Connect with Us

Vidhnin banesat e dëmtuara nga tërmeti/ E pësojnë keq dy hajdutët

Kronika

Vidhnin banesat e dëmtuara nga tërmeti/ E pësojnë keq dy hajdutët

Publikuar

-

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se vidhnin në banesat e dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Durës.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr 13 Durres, i dënuar me parë për vjedhje.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të pa banuara, pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin edhe të rasteve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona.

LEXO EDHE:  VIDEO-LAJM/ Surpriza e Policisë së Shtetit në Spitalin e fëmijëve

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Bosët e vërtetë nuk lëvizin me makina të blindura”/ Artan Hoxha zbulon se çfarë pa mbrëmë në mes të Bllokut

Publikuar

-

Nga

gazetari inevstigativ, artan hoxha

Gazetari investogativ, Artan Hoxha, i ftuar në ABC news, ka komentuar aksionin e OFL-së për sekuestrimin e makinave lukzose.

Sipas Hoxhës, “bosët” e vërtetë, nuk lëvizin me makina të blindura dhe këtë policia e di mirë. Ndaj duhet të heqin dorë nga show me maska dhe kallashnikov.

‘Bosët e vërtetë, atë të mëdhënjtë, policia e di mirë, nuk lëvizin me makina të blindura.

Me makina të blinduara lëvizin ata që kanë probleme hasmërie.

E dini çka bërë Dashamir Gjoka?

I bënë atentat, ishte me mjet të blinduar memfamiljen, mjeti i blinduar e mbrojti nga sulmi dhe me mjetin e  blinduar hyri në drejtorinë e policisë, kërkoi mbrojtje. Blindi të shpëton nga goditja  e parë. Unë mbrëmë pashë një limuzinë në mes të bllokut që mund ta kenë marrë për ditëlindje. Çfarë do bëjnë tani do bllokojnë çdo makinë të shtrenjtë.

LEXO EDHE:  Morën peng të riun dhe i kërkuan 250 000 euro/ E pësojnë keq autorët

LEXO EDHE:  VIDEO-LAJM/ Surpriza e Policisë së Shtetit në Spitalin e fëmijëve

Kjo është gjasme, jo ajo që presim. Ndërkohë bosët e vërtetë i keni me smart. Lufta me krimin nuk është luftë dhune, por inteligjente. Ti nuk mund ta luftosh krimin e organizuar me postblloqe që del në rrugë. Prandaj them se kjo është një show. Krimi duhet të luftohet me inteligjencë. Si do të luftojnë krimin me Kalashnikov dhe maska!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motoçikleta aksidenton këmbësoren në Kuçovë

Publikuar

-

Nga

Një 63-vjeçare këmbësore është aksidentuar sot në Kuçovë nga një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën para bashkisë, teksa e moshuara po kalonte rrugën.

“K.V duke drejtuar  një  motoçikletë pa targa, ka aksidentuar këmbësoren,  shtetasen F.M 63-vjeçe,  banuese në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore”, sqaron policia.

Drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Morën peng të riun dhe i kërkuan 250 000 euro/ E pësojnë keq autorët

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët një shtëpi private në Durrës

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dëshmia/ Si u kërcënua me pistoletën në gojë, burri i gjyqtares së Shullazit

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani, i cili akuzon se ka marrë kërcënime nga banda e Emiljano Shullazit, në kohën kur gruaja e tij kishte në dorë dosjen për këta persona.

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.
Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”.

Pavarësisht se Dollani pretendonte se ishte kërcënuar së bashku me familjen e saj, hetimet për këtë çështje u pushuan, ndërkohë që dosja Shullazi ka mbërritur në Gjykatën e Posatshme.

LEXO EDHE:  Tërmeti lëkund vendin/ Mësoni epiqendrën dhe sa ballë ishte

LEXO EDHE:  Video-"Blindon" shtëpinë me municione luftarake/ Arrestohet 62 vjeçari

Vendimi i akuzës u kundërshtua edhe nga Dollani e cila instistoi për vijimin e hetimeve, pasi sipas saj shumë aspekte të rastit nuk ishin marrë në konsideratë.

Gjykata vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme por kjo ka sjellë një ngërëç të ri ligjor.

Duke qenë se janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen, janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve. Në kushtet kur Apeli i Krimeve u shkri dhe u krijua Gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e dosjen. Për këtë gjykata i është drejtuar me shkrese Këshillit të Lartë gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje duke vënë në pikëpyetje të madhe ecurinë e procesit.

 

LEXO TE PLOTE