Connect with Us

“Nuk kemi identifikuar asnjë shqiptar”/ Reagon Ambasada jonë në Ankara pas tërmetit

Lajme

“Nuk kemi identifikuar asnjë shqiptar”/ Reagon Ambasada jonë në Ankara pas tërmetit

Publikuar

-

Ambasada shqiptare në Ankara ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm 6.9 ballë në Turqi, që ka shkaktuar humbjen e 22 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Ambasada bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shqiptar të dëmtuar nga ky tërmet tragjik.

Ajo shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me autoritetet turke dhe për të ndihmuar të prekurit.

Ambasada shqiptare vë në dispozicion numrat e mëposhtëm për çdo ndihmë apo mbështetje.

LEXO EDHE:  “Kur i shoh sot fëmijët qaj dhe i puth”/ Dëshmitë e personave që i shpëtuan tërmetit

Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/ Reagon Ministira e Jashtme

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Mentor Rexha në burgun e qytetit Lorient në Francë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se sipas autoriteteve të policisë franceze, shtetasi Mentor Rexha është vetëvrarë gjatë natës së 31 janarit 2020, por pas pretendimeve të familjarëve se e kanë vrarë kanë kërkuar informacion shtesë.

“Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij. Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore. Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha”, thuhet në njoftim.

Ministria thotë se për këtë ngjarje, Ambasada shqiptare në Francë është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit ditën e diel, datë 2 shkurt 2020.

LEXO EDHE:  Turqi, pas dështimit të puçit mbyllen shkolla dhe organizata

LEXO EDHE:  Rindërtimi pas tërmetit krijon konfuzion për pronësinë e truallit në zonat e prekura/ Shteti mund t’i shpronësojë

“Që nga ajo ditë e në vazhdim, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij, për të mundësuar vendosjen e kontakteve me qendrën penitenciare të Lorient, si dhe për të lehtësuar udhëtimin e njërit prej familjarëve të tij nga Italia në Francë. Ambasada shqiptare në Francë njofton se, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e shtetasit shqiptar, Mentor Rexha”. sqaron ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

U prodhua në 2019-ën/ Në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera “Spirit of Discovery”

Publikuar

-

Nga

Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera M/V “Spirit of Discovery.
Krociera M/V “Spirit of Discovery ka këto të dhëna: Lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar, është prodhuar në vitin 2019, ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m, GT- 58199.

Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V “Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.

“Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.
Shqipëria nuk është pikë kalimi por është destinacioni turistik i turistëve të huaj”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme detare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndryshime në rang shefash/ Emërime të reja në Komisariatet e vendit

Publikuar

-

Nga

Kjo javë ka filluar me ndryshime në rang shefash në disa nga Komisariatet e vendit.

Mësohet se Nik Nikolla është emëruar shef i komisariati në Lezhë, Agron Kurti në Kukës dhe Arian Dumi në Tropojë.

Nikolla ishte shef i komisariatit të Tropojë dhe do të shkojë në Lezhë kurse Agron Kurti nga Lezha do të shkojë në Kukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE