LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E plotë- Erla Mëhilli rrëfen detaje nga jeta profesionale dhe personale/ Nuk kursen “thumbat” ndaj Bashës

26 Janar 2020, 19:00, Politikë CNA
E plotë- Erla Mëhilli rrëfen detaje nga jeta profesionale dhe

Zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli në një intervistë ka folur sot ?pa doreza? ku ka treguar detaje nga jeta e saj profesioanle dhe ajo personale.

Erla Mëhilli ka treguar rreth punës së saj si këshilltare e ish kryeministrit Sali Berisha, duke e konsideruar punën me të si një universitet të dytë.

Sipas Mëhillit, të punosh me Berishën është si të bësh një shkollë të dytë pasi mëson shumë.

Në një intervistë në ?E Diell?, Erla ka folur edhe për mëmësinë, pasi ajo është nënë e dy djemve.

Mëhilli tregoi se konferencën e parë për shtyp e ka dhënë në vitin 2007 dhe nuk ka qenë aspak e përgatitur.

Si momentin më të sikletshëm, ajo cilësoi lapsusin gjatë një konference për shtyp, kur në vend që të thonte ?siç shihet qartë? tha ?siç q*het qartë?.

Më tej ajo ka sqaruar se nuk e ka ditur më parë që ka kushëri kryeministrin, Edi Rama, deri në momentin që ai e kishte përmendur në një pasazh të librit të tij ?Kurbani?.

Gjatë intervistës, Erla ka shigjetuar kreun e PD, Lulzim Basha teksa theksoi se ka politkanë ku familjarët kanë ndikim të madh në vendime të rëndësishme politike në disa raste edhe vendimtare.

Intervista e plotë:

E mban mend deklaratën e parë për shtyp dhe si je ndjerë pas saj?

Patjetër që e mbaj mend. Hera e parë nuk harrohet kurrë. Nuk isha e përgatitur që mund te dilja nëpër konferenca sepse pozicionin e kisha këshilltare për mediat dhe me erdhi e papritur. Ishte fushta për zgjedhjet lokale. Kam patur shumë emocione saqe kur dola nga salla e konferencave hodha syte te letra që kisha tekstin dhe ku duk sikur kisha lënë paragrafe pa lexuar. Ndjehesha në konfuzion total? edhe pse të tjeret më thanë që kishte shkuar mirë.

? Shkove ti tek Berisha apo ai të zgjodhi ty?

Ne kryetarët i zgjedhim një herë në katër vjet kur votojmë për ta kurse gjithë pjesën tjetër e kanë ata iniciativen, dmth zgjedhja është nga lart poshtë jo nga poshtë lart. Unë nuk isha njeri i panjohur për të sepse ai kishte miq prindërit e mi, të cilët janë mjekë të dy. Ime motër ka qene tek themeluesit e PD, ndër 30 studentët që shkuan në takimin me Ramiz Alinë. Ajo ka mbajtur procesverbalin e mbledhjes së parë të themelimit të PD.

? U zgjodhe zëdhënëse për pamjen apo për aftësitë?

Unë do preferoja të ishin të dyja por nëse do zgjidhja mendoj se janë aftesitë ato që kanë bërë diferencën. Gjithësesi formimi im universitar lidhej drejtpërdrejt me atë detyrë.

? Cili ka qënë momenti më i sikletshëm gjatë një konference për shtyp?

Siç shihet qartë. Ishte një lapsus qe e kalova me të qeshur.

? Cfare nuk dimë për Berishën që ai s`e ka bërë kurrë publike nga ritualet e ditës së tij?

Ai pi çdo ditë një gotë verë të kuqe. Nuk e bën për arsye se i pëlqen vera, jo vetëm, por për arsye shëndetësore.

? Pse qave kur Berisha dha doreheqjen nga PD ne vitin 2013?

Ai ishte një moment shumë genuin, nuk kishte shtirje. Ishte dhe një shfryrje tensioni, sapo kishte mbaruar një fushatë elektorale e gjatë, e lodhshme, plus rezultati të cilin nuk e prisja të tillë. Sigurisht kur e kam parë dhe une që më kishin fiksuar kamerat mendova se do kishte qenë më mire të kisha dalë jashtë sallës. Por ishte një moment me emocione. Jam e sigurt që shumë njerëz kanë qarë atë dite, fati e deshi që kamerat të më fiksonin mua.

? Doktori kë ka pike të dobet, Argitën apo Shkëlzenin? Po ndikim në politikën e tij?

Saren me duket (qesh) SuperMbesa

Ndërsa për çështjen e ndikimit Berisha hyn te ata politikanë ku familja nuk ka patur rol në vendimmarrjen politike. Ai vetë por dhe familjarët kanë qenë shumë të kujdesshëm që mos ngatërronin raportet dhe marrëdhëniet e veta si familjare me bashkepunëtorët e tij. Ka qenë shumë i ekuilibruar ky raport.

Ndryshe nga sot ku fjalë apo raportime për politikane të tjere ku familjarët kanë ndikim të madh në vendime të rëndësishme politike në disa raste edhe vendimtare, domethënë ndikimi është dhe vendimtar.

? Doktori të tha: Fejohu me Keltisin?

Nëse Doktori do kishte pasur në dorë gjithë fejesat dhe martesat e bashkëpunëtorëve të tij punet do kishin shkuar shume më mirë edhe në PD edhe në Shqipëri të jeni të sigurt (qesh)
Jo, por ka qenë shumë i kënaqur për këtë lidhje meqe na njihte të dyve shumë mirë.

? Pse s`ke bërë dasëm ti?

Me duhej një stadium për të futur aq shumë miq që kishim të dy palët.

? Ti e bërë Keltin nga Prefekt në deputet?

Kjo është një pyetje që bëhet se nuk e njohin dhe aq shumë Keltin dhe mendojnë që unë kam qenë më e rëndësishme meqe dilja me shpesh ne TV. Jo Kelti ka që 13 vjec në PD.
Aty e gjeta nuk e kam sjellë unë në politikë.
Kështu që nuk kam asnjë meritë në karrierën e tij.

? Pse s`të beri doktori deputete, i kishte të gjithë mundësitë?

Nese ju mendoni që po mos të jesh deputet është ndonjë hall i madh e keni gabim, ndjehem rehat dhe pa qenë deputete.
Gjithesesi ishte Kelti deputet, dy nga një familje nuk shkon apo jo?

? Ti ke pasur ?xhelozi? nga gratë e PD-së?

Nuk është dhe aq i ëndërrueshëm pozicioni i zëdhënëses se Sali Berishës ngaqë është i vështire kështu që të gjitha kanë qenë shumë të lumtura për sa kohë nuk ishin vete në atë pozicion.

? Cila nga zëdhënëset e PD-së pas teje ka qenë më e zonja?

Pse ka pasur zëdhënëse tjetër pas meje PD? Shakatë menjanë, ?sigurisht që secila ka patur veçoritë e veta, atë mund ta gjykoni më mirë ju gazetarët që keni punuar me to dhe publiku.

A ke ndonje vërejtje për doktorin?

Berisha është shume aktiv në politikë e nisur nga kjo mendoj që duhet të ishte edhe shumë me i perfshire ne vendimmarrjen brenda PD
Mendoj qe kjo do ishte nje garanci e shtuar per te gjithe demokratet, edhe per ata qe nuk ndjekin linjen zyrtare te PD, gje per te cilen me thene te drejten gjykoj qe ka shume nevoje PDja sot.

? Cfare ndjesie eshte qe te jesh kusherira e Rames, por te punosh me Berishen?

Te jesh kusherira e Rames eshte rastesi?.
te punosh me Sali Berishen eshte merite
Nuk kam ndonje ndjesi te vecante qe jam kushurira tij sepse skam patur njohje personale, po te kisha patur ndoshta do kishte qene me e sikletshme. Po meqe ne librin Kurbani ka nje pasazh ku ai e permend kete gje, dmth qe ai e ka patur me shume problem kete gje se sa une (qesh)

? Cili mendon se ka komunikim me te mire me popullin Rama apo Berisha?

Ju mund te prisni qe une te them qe Berisha eshte shume me mire po une do perpiqem te jem realiste. Jane stile krejt te ndryshme ne llojin e vet, kane karakterin e vete. Nuk mund te krahasohen dy poltikane ndryshe fare ne stil. Berisha eshte politikan me fjalime te gjata, me te ndjera, perfshihet shume ne ato qe thote kurse Rama eshte tipiku i politikanit te propagandes
Berisha ne komunikim me masa te medhaja psh ka qene brilant, flas per mitingjet.
Rama ka patur shume te mire retoriken, fjalimet qe pregatiste me stilistike, me figura letrare, tani i ka lene merret me shume me batuta, e ka ulur shume nivelin e batutave, e ka bere shume vulgare.

? C`te mesoi politika?

Po ka disa momente. Ka momente qe me ka mesuar qe njeriu duhet te jete me i permbajtur, me i pergjegjshem, me i durueshem, ka momente qe me ka mesuar te jem me pragmatiste, e rendesishme eshte qe politika mos te ndryshoje themelet e karakterit. Keto vitet e fundit nuk me pelqen fare sepse duket sikur politika nga te gjitha anet ju kerkon politikaneve te deformojne shtyllat e karakterit. Psh mua me duket sikur sot ne politike duhet te jesh servil, duhet te jesh Yes Man, nuk duhet te kesh mendimin tend, duhet te sillesh sipas udhezimit te shefave pra keto jane tipet e politikaneve qe titullaret promovojne per funksionet e dyta apo te treta. Sigurisht ka dhe perjashtime dhe ka njerez me integritet.

Gjithsesi sot duket sikur ky lloj politikani po rritet dhe po prodhohet me shume dhe nese vazhdohet keshtu ky do ishte nje minus i madh per politiken shqiptare.

Politika me ka mesuar te njoh me mire veten dhe te tjeret, sidomos ne keto vite opozte. Kete analize asgje me mire se sa politika sta ben ta realizosh.

? A ka politika nje date skadence?

Politika eshte profesion. Ka mijera vjet qe zhvillohet. Ndoshta mund te veme ne pikpyetje a ka politikani nje date skadence. Njeriu mund te konsumoje gjithe jeten duke u marre me politike. Ska nevoje te jete kryetar apo minister per tu marre me politike. Po sigurisht nese konsumohet shume ne politike dhe mbi te gjitha nuk arrin objektivat qe duhet te arrije ka nje date skadence. Po kjo nuk ndodh te ne, per kryetaret tane dhe per te preferuarit e kryetareve. Ketu mund te kalosh nga deshtimi ne deshtim dhe rri aty si me i miri, pa date skadence.

? Per cfare ke nostalgji kur punoje zedhenese?

Kam nostalgji te shaj zyrtarisht Edi Ramen (qesh)

? Ne gjithe keto vite pune me doktorin, cfare ke mesuar prej tij?

Te punosh me Berishen edhe per nje kohe te shkurter meson shume, ne rastin tim une mendoj qe kam bere nje universiter te dyte keshtuqe ne rastin tim konsideroni qe kam dy shkolla, nje qe kam bere vete dhe nje nga Doktori.

? Cfare ben Erla sot?

Bej te njejtat gjera
Per sa kohe Sali Berisha mbetet energjik dhe aktive ne politike nuk e ndjej diferencen pozite opozite, kryetar apo jo, Km apo jo
Dhe sigurisht bej dhe mamin e dy cunave te mrekullueshem.

? Kur vjen PD ne pushtet?

Duhet te punoje seriozisht, nuk vihet aq kollaj ne pushtet.

Nga puna si këshilltare e Berishës deri tek mëmësia/ Erla Mëhilli flet ?pa doreza?

?Siç q*het qartë?/ Erla Mëhilli flet për lapsusin që e vuri në siklet

Kushërirë e Ramës dhe zëdhënëse e Berishës/ Erla Mëhilli tregon ?të pathënat?

Zëdhënësja e Berishës i ?nxjerr bojën? Bashës/ Ja kush i merr vendimet politike

 

Lajmet e fundit nga