Connect with Us

Qorri dështoi përfundimisht me minierat, minatorët folën vetë

Politikë

Qorri dështoi përfundimisht me minierat, minatorët folën vetë

Publikuar

-

Ka dështuar përfundimisht kauza e Organizatës Politike të Arlind Qorrit në Bulqizë.

Protesta që neo-komunisti u mundua të krijonte artificialisht mbi një kauzë dhe problematikë të pa qenë për minatorët ka rënë, duke u fikur me të njëjtën shpejtësi që u ndez.

Lëvizja e Qorrit dëshmoi edhe një herë se ishte një lëvizje e paguar nga mafia famëkeqe e kromit dhe nga biznesmenë të pandershëm të kromit, për t’u vënë gjobë bizneseve të tjera rivale dhe për të shkatërruar mjedisin e shëndoshë të të bërit biznes.

Kanë qenë vetë minatorët, ata që duhej të ishin fronti i parë i betejës së Qorrit, ata që e lanë në baltë.

Minatorët e Bulqizës, në fakt, sipas informacioneve që CNA ka, e konfirmuan sot në mënyrë unanime se janë një shumicë absolute, dhe se janë tërësisht të anëtarësuar në sindikatën e tyre, që është Feferata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë dhe jo në sindikatën artificiale me 4 vetë që Qorri u mundua të krijonte për të bërë lojën e bandave të kromit, që me sa duket tani janë penduar edhe që e kanë paguar.

Punonjësit e kanë zgjedhur vetë ligjërisht Federatën Sindikale dhe e rikonfirmuan sot me votën e tyre.

Sot që flasim, në Bulqizë prej 2 muajsh nuk ka më asnjë protestë, sepse minatorët vazhdojnë punën e tyre të përditshme dhe të qëndrueshme, pasi kuptuan se s’mund të vinte një i punësuar luksi nga Tirana, si pedagogu Qorri që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë në universitetin publik, dhe t’u thoshte bëhuni “kurban” për mua, që ju të mbeteni pa punë, kurse unë të marr dhe të gëzoj paratë e përgjakura dhe të pista të mafies së kromit.

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet për minatorët / Në terren edhe ambasadorja e Kinës

Edhe një herë, Lëvizjet e Arlind Qorrit treguan që i kanë themelet e dobëta, sepse ngrihen jo mbi kauza reale apo ideale, por mbi gjoba e sulme ndaj biznesit privat.

Nëse etërit shpirtërore të Qorrit donin të vendosnin diktaturën e proletariatit duke e shpronësuar me dhunë biznesin privat, Qorri i sotëm, e ka degjeneruar kauzën e tij komuniste në një aferë korruptive, duke u bërë leva zgjatuese e disa bizneseve apo linjave politike, që e aktivizojnë për interesat e tyre në momente të caktuara dhe më pas kur e shohin se ka dështuar, e flakin tutje, duke e diskredituar dhe duke e bërë edhe më qesharak.

Edhe sa kohë do të presë rektori i Universitetit të Tiranës për ta shkarkuar këtë anarkist, që synon destabilizimin e vendit, dhe bën propagandë në aulat e universiteti publik për të manipuluar me demagogji dhe për të përdorur studentët e pafajshëm si mish për top kundër sistemit demokratik?

I nderuar zoti rektor i Universitetit të Tiranës, ne nuk i japim taksat tona që Qorri të na shkatërrojë vendin, ndaj nëse nuk merrni masa ndaj tij, do të mendojmë se edhe ju jeni bashkëpunëtor në këtë maskaradë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton Abc news.

Sipas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  AlbChrome, kontributi në ekonominë e vendit me 400 vende të reja pune në 6 vjet

LEXO EDHE:  Shënim/ Pse Basha ngatërron dështimin dhe dhunën me rezistencën

Ai është takuar me policin sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën për mandatin e këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  AlbChrome, kontributi në ekonominë e vendit me 400 vende të reja pune në 6 vjet

LEXO EDHE:  Arben Ahmetaj jep lajmin e mirë për minatorët

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Zbardhet plani/ Si do të largohen fëmijët e Bulqizës nga stoqet e kromit?

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet për minatorët / Në terren edhe ambasadorja e Kinës

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE