LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Nën rrënoja ka jetë/ Telefonata që ngjalli shpresën në Turqi

25 Janar 2020, 12:41, Kosova & Bota CNA
Video-Nën rrënoja ka jetë/ Telefonata që ngjalli

Pasditen e djeshme pjesa lindore e Turqisë është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 6.9 ballë, i cili la pas një bilanc tragjik.

21 persona kanë humbur jetën, mbi një mijë kanë mbetur të lënduar, ndërsa qindra banesa janë shkatërruar.

Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të nxjerrë njerëz nga rrënojat.

Por, gjatë kërkimeve është shtuar shpresa se veç 40 personave që u nxorrën të gjallë, të tjerë do të shohin sërish dritën e diellit.

Në video një anëtare e forcave të kërkim shpëtimit arrin të kontaktojë me një person i cili të bllokuar nën rrënoja.

Ai i ka treguar se është në gjendje të mirë.

Biseda mes oficeres së forcave të ndihmës dhe personit të bllokuar është regjistruar edhe në kamera.

Telefonata ka bërë të mundur që ekipi i kërkim shpëtimit të lokalizojë vendodhjen e personit të bllokuar.

Lajmet e fundit nga