Connect with Us

Nga tërmeti te integrimi i Shqipërisë dhe njohja e Kosovës/ Meta intervistë për median izraelite

Politikë

Nga tërmeti te integrimi i Shqipërisë dhe njohja e Kosovës/ Meta intervistë për median izraelite

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “The Times of Israel” në Jeruzalem, ku ka folur për hapjen e negociatave, tërmetin e  26 nëntorit dhe veçanërisht njohjen e Kosovës.

Gazeta e nis shkrimin me 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit, i cili bashkoi në ceremoni drejtuesit e 49 vendeve, përfshirë edhe Metën.

Kreu i Shtetit shprehu solidaritetin me ata që vuajtën shumë dhe humbën jetën gjatë Holokaustit.

“Ne gjithashtu duam të nderojmë të mbijetuarit që dëshmuan këtë gjenocid, dhe t’i dërgojmë një mesazh të qartë kujtdo që promovon përjashtimin, urrejtjen dhe dhunën se antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona. Në këtë Forum unë përfaqësoja Shqipërinë, e cila ishte unike jo vetëm për mbrojtjen dhe shpëtimin e të gjithë hebrenjve të saj, por edhe për mbrojtjen e mijëra hebrenjve të tjerë që erdhën në Shqipëri nga vende të ndryshme për të mos u shfarosur”, u shpreh presidenti.

Meta foli edhe për hebrenjtë, të cilët u strehuan falë myslimanëve dhe të krishterëve shqiptarë nga pushtimi nazist.

“Ishte detyrimi ynë për ta bërë këtë. Por ne shpresojmë që kjo lidhje e madhe midis kombeve tona do të rezultojë në një marrëdhënie më produktive për të ardhmen. Ne mund të mësojmë shumë nga Izraeli dhe gjithashtu të jemi partnerë shumë efektivë, veçanërisht në çështjet e sigurisë, sepse përballemi me kërcënime si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm”, tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit tregoi pasojat e tërmetit dhe përpjekjet për rimëkëmbjen e vendit.

LEXO EDHE:  Presidenti ka nevojë për psikiatër/ Ngjela: Meta i tmerruar nga SPAK

“Ka pasur dëme të mëdha, dhe për fat të keq patëm 51 jetë të humbura gjatë kësaj tragjedie,” tha Meta. “Por ne jemi të vendosur për t’u përballur me këtë krizë humanitare dhe kemi dhënë ndihmë për të gjithë njerëzit që vuajtën gjatë këtij tërmeti.” Presidenti theksoi se do të rregullohet buxheti i vendit në përputhje me rrethanat.

“Ne jemi shumë të vendosur për t’u anëtarësuar në BE”, deklaroi Meta, teksa u pyet për negociatat. “Është e vërtetë që Presidenti Macron ka kërkuar të rishikojë metodologjinë e zgjerimit të BE-së, dhe shpresojmë që kjo metodologji të rishqyrtohet shumë shpejt. Unë fola me të nëntorin e kaluar kur isha në Paris. Ne jemi në kontakt me BE-në dhe shpresojmë që së shpejti do t’i hapë rrugë vendimeve pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, Meta u ndal edhe te pavarësia e Kosovës dhe kërkoi që Izraeli ta njohë si shtet.

“Kosova dhe Izraeli kanë një miqësi të madhe. Ne dëshirojmë dhe shpresojmë që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. Unë nuk mund të flas në emër të secilit vend, por ka simpati të madhe midis kosovarëve për hebrenjtë, dhe anasjelltas. Shpresoj se do të vijë koha. Deri atëherë, të gjitha mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim dypalësh duhet të shfrytëzohen”, përfundoi Presidenti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton Abc news.

Sipas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Ngritja e Kushtetueses/ Meta publikon letrën drejtuar Ruçit: Ta lexojnë me kujdes deputetët

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Nga një diversion banal, në një banalitet klanesh

Ai është takuar me policin sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën për mandatin e këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  I dha dorën Ramës/ Meta mesazh të prerë: Do vijoj të plotësoj detyrimet e mia pavarësisht reagimeve

LEXO EDHE:  Bushati i dërgon letër Metës/ Ja kë takon Presidenti për t’u konsultuar

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Bushati i dërgon letër Metës/ Ja kë takon Presidenti për t’u konsultuar

LEXO EDHE:  Bushati i dërgon letër Metës/ Ja kë takon Presidenti për t’u konsultuar

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE