Connect with Us

U ul në tryezën e Reformës/ Vasili: Të ngrihet komision hetim monitorimi BE-SHBA

Politikë

U ul në tryezën e Reformës/ Vasili: Të ngrihet komision hetim monitorimi BE-SHBA

Publikuar

-

Ndonëse është ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore si përfaqësues i LSI-së Petrit Vasili kërkon që të ngrihet një komision hetim monitorimi BE-SHBA për ta mbikëqyrur.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së tha se drejtësia jonë nuk i ndëshkon ata neglizhuan paralajmërimet e Presidentit për tërmetin, përgjegjësit e tragjedisë së 26 nëntorit, qeveritarët, ministrat apo drejtorët e përfshirë në korrupsionin e Unazës së Re dhe liron kriminelët e rrezikshëm.

“Ndaj sot, kjo reformë që ka hyrë në vitin e katërt të saj, duhet shpëtuar patjetër për të mirën e popullit shqiptar, dhe ne kërkojmë qartë dhe prerë, ngritjen e një komisioni hetim-monitorimi të BE-së dhe SHBA-së për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe për përdorimin e fondeve pa fund në dispozicion të saj. Ne kërkojmë ngritjen e këtij komisioni hetim-monitorimi BE-SHBA, sepse:

Gjykatat më të larta, Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk funksionojnë dhe zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është sulmuar për tu kapur nga Rilindja duke tentuar të rrëmbejë edhe kompetencën e Presidentit për këtë qëllim.

Rreziqet e paralajmëruara nga Komisioni i Venecias për kapjen e Vettingut nga qeveria janë evidente dhe organizma joqeveritare, si Komisioni i Helsinkit ka evidentuar vettingut me dy standarde.

Gjithashtu, ODIHR në raportin e votimeve të 30 qershorit, ka evidentuar qartë se gjyqtarët nga frika dhe presioni i vettingut jepnin vendime në favor të qeverisë. Pra Vettingu si mjet shantazhi për të dhënë vendime në favor të qeverisë. Shumë e rëndë”, u shpreh Vasili.

Sipas tij, “është dramatike që shumica e rekomandimeve të ONM-së, që përfaqësonte BE dhe SHBA, për përjashtimin e kandidatëve me rekorde skandaloze dhe të papranueshme për t’u zgjedhur në KLGJ dhe KLP, dy prej organeve më të rëndësishme të qeverisjes së gjyqësorit,  janë hedhur poshtë me arrogancë nga Rilindja dhe ata u zgjodhën edhe në krye të dy institucioneve të sapo krijuara”.

LEXO EDHE:  Zyrtare/Ja kush do ta drejtojë LSI-në pas zgjedhjes së Metës President

Nënëkryetari i LSI-së thotë se komisioni hetim-monitorimi SHBA-BE i duhet shumë shqiptarëve, pasi pretendon se bllokimi i Gjykatës Kushtetuese nga Rilindja ka sjellë pandëshkueshmërinë e qeverisë për veprime që kanë shkelur rëndë.

Vasili theksoi se ngritja e komisionit është shumë i nevojshëm për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të mëdha për shkeljet e ligjeve të Kushtetutës, reformës, apo për shpërdorimin e parave të qytetarëve .

“Është shumë i qartë nevoja e evidentimit të rolit të mazhorancës pasi pa një drejtësi të pavarur, të pakapur nga politika, pa ngritjen e institucioneve solide, pa çlirimin e institucioneve nga kapja, nuk do të kemi as ndëshkim të fajtorëve, do të kemi një korrupsion që do të shkojë e të thellohet në mënyrë të frikshme si në të gjithë institucionet e tregojnë. Do të kemi një humbje tërësisht të shpresës dhe do vazhdojmë të izolohemi gjithnjë e më shumë pasi integrimi europian pa një drejtësi të pavarur dhe të pakapur nga politika nuk ka dhe nuk mund të ketë pikërisht 2 nga kushtet e Bundestagut janë ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të cilat vazhdojnë të bllokohen me qëllim apo të luftohet për ta kapur nga mazhoranca për ta mbajtur Shqipërinë jashtë europës e duke thelluar krizën ekonomike, politike dhe shoqërore në vend”, përfundoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton Abc news.

Sipas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Ilir Meta: Të mbyllet Reforma Zgjedhore

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi i zgjedhjeve/ LSI mesazh të qartë Ramës

Ai është takuar me policin sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën për mandatin e këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Skenari për shtyrjen e zgjedhjeve në tetor/Si e komenton kreu i LSI

LEXO EDHE:  Ilir Meta: Të mbyllet Reforma Zgjedhore

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Ish Ministri i Drejtësisë/ “Prokuroria e Krimeve të Rënda në shërbim të drogës”

LEXO EDHE:  Vasili ironizon Ramën me portalet dhe tepsinë

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE