LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Idetifikohet shqiptari i ekzekutuar në Itali/ Detaje nga vrasja

26 Janar 2020, 12:39, Kronika CNA
Idetifikohet shqiptari i ekzekutuar në Itali/ Detaje nga vrasja

Identifikohet shqiptari i vrarë mbrëmjen e djeshme në Nuovo Salaria, në Romë të Italisë.

Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Gentian Kasa. Ai kishte dalë me leje nga burgu për të takuar familjen dhe më pas duhej të kthehej sërish në qeli, por duket se kjo ishte hera e fundit për të që pa dritën e diellit, pasi ekzekutori e priste në të mbërritur në shtëpinë e tij.

?Il Messaggero? raporton se 45-vjeçari ishte përshëndetur me familjarët dhe sapo doli nga banesa u qëllua për vdekje me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks. Autoritetet italiane  e kanë cilësuar këtë vrasje si gjakftohtë dhe të paramenduar për larje hesapesh midis klaneve kriminale.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet nga vëllai i tij 20-vjeçar, ndërsa hetuesit e policisë po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së shqiptarit, lëvizjet e tij dhe kontaktet e fundit që ai kishte pasur.

Gentian Kasa ishte me precedentë penalë dhe po vuante prej vitesh dënimin për trafikim droge./ CNA.al

Lajmet e fundit nga