LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Altin Goxhaj: Organizata e Arlind Qorrit i shërben planit të Soros

26 Janar 2020, 17:37, Politikë CNA
Altin Goxhaj: Organizata e Arlind Qorrit i shërben planit të Soros

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar angazhimin e disa lëvizjeve të reja siç janë Organizata Politike e Arlind Qorrit, Levizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë.

Ai i konsideroi këto lëvizje si pjesë e establishmentit që, sipas tij, i shërbejnë planit të Sorosit, ndërsa argumentoi se ato janë me prirje të që mbajnë Edi Ramën në pushtet.

?Të gjitha janë në proces krijimi, janë alternative që ka filluar e majta siç është Soros, klani i brendshëm që po përgatiten për fushatën elektorale, që janë Nisma Thurje, Vetëvendosje, dhe Organizata Politike e Arlind Qorit por që i shërbejnë të majtës në ideologji, në formë. Janë skema të gatshme që iu vijnë me email dhe i lexojnë në ekranet e televizioneve. Shumë pranë lëvizjes marksiste është Vetëvendosje. Në thelb Organizata Politike dhe Vetëvendosje plotësojnë njëra-tjetrën, prezantohen si anti-establishment, por mbajnë të majtën në pushtet?, tha Goxhaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga