Connect with Us

Heshtja për kryebashkiakët e lidhur me krimin/ PD i kërkon llogari Ramës

Politikë

Heshtja për kryebashkiakët e lidhur me krimin/ PD i kërkon llogari Ramës

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa foli për kryebashkiakët me të kaluar kriminale apo në lidhje me krimin.

Në një deklaratë për shtyp, Balliu e cilësoi Ramën, si mbrojtësin më të madh të trafikantëve të drogës, fallsifikatorëve, banditëve, hajdutëve, vrasësve dhe narkomanëve që ka emëruar në pushtetin lokal.

Demokrati theksoi se ndonëse opozita i ka denoncuar me dokumenta dhe prova, asnjëri nga kryebashkiakët nuk është shkarkuar nga Edi Rama.

“Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi politike për Valdrin Pjetrin e Shkodrës apo Agim Kajmakun e Vorës, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës hajdutë si Mark Babani i Vaut të Dejës, i dënuari në Greqi Qerim Ismailaj. Pengje të krimit dhe korrupsionit, si Fatos Tushe i Lushnjës apo narkomanë si Lefter Alla i Bulqizës. Të gjithë këta duhet të jenë para drejtësisë, por janë akoma në zyrat e shtetit me vullnetin ë Edi Ramës, sepse Edi Rama ka zgjedhur t’i mbrojë dhe jo t’i shkarkojë”, u shpreh ai.

Ish deputeti thotë se kryeministri po i mbron kryebashkiakët e lidhur me krimin, pasi pretendon se vetëm me këta mund të qeverisë në Parlament dhe në bashki.

LEXO EDHE:  Rama nga Samiti i Kryeministrave/ E ardhmja e Ballkanit duhet të ankorohet në BE

“Në këtë Vendim strategjik për të bashkëqeverisur me krimin, Edi Rama ndihmohet nga drejtësia e kapur nga vëllezërit, motrat, kunetërit e ministrave dhe deputetëve të pushtetit të inkriminuar dhe korruptuar.

Edi Rama mbron sot kriminelët e emëruar në bashki, pasi ata janë aleatët e vetëm që i kanë mbetur. Por janë pikërisht këta kriminelë rrezik për qytetarët e vendit, janë kërcënim i sigurisë publike. Edi Rama dhe krimi sot janë një.  Shkatërrimi i krimit është shkatërrimi i Ramës. Ndaj sot Edi Rama ka zgjedhur kodin e heshtjes për çdo kryebashkiak të kapur nga dekriminalizimi.

Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës ndaj çdo denoncimi është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e tyre është bërë për shkak të cilësive dhe lidhjeve të tyre me krimin.  Ky është modeli, ekipi qeverisës dhe alternativa që Edi Rama u ofron shqiptarëve! Zhbërja e këtij modeli është jetik për vendin! Duke larguar Edi Ramën, shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin një qeveri të ndarë nga krimi, një qeveri të punojë për ta dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre”, theksoi Balliu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Kufiri detar/ Basha: Ramën po e shantazhojnë, është takuar me Habilajt në Greqi

LEXO EDHE:  Kufiri detar/ Basha: Ramën po e shantazhojnë, është takuar me Habilajt në Greqi

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Eskorta e Ramës dhunoi një familje

LEXO EDHE:  Rama flet për deputetët që përjashtoi nga lista e kandidatëve/Ku do t’i shohim në të ardhmen ata?

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi/ Meta thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar zhvillimet në Luginën e Preshevës, e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta bën thirrje në vijimësi për zgjidhjen në mënyrë demokratike të të gjitha çështjeve që shqetësojnë popullsinë shqiptare të Luginës dhe të gjithë shqiptarët në Serbi. Kreu i Shtetit e cilëson me rëndësi madhore pjesëmarrjen në zgjedhje, si në ato të përgjithshme, ashtu dhe në ato lokale.

Presidenti inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel lokal.

LEXO EDHE:  Pas “dushit të ftohtë” nga Lu/ Rama justifikohet për Balilin

LEXO EDHE:  Rama nga Samiti i Kryeministrave/ E ardhmja e Ballkanit duhet të ankorohet në BE

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE