Connect with Us

“Janë hedhur tonelata…”/ LSI, thirrje urgjente BE dhe SHBA: Hetimi i Reformës në Drejtësi nuk pret më!

Politikë

“Janë hedhur tonelata…”/ LSI, thirrje urgjente BE dhe SHBA: Hetimi i Reformës në Drejtësi nuk pret më!

Publikuar

-

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Reforma në Drejtësi është për t’u ulëritur, dhe jo për t’u duartrokitur.

Pasi ka analizuar njërin pas tjetrit, hapat më të fundit të saj, i ka bërë dhe thirrje institucioneve të BE-së dhe SHBA-së ku shkruan se “Hetim-monitorimi BE-SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi nuk pret më!”

“Mbi reformën në drejtësi janë hedhur pa kursim tonelata të tëra sheqer propagandistik i helmuar.

Produkti ka qënë sigurisht krijimi i një iluzioni, që s’ka hiç të bëjë me realitetin.

Çfare na tregon Skaneri i reformes tani qe kemi hyre ne vitin e katert pas miratimit te saj ne 21-22 korrik 2016?

Skaneri i Reformës tregon se:

Gjykata më të larta janë të pangritura akoma, qofte ajo Kushtetuese apo edhe Gjykatë e Lartë.

Tentativa flagrante për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, deri edhe ne rrembim te komptencave te Presidentit.

Keshill te Larte Gjyqesor dhe Keshill te Larte te Prokurorise te mbushur me anetare pa integritet dhe te refuzuar nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit,por te miratuar me arrogance nga rilindja.

KED e bllokuar politikisht per me shume se dy vite,por edhe pas ngritjes se saj KED ka skualifikuar pa te drejte mjaft kandidate, sic eshte denoncuar publikisht edhe ish kryetari i komisionit te reformes ne drejtesi Xhafaj.

Kryetari i KED Dvorani e shnderron ne personal institucionin,kryen shkelje kushtetuese dhe ligjore flagrante per te mundesuar kapjen e Gjykates Kushtetuese duke tentuar ti rrembeje kompetencen Presidentit.

SPAK fillon funksionimin vetem me 8 anetare ne kundershtim meligjin qe kerkon minimalisht 10 anetare.

Vetingu funksionon me dy standarte dhe si mjet presioni per dhenie vendimesh ne favor te qeverise denoncuar perkatesisht nga Komiteti i Helsinkit dhe Raporti i ODIHR per votimet e 30 qershorit.

Zgjidhet ne dhunim te Kushtetutes Arta Marku pa veting dhe me 69 vota si Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme, emertim, qe nuk ekziston asfare ne Kushtetuten e Shqiperise.

Te gjitha afatet kushtetuese te ngritjes jane shkelur duke atakuar kushtetuten ne cdo pike te saj.

Nepotizmi politik dhe familjar i rilindjes ne drejtimin e institucioneve te drejtesise eshte aq flagrant sa nuk ishte pare kurre ne drejtesine shqiptare,konkretisht KLP drejtohet nga kunati i nje ministreje dhe Inspektori i Larte i Drejtesise nga vellai i nje ministreje tjeter, qe te dyja te rilindjes.

LEXO EDHE:  Projekti për ndarjen e Kosovës/ Disa pyetje që “kryqëzojnë” Ramën

Skualifikimi i qellimshem ka degraduar teresisht konkurimin dhe ne mjaft raste, perfshire edhe Gjykaten Kushtetuese, ka pasur kandidate aq sa jane qene vendet ne dispozicion,duke asgjesuar thelbin e reformes per nje gare me alternativa,konkurence dhe thithjen e elementeve te rinj cilesore dhe me integritet te larte.

Shumica e anetareve te Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte te ngritur nga rilindja per te bere reformen ne drejtesi,sot jane zgjedhur ne institucionet e reja te drejtesise apo jane shperblyer me funksione te tjera duke treguar qarte se fitoi konflikti i interesit, ne funksion te kapjes se drejtesise nga Rilindja.

KLP dhe KLGJ ankohen per fonde teresisht te pamjaftueshme, megjithese parakusht i reformes i shte garantimi i plote i fondeve perfunksionimin normal te tyre, ndonese raportohen miliona euro,dollare dhe leke, qe shpenzohen pafundesisht.

Skaneri objektiv, bazuar vetem mbi fakte te verteta tregon se nuk eshte momenti per te duatrokitur, por per te uleritur.

Qartesisht ne mjaft parametra reforma aktuale ne drejtesi ka zbritur shume nen nivelin e drejtesise se meparshme dhe kjo eshte kritike.

Qartesisht faktet e kapjes se drejtesise nga rilindja jane sa nje mal.

Ndaj hetimi i zbatimit te kesaj reforme ne drejtesi duhet bere kryq e themel.

Duhet bere sidomos nga ata qe ishin edhe garantet e reformes pra BE dhe SHBA, pozicioni e roli i te cileve eshte vendosur me kerkesen insistuese te tyre edhe ne Kushtetuten e Shqiperise, ndaj eshte pergjegjesi dhe detyrim per ta qe te kryejne nje hetim dhe monitorim te thelluar per reformen ne drejtesi.

Shqiptaret nuk duan drejtesine e partise, nuk duan kapjen e drejtesise nga rilindja,nuk duan pandeshkueshmerine,por duan paanesine dhe barazine perpara ligjit.

Koha e propagandes ka mbaruar eshte koha e te vertetes per reformen ne drejtesi.

Ne keto kater vjet po denohen vetem qytetaret e thjeshte dhe nuk po i hyn nje gjemb ne kembe korrupsionit te rilindjes.

Rezultati eshte i qarte Shqiperia arrin te jete nje nder tre vendet me te korruptuara te botes.

Ndaj hetim monitorimi BE -SHBA per zbatimin e Reformes ne Drejtesi nuk pret më!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Shpikësi më vdekjeprurës në botë/ Mikail Kallashnikov dhe AK-47-a e tij

LEXO EDHE:  Projekti për ndarjen e Kosovës/ Disa pyetje që “kryqëzojnë” Ramën

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Zv.ambasadorja e SHBA “zbarkon” në selinë blu

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Zv.ambasadorja e SHBA “zbarkon” në selinë blu

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi/ Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar zhvillimet në Luginën e Preshevës, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta bën thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Kreu i Shtetit e cilëson me rëndësi madhore pjesëmarrjen në zgjedhje, si në ato të përgjithshme, ashtu dhe në ato lokale.

Presidenti inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Xhafaj: Nëse opozita ka vullnet, jemi gati ta votojmë në një datë të afërt

LEXO EDHE:  Vlahutin pranon propozimin e Metës/ Diskutimet vetëm mbi draftin hibrid

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE