LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet vendimi i Gjykatës franceze për “Escobarin" turk/ Kush e strehoi në Shqipëri

25 Janar 2020, 18:32, Politikë CNA
Zbardhet vendimi i Gjykatës franceze për “Escobarin" turk/

Zbardhet vendimi i Gjykatës franceze që ka shpallur në kërkim Faruk Baybesin, i cili pritet të ekstradohet nga Shqipëria.

Urdhri është marrë më 13 janar të vitit 1998, por që prej asaj kohe i konsideruari si ?Escobari i Ballkanit? nuk kishte rënë në duart e drejtësisë, deri para pak ditësh që u kap nga autoritetet shqiptare.

Vendimi i Gjykatës së Nantës ka zbuluar emra të rrjetit të trafikantëve, i cili njihet si një organizatë me koordinim të përsosur në fushën e krimit. Ata rekrutonin transportuesit e heroinës dhe nga ana tjetër fitoni miliona para, që më pas i pastronin dhe i depozitonin si të ardhura të të dashurave.

Faruk Baybesin, thuhet në dosje, është djali i kreut të grupi kurd me shkurtimet P.K.K. (Kurdistan Workers Party).

Drejtësia franceze vërtetoi se Mahmut Baybasin, babai i Faruk, është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të heroinës dhe nuk mundi të vërtetojë akuzat e tjera të ngritura ngaj tij.

Në vendimin e Gjykatës franceze, të siguruar nga gazeta ?Si? përmendet edhe arratisja e ?Escobarit? në Shqipëri, ku mendohet se është pritur nga disa personazhe që veprojnë në fushën e narkotrafikut, dhe që janë të maskuar pas bizneseve në dukje të ligjshme, por këto mbeten vetëm aludime dhe nuk janë vërtetuar.

?Më 20 dhjetor 1995 shërbimet doganore greke arrestuan në kufirin greko-turk Hundi Mehmet dhe Loutier Karine, që të dy banues në Nantes. Ata po transportonin me automjetin e tyre 43 kilogramë heroinë që vinte nga Turqia. Hetimet e kryera në Nantes, bisedat telefonike ndërmjet Hundi dhe motrës së tij dhe të babait të Karine Loutier krijuan idenë për kryerjen e trafikut me shtrirje ndërkombëtare. Nantes mendohej si një nga vendet ku po ndodhte organizimi. Hetimet nxjerrin në pah Joseph Sirrin dhe Jerome Sarrasin, për realizimin e këtij trafiku?, thuhet më tej në vendim.

Karine Loutier u mor në pyetje nga prokuroria dhe mohoi të dinte diçka për trafikun e  heroinës.

?Kam shoqëruar mikun tim Mehmet Hundi në Turqi, pasi kishim planifikuar të fejoheshim dhe aty kam njohur Joseph Sirrin në hotelin Tashan në Stamboll ku qëndronte edhe Mehmeti, i prezantuar si një mik?, ka deklaruar ajo, por Hundi i kishte thënë që Sirin i kishte paguar makinën, shpenzimet e udhëtimit dhe hotelin.

Ndërkohë, Mehmet Hundi pranoi se Sarrasin dhe Sirrin e kishin rekrutuar për të realizuar një udhëtim me tetë kilogramë heroinë për në Spanjë. Gjykata thekson se vajza e re ka qenë çelësi kryesor për këto hetime, pasi ajo ka pranuar më pas që kishte dijeni prej një viti për ?përdorjen si transportues heroine të mikut të saj? dhe ka treguar se ka takuar një person të quajtur Tony, i cili ishte arratisur për shkak të një vrasjeje.

Ajo ka zbuluar edhe emra të tjerë si Baulent, i cili do paguhej 100 mijë franga për një udhëtim ku do trafikonte heroinë, ndërsa sipas saj Sirrin merrte dyfishin.

Ndërkohë Jocelyne M ka deklaruar se është e vetdijshme që shumat e derdhura në bankë nga Sirin prej 144 mijë franga vijnë nga trafiku i drogës.

?Jam rekrutuar në vitin 1993 nga Mehmet Kazim me nofkën Tony (hetimet treguan që ky person është Mehmet Irmak) dhe që është ortak me Mehmet Ipek që qëndron në Spanjë. Për këtë organizatë kreva një udhëtim me 17 kg heroinë dhe drejtova një udhëtim të dytë nga Turqia në Spanjë të kryer nga Jerome Sarasin me 8 kilogramë?, është dëshmia e Sirrin.

Ai ka shkuar në Turqi me të dashurën dhe është kthyer duarbosh, pas droga nuk ishte gati, por meqenëse nuk i mori paratë e premtuara vendosi të lidhet me një organizatë kurde.

Ndaj për dërgimin e heroinës nga Turqia në Spanjë u besua Hysein Baybesin.

?Faruk siguronte furnizimin e lëndëve narkotike nga Stambolli. Pikërisht për llogari të kësaj organizate Sirin kishte rekrutuar Mehmet Hundi (i cili u kap në Greqi). Sirin deklaron ndër të tjera që Bulen Dikmen kishte transprortuar para me vlerën 33 mijë pesetas nga Spanja në Turqi për llogari të kësaj organizate kurde?, thuhet në dokument.

Nga ana tjetër, në dhjetor të 1994-s, Dikmen nuk pranon të transportojë heroinë, por vetëm para në këmbim të 35 mijë frangave për transport dhe këto para i depoziton në llogarinë bankare të mikeshës së tij, Jocelyne Le Mogne, duke e informuar edhe këtë të fundit.

Sipas prokurorisë,një nga urdhëruesit kryesor ishte Kazim Dogan, i cili përdorte një pasaportë holandeze në Spanjë me identitetin Mehmet Irmak. Sirrin thuhet se ka pranuar takimin me Mahmud Baybasin në Madrit, pasi e cilëson këtë të fundit si kontaktin kryesor në Stamboll.

Drejtësia franceze shpjegon me detaje se si shkatërroi rrjetin e herinës të strukturuar në mënyrë të përsosur.

?Në qendër të trafikut ka prova që fajësojnë Mahmut dhe djalin e tij Faruk Baybesin, që qëndrojnë në krye të kësaj organizate. Nga Spanja dhe Turqia ata udhëhiqnin operacionet, furnizimin me drogë dhe pritjen në Spanjë?, theksohet në vendimin e  gjykatës, teksa ngrihen akuza se Faruk Baybasin ka kryer veprime të trafikut në kuadër të një bande të armatosur./ CNA.al

Lajmet e fundit nga