të kërkohet futja në karantinë e qyteteve të mëdha, si Mynihu apo Parisi?

Kam shumë dyshime, sesi do ta përballonin banorët e qyteteve të mëdha perëndimore një gjë të tillë. Masa të tilla, do të shkaktonin një përçarje të madhe në mesin e komuniteteve. Nëse kjo gjë ndodh vërtet, njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi bazuar në vullnetin e tyre të lirë.
Por që masa të tilla të funksionojnë, është shumë e rëndësishme që politikanët dhe ekspertët e shëndetit publik të nisin që tani të përgatitin njerëzit, përmes një komunikimi të hapur, të ndershëm dhe transparent. Besimi është thelbësor, kërkon kohë, dhe mund të humbasë shumë shpejt.

A i druheni një pandemie të mundshme globale?

LEXO EDHE:  Abuzimet dhe kallëzimi penal/ Pse nuk arrestohet drejtori i rrugëve?

LEXO EDHE:  Cili është institucioni më kaotik i Edi Ramës!/Mbi 1 mijë padi në gjykatë brenda 2017-s

Natyrisht, jam shumë i shqetësuar. Por nuk do të jetë frika, por puna ajo që do të na shpëtojë.

Cilat pjesë të botës do të jenë vendimtare, në përcaktimin nëse koronavirusi i ri ka dalë jashtë kontrollit:vendet e zhvilluara apo ato në zhvillim, që kanë një sistem shëndetësor të dobët?

Një situatë aq e keqe sa ajo në Vuhan, do të ushtronte shumë presion edhe mbi sistemet shëndetësore shumë të mira si ato në Gjermani apo Singapor, sidomos në dimër. Por në vende
të varfëra si Bangladeshi, Venezuela apo disa vende të Afrikës, edhe një epidemi e vogël do
të ishte katastrofike. Prandaj ne duhet të ndihmojmë vendet e varfëra me gjithçka që është e nevojshme: pajisje mbrojtëse, testim, ilaçe dhe këshilla mjekësore.

Cila do të ishte shenja e parë, se situata në mbarë botën po del jashtë kontrollit?

Gjëja më e rëndësishme në 2-3 javët e ardhshme, është nëse do të ketë apo jo një transmetim të qëndrueshëm të koronavirusit jashtë Kinës. Këtë javë pati një raport mbi një të sëmurë nga Koreja e Jugut, që kishte vizituar Tajlandën, por jo Kinën. Ai nuk kishte qenë në kontakt me ndonjë kinez, dhe sërish u infektua. Dhe kjo gjë është shumë shqetësuese.

A mund të ndihmojë parandalimin global të virusit, prodhimi i shpejtë i një vaksine?

Jo, vaksina do të vinte shumë vonë për këtë gjë. Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI), një organizatë ndërkombëtare e financuar nga Ministria gjermane e Arsimit dhe Kërkimit, po mbështet kërkimet mbi zhvillimin e një vaksine.
Por ato do të zgjasin të paktën 6 muaj. Në fakt, vaksina nuk do të jetë gati para fundit të këtij viti. Vaksina është diçka që i bëhet njerëzve të shëndetshëm. Dhe duhet të jemi absolutisht të sigurt se ajo është e sigurtë. Nëse nuk kemi fat, mund të mos jemi në gjendje të zhvillojmë dot asnjë vaktinë kundër koronavirusit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Greqia duhet të zëvendësojë Turqinë, si partnere strategjike e SHBA-së në rajon

Publikuar

-

Nga

Nga Eric Edelman & Charles Wald “National Interest”

Në takimin e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump, kryeministri grek, Kiriakos Micotaqis, tha se Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin vendin e tij
si një “aleat të besueshëm dhe të parashikueshëm”, në një pjesë të paparashikueshme të botës.
Një deklaratë e tillë në dukje e vërtetë, mund të tingëllonte qesharake vetëm disa vjet më parë, kur rajoni ishte i qetë dhe kur Turqia, dhe jo Greqia, ishte shtylla e stabilitetit. Por sot Athina
po bëhet një lojtare thelbësore pro-amerikane, në qendër të çështjeve të rëndësishme të sigurisë në Mesdheun Lindor.

SHBA-ja duhet të përfitojë nga kjo marrëdhënie në lulëzim mes 2 vendeve, si pjesë e një fokusimi të ri strategjik në rajon. Mesdheu Lindor, dhe sidomos Greqia, ishin thelbësore në vendimin që mori SHBA për të mbrojtur larine, dhe për të frenuar komunizmin pas Luftës së Dytë Botërore.
Tani gjeopolitika dhe gjeologjia, po rikthejnë konkurrencën në fushën e sigurisë në këtë udhëkryq strategjik, me Greqinë si nyjen kryesore. Nxitësi kryesor i këtij rivaliteti, ka qenë transformimi i Turqisë nën presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Dikur një aleate demokratike e besueshme, Ankaraja është gjithnjë e më shumë një autokraci pro-ruse, që ka ambicie për një ndikim më të madh rajonal, në kurriz të ndikimit të SHBA-së, Greqisë, Izraelit dhe të tjerëve. Ndërkohë, në rajon po kthehet konkurenca mes fuqive të mëdha, teksa ka një ndërhyrje në rritje të Rusisë, Iranit dhe Kinës.

Një tjetër “mollë sherri” vjen nga zbulimi i njëkohshëm i sasive të mëdha të gazit natyror, dhe nga mundësia për të zbuluar shumë më tepër. Kjo gjë mund të promovojë një zhvillim ekonomik që kërkohet më dëshpërim, sidomos nga Greqia, dhe që mund të zvogëlojë varësinë shqetësuese për energji që ka Evropa ndaj Moskës.

Për këtë arsye vitet e fundit ka një afrim më të madh në Greqi të kompanive amerikane. Po kjo ka rritur ndërkohë tensionet midis Turqisë dhe të gjithë të tjerëve. Në dallim nga fqinjët e saj, Ankaraja nuk pranon të njohë ligjin ndërkombëtar mbi kufijtë e Zonës së saj ekskluzive Detare Ekonomike.
Përkundrazi, ajo po mbron pretendimet e saj territoriale, dhe dërgon rregullisht anije që kryejnë shpime në ujërat qipriote, duke kërcënuar pjesën tjetër për zhvillimin dhe eksportimin e burimeve të vlefshme natyrore. Këto zhvillime të mëdha, shpjegojnë aspiratat e Greqisë për ta zëvendësuar Turqinë si një qendër rajonale diplomatike dhe ekonomike, dhe që kohët e fundit ka një mosmarrëveshje me NATO-n.
Në fakt, Athina po bën pikërisht atë që kërkojnë politikëbërësit amerikanë nga aleatët:po merr përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen kolektive. Greqia shpezon tashmë një pjesë më të madhe të PBB-së saj për mbrojtjen, sesa çdo anëtar i NATO-s përveç Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo pasqyron mënyrën sesi pas disa dekadash marrëdhëniesh të ftohta në rastin më të mirë, ekziston një konsensus kombëtar në rritje, se partneriteti me Shtetet e Bashkuara duhet të përbëjë themelin e sigurisë së Greqisë. Kthesa e raporteve SHBA-Greqi nisi me Aleksis Cipras, ish-kryeministrin e majtë.

LEXO EDHE:  Manipulimi/Rasti “Toro”, si jane kthyer ishujt e Ksamilit si “kullot” per ish zyrtarin e pronave

LEXO EDHE:  Rama nxjerr emrat e parë/ Kush abuzoi në zyrat e shtetit

Nismat e tij po zgjerohen tashmë nga qendra e djathtë e Demokracisë së Re, që është tradicionalisht më pro-amerikane. Gjithsesi, Greqia ka nevojë për një bashkëpunim më të madh, për të projektuar fuqinë amerikane dhe promovuar stabilitetin gjithnjë e më të trazuar në Mesdheun Lindor. Thelbësor për rolin e ri gjeopolitik të Greqisë, është udhëheqja e saj diplomatike, që po ndërton lidhje më të forta me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, mbi energjinë
dhe sigurinë.

Me kompanitë amerikane që po përfshihen gjithnjë e më shumë në eksplorimin e burimeve energjitike në rajon, Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë praninë e saj detare në Mesdheun Lindor, përfshirë vizitat në porte, stërvitjet e përbashkëta ushtarake, dhe integrimin e forcave detare greke me njësitë e aeroplanmbajtësev amerikane.
Ndërkohë SHBA-ja, duhet të përfitojnë nga padurimi i Greqisë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Greqia do të ketë nevojë për financim të huaj ushtarak (FMF), për të modernizuar forcat e saj ajrore dhe detare. Në fund të vitit të kaluar, Kongresi autorizoi 3 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Greqinë; ndërsa Athinës i duhet më shumë më tepër.

Gjithashtu, politikëbërësit amerikanë duhet të marrin në konsideratë një prani më të fortë ushtarake amerikane në Greqi. Dhe kjo mund të përfshijë forcat detare amerikane në portet me rëndësi strategjike në Gjirin e Sudas dhe Aleksandropulit, ankorimin e cisternave, dhe zgjerimin e operacioneve trajnuese për helikopterët ushtarakë.

Greqia është ndërkohë një mundësi tërheqëse, për zhvendosjen e aseteve ushtarake amerikane nga Turqia. Po kështu mund të jetë Qipro, në varësi të zhvillimeve me Turqinë. Kjo do të siguronte një qasje të besueshme për forcat amerikane, dhe mund të krijojë një mekanizëm presioni, për të imponuar ndryshime në politikat gjithnjë e më destabilizuese të Ankarasë mbi rajonin.

Shënim:Eric Edelman, ish-ambasador i SHBA-së në Turqi. Charles Wald, ish-zëvendëskomandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së në NATO./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE