LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njihej edhe me dy emra, u mor peng në Durrës/ Zbulohet e shkuara e dibranit që vrau shokun

25 Janar 2020, 10:03, Kronika CNA
Njihej edhe me dy emra, u mor peng në Durrës/ Zbulohet e shkuara e

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen e së hënës në zonën e Astirit.

Noel Dishi, autori i akuzuar për vrasjen e shokut të tij, ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërkohë, Dishi, mësohet se njihej edhe me dy emra të tjerë, dhe rreth dy vite e gjysmë më parë ishte marrë peng në Durrës.

Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë.

Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi prokurorisë së Durrësit.

Dishi, sipas burimeve u mor peng për të kërcënuar Vilsonin pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge.

Lajmet e fundit nga