Connect with Us

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplas këmbësorin

Kronika

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplas këmbësorin

Publikuar

-

Një aksident automobilistik ka ndodhur, pak minuta më parë, në Unazën e qytetit të Elbasanit.

Sipas njoftimit të Policisë lokale, shtetasi D.M., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveco”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. H., 80 vjeç, banues në Elbasan.

I moshuari është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabiti të moshuarën dhe i përdhunoi të bijën/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Publikuar

-

Nga

Polcia greke ka arrestuar një 36 vjeçar shqiptar pasi akuzohet për grabitje e përdhunim.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është kapur pasi ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i ka përdhunuar të bijën 53-vjeçare.

Ndërkohë, sipas mediave greke, shqiptari i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë 140 euro.

LEXO EDHE:  Po transportonte nënën në spital/ Aksidentohet ish-kreu i AKU

LEXO EDHE:  PD: Elbasani e ka ndare mendjen te refuzoje modelin Sejdini

Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në stacionin e autobusit për në Kalamata.
Ndërkohë, policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bossi më i madh i trafikut të kokainës/ Artan Hoxha interviston nga burgu i Sigurisë së Lartë, Dritan Rexhepin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa detaje lidhur me të porositësin e dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, Dritan Gramoz Rexhepi.

Sipas Hoxhës, dyshohet se kjo ngjarje u porosit nga qelia e burgut të sigurisë lartë në Ekuador në shkëmbim të një ngarkese kokaine prej 283 kilogramësh e nisur nga porti Guajakil ne Oqeanin Paqesor dhe e grabitur në portin Britanik të Portsmuthit nga 5 shqiptar, mes tyre dhe Astrit Prenga, vëllai i të rrëmbyerit në Kamez.

“I cilësuar në momentin e arrestimit me 26 qershor 2014, në një qendër tregëtare në qytet-portin më të madh të Ekuadorit, Guajakil, si një sukses i madh në luftën kundër narkotrafikut ndërkombetar nga drejtori i Interpolit në Lion të Frances. I arratisur disa herë nga burgjet shqiptare dhe ato të vendeve të Bashkimit Europian, dhe i përfshirë në top-listën e 10 personave më të kërkuar në botë nga Interpol”, shkruan Hoxha.

Ai bën me dije së ka realizuar një intervistë me telefon nga burgu i sigurisë së lartë në Kuito ku Rexhepi tregon versionin e vet në lidhje me ngjarjen e fundit që ka tronditur opinionin publik.

LEXO EDHE:  PD: Elbasani e ka ndare mendjen te refuzoje modelin Sejdini

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Durrës/ Humbin jetën dy persona

Hoxha paralajmëron se pasditen e sotme do të publikojë intervistën me Rexhepin, me njeriun e cilësuar nga mediat shqiptare dhe europiane si bossi më i madhi trafikut të kokainës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë/ Kush është udhëheqësi i “bandës së bananeve” që u kap me kokainë në Gjermani

Publikuar

-

Nga

OFL i ka dorëzuar sot formularët për deklarimin e pasurisë dy personave të tjerë, të dënuar jashtë shtetit për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre është Bardhok Pllanaj, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore, ndërsa personi tjetër mësohet se është Alberto Lame ose Kochsiek, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Lame u arrestua në shkurt të vitit 2019 së bashku me 4 shqiptarë Emiljan H. 38 vjeç, Klajdi D. 25 vjeç, Dashamir N. 34 vjeç dhe Dario Lame 22 vjeç.

Ata u kapën me  1.7 ton kokainë të fshehur në banane dhe për shkak të sasisë së madhe të drogës, u cilësuan me emrin “banda e bananeve”.

LEXO EDHE:  Po transportonte nënën në spital/ Aksidentohet ish-kreu i AKU

LEXO EDHE:  Aksidenti i Rakipit/ PD: Është mik i Ramës, po manipulohen provat

Mediat e huaja raportojnë se koka e këtij frupi trafikantësh është Dario Lame, ndërsa Alberto luante rolin e udhëheqësit. Autoritet gjermane dyshojnë se grupi i shqiptarëve bashkëpunonim me kompani të logjistikës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE