Connect with Us

Që PD dhe LSI të regjistrohen në zgjedhje u duhet një deputet ose nënshkrimet e votuesve besnikë

Politikë

Që PD dhe LSI të regjistrohen në zgjedhje u duhet një deputet ose nënshkrimet e votuesve besnikë

Publikuar

-

LSI ka rekrutuar së fundi deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, të përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste.

Gjetani edhe i ka “shpjeguar” rrethanat në një intervistë elokuente për News 24.

Duket se një rol të madh në vendimmarrjen e Gjetanit ka luajtur tërmeti!?

“Ideja ka lindur pas periudhës së tërmetit, në atë moment kuptova se Rama nuk po reflekton për zonën e Kurbinit në mënyrë absolute. Nuk e kisha vendos që të kaloj në asnjë parti, qëllimi im ishte që të përfundonte legjislatura, mandati dhe të merrem me punët e mia private. Por më ka habitur mllefi që ka z.Rama për Kurbinin dhe për qytetarët e Kurbinit. Kjo ishte aryseja që unë mendova të bëj një lëvizje të kaloj në një parti tjetër”, ka thënë Gjetani.

Me fjalë të tjera, nëse nuk do kish patur tërmet, ky vendim i Gjetanit mundet të mos ish marrë kurrë.

Është e pakuptueshme se çfarë roli do ketë në tejkalimin e pasojave të tërmetit, anëtarësimi i Gjetanit tek LSI, por një gjë është e qartë: LSI nëse do ketë zgjedhje, kur të ketë zgjedhje, do regjistrohet si subjekt zgjedhor.

Për këtë i duhet të paktën një deputet me siglën e LSI. Ndryshe do i duhet të mbledhë firma votuesish.

LEXO EDHE:  “Nuk e rrëzojmë dot vetëm”/ Opozita e pafuqishme ndaj Ramës?

Tërmeti me sa duket, e bëri një të mirë. I ofroi LSI-së një “kokër”r deputeti. Aq sa duhet që Monika mos nxjerri Tit Vasilin rrugëve për të siguruar nënshkrime mbështetësish.

Të shohim se si do e zgjidhi nga ana e tij Lulzim Basha këtë punën e nënshkrimeve që do i duhen. Urojmë që ndonjë deputet i grupit demokrat, që po punon ende si i infiltruar duke ju gëzuar inteligjencës së vet dhe asaj të liderit që i lindi ideja e infiltrimit, të mos jetë duke pritur një tërmet tjetër për të shpallur vendimin.

Sidoqoftë vetëm kur i infiltuari do të vendosë të bëjë outting, atëherë mund të kuptojmë që zgjedhjet janë nja 6 muaj larg.

Sa kohë që as pas dy tërmeteve, asnjë nga brenda grupit demokrat, s’po rilidhet me sigël me PD-në, zgjedhjet nuk janë afër.

Veç nëse Luli kësaj radhe, i ka dhënë fjalën Ramës që kur të hyjë në zgjedhje do i ofrojë jo vetëm fitoren e sigurtë, por edhe listat e detajuara të votuesve të bindur të PD. Në atë rast, do i duhet të nxjerri Gazin që të mbledhi nënshkrimet që i duhen për të regjistruar PD-në në zgjedhje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton Abc news.

Sipas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Basha ne Kruje: Nuk trembemi nga parate e pista te mazhorances ne fushate

LEXO EDHE:  PD padit Vangjush Dakon

Ai është takuar me policin sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën për mandatin e këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  “Nuk e rrëzojmë dot vetëm”/ Opozita e pafuqishme ndaj Ramës?

LEXO EDHE:  Vasili, mesazh të fortë mediave/ Bojkotoni Ramën, “black” është përgjigja që meriton

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  PD padit Vangjush Dakon

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i dosjes së Dakos/ Kush është “kamikazja” tek Krimet e Rënda

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE