LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta mesazh ngushëllimi/ Jemi krah Turqisë në këto momente të vështira

25 Janar 2020, 07:27, Politikë CNA
Meta mesazh ngushëllimi/ Jemi krah Turqisë në këto momente

Presidenti Ilir Meta ka shprehur një mesazh ngushëllimi për Turqinë, pas tërmetit tragjik të një dite më parë i cili la pas dhjetëra viktima, e mijëra të plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se po ndjek me shqetësim dhe dhimbje të thellë situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.

Po ashtu Meta shkruan se është shumë i tronditur nga viktimat, ndërsa i shpreh ngushëllime presidenti Turk dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre.

Meta thekson se ai dhe të gjithë shqiptarët janë krah Turqisë mike në këto momente të vështira që po kalon vendi.

?Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdo?an, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.

Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!?-përfundon Meta./ CNA.al

Video-20 të vdekur e 1015 të plagosur/ Vijojnë kërkimet nën rrënoja pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi

Lajmet e fundit nga