Connect with Us

Legalizime të jashtëligjshme/ KLSH kallëzon ish- drejtorin dhe dy përgjegjësa të ALUIZNI-t në Tiranë

Lajme

Legalizime të jashtëligjshme/ KLSH kallëzon ish- drejtorin dhe dy përgjegjësa të ALUIZNI-t në Tiranë

Publikuar

-

KLSH kallëzon në Prokurori ish drejtorin dhe dy ish përgjegjës sektori të legalizimit në  ish –drejtorinë Rajonale të Aluiznit Tirana Jug.

Gjatë auditimit për përputhshmërinë për vitin 2016 – 2018, KLSH ka dalë në përfundimin se Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana Jug në marrjen e vendimeve “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

KLSH i ka konsideruar  të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, konkretisht për : I.SH ish Drejtor dhe A.A e I.K, ish-ish përgjegjës legalizimi.

Mbi ta rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj ky institucon  ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për shkelje të ligjit të legalizimeve, etj., duke  dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Shkeljet e konstatuara nga KLSH:

– Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana Jug në marrjen e vendimeve “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Në kualifikimin e objekteve informale, ka dërguar pranë Bashkisë Tiranë, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për 4221 objekte informale dhe pa marrë konfirmim mbi pagesën e saj për dalje me vendim kualifikimi për 4017 objekte informale duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 161,317,255 lekë

– Janë lëshuar  4221 leje legalizimi për objektet  informale të  legalizuara, nga këto 2101 leje legalizimi ose rreth 50 % e tyre lejet e legalizimit janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave”  referuar V.K.M. nr.954, datë 25.11.2015 dhe V.K.M. 1095, datë 28.12.2015”. Nga 2101 leje legalizimi në momentin e auditimit për 213 leje legalizimi konstatohet se ka miratim të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, ndërsa për 1888 leje legalizimi në momentin e auditimit nuk ka VKM për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore ose në mungesë të ardhura në vlerë  1,059,959,811 lekë + bono privatizimi  (1,216,148,000 lekë – 156,188,189 lekë ).

-Janë nxjerrë nga arkiva dhe ka kryer verifikimet ne teren, hartuar gen planet, planimetritë për 4107 objekte informalë të vetëdeklaruar si ndërtime pa leje, por nuk ka vazhduar procedurat e kualifikimit dhe pajisjet me Leje Legalizimi për këto subjekte.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin Kardhiq- Delvinë/ KLSH kallëzon penalisht Sonila Qaton

–Në 25 rastet“Procesverbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesë në ndërtimin me leje”, nuk është i plotësuar sipas kërkesave ligjore.

– Për 31 dosje të objekteve rezultoi se ka mangësi në dosje të dokumentacionit të kërkuar ligjor si vetëdeklarimet dhe ose nuk disponohet dosje të hapur.

– Në 12 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, madje është cënuar trupi i rrugës ku sipas Gen Planit të administruar në dosje rezulton se objektet bien mbi projektit infrastrukturor të Planit të Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë, ndërkohë që në dosje nuk ka korrespodencë shkresore me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të përcaktuar nëse parcela ndërtimore bie mbi projektin infrastrukturor;

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit të ndërtuar më pas nga periudha e deklaruar në vetëdeklarim, ku referuar imazheve nga gjeoportali asig.gov.al, rezulton se nuk ka ndërtim në vitin 2007, ndërkohë që sipas imazheve dixhitale dhe në vitin 2010, i deklaruar si viti ndërtimit në vetëdeklarimin nr. 1219, objekti nuk rezulton i përfunduar.

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit “Lana”, në dosje nuk ndodhet dokumentacion justifikues për këtë qëllim.

– Në 3 raste sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si  genplani, harta dixhitale e paraqitur, statusi i pronës, rezulton  se objekti është të një parcelë ndërtimore në pronë të Kryegjyshatës, pasi nga verifikimi i materialit hartografik dhe pozicionimit të pronës nga  punonjësit e autorizuar, rezulton se objektet informalë, ndodhen  mbi pasurinë “Truall” me sip. 33073 m2 në pronësi të Kryegjyshata Botërore Bektashiane./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/ Reagon Ministira e Jashtme

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Mentor Rexha në burgun e qytetit Lorient në Francë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se sipas autoriteteve të policisë franceze, shtetasi Mentor Rexha është vetëvrarë gjatë natës së 31 janarit 2020, por pas pretendimeve të familjarëve se e kanë vrarë kanë kërkuar informacion shtesë.

“Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij. Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore. Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha”, thuhet në njoftim.

Ministria thotë se për këtë ngjarje, Ambasada shqiptare në Francë është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit ditën e diel, datë 2 shkurt 2020.

LEXO EDHE:  Auditimi i KLSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor me mungesë efektivitetit

LEXO EDHE:  Auditimi i KLSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor me mungesë efektivitetit

“Që nga ajo ditë e në vazhdim, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij, për të mundësuar vendosjen e kontakteve me qendrën penitenciare të Lorient, si dhe për të lehtësuar udhëtimin e njërit prej familjarëve të tij nga Italia në Francë. Ambasada shqiptare në Francë njofton se, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e shtetasit shqiptar, Mentor Rexha”. sqaron ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

U prodhua në 2019-ën/ Në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera “Spirit of Discovery”

Publikuar

-

Nga

Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera M/V “Spirit of Discovery.
Krociera M/V “Spirit of Discovery ka këto të dhëna: Lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar, është prodhuar në vitin 2019, ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m, GT- 58199.

Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V “Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.

“Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.
Shqipëria nuk është pikë kalimi por është destinacioni turistik i turistëve të huaj”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme detare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndryshime në rang shefash/ Emërime të reja në Komisariatet e vendit

Publikuar

-

Nga

Kjo javë ka filluar me ndryshime në rang shefash në disa nga Komisariatet e vendit.

Mësohet se Nik Nikolla është emëruar shef i komisariati në Lezhë, Agron Kurti në Kukës dhe Arian Dumi në Tropojë.

Nikolla ishte shef i komisariatit të Tropojë dhe do të shkojë në Lezhë kurse Agron Kurti nga Lezha do të shkojë në Kukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE