Connect with Us

Kreu i Shoqatës “Vatra” në Stamboll qetëson qytetarët/ Asnjë shqiptar i lënduar nga tërmeti në Turqi

Kronika

Kreu i Shoqatës “Vatra” në Stamboll qetëson qytetarët/ Asnjë shqiptar i lënduar nga tërmeti në Turqi

Publikuar

-

Bora Zukali, kryetar i shoqatës “Vatra e Shqiptareve Stamboll”, ka deklaruar se asnjë shqiptar nuk është lënduar nga tërmeti i fortë që godit dje Turqinë Lindore.

Në një lidhje telefonike për Report Tv,  Bora Zukali tha se në zonën  ku ka rënë tërmeti në Elazig nuk jetojnë shqiptarë.

Po ashtu, Zukali është shprehur se po bëhet gjithçka për të shpëtuar personat që mund të jenë gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.

“Tërmeti është larg Stambollit, ajo nuk është tokë e fortë dhe ka rënë disa herë tërmet. Nuk ka as shqiptarë, as studentë dhe as të afërm shqiptarë, nuk kemi marrë lajme të këqija. Nuk kemi marrë lajm të keq për shqiptarë. Vetëm nga Turqit kemi persona të vdekur.  Janë bërë gati për të ndërhyrje, furgon Avion po bëhen gati, ose Hëna e Kuqe që i organizon. Janë angazhuar të gjitha institucionet. Janë rrëzuar shtëpi shumë dhe po hiqen gërmadhat. Ata që janë gjallë po shpëtohen. Mbi 1000 veta janë mjekuar nëpër spitale.” tha Zukali.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Bosët e vërtetë nuk lëvizin me makina të blindura”/ Artan Hoxha zbulon se çfarë pa mbrëmë në mes të Bllokut

Publikuar

-

Nga

gazetari inevstigativ, artan hoxha

Gazetari investogativ, Artan Hoxha, i ftuar në ABC news, ka komentuar aksionin e OFL-së për sekuestrimin e makinave lukzose.

Sipas Hoxhës, “bosët” e vërtetë, nuk lëvizin me makina të blindura dhe këtë policia e di mirë. Ndaj duhet të heqin dorë nga show me maska dhe kallashnikov.

‘Bosët e vërtetë, atë të mëdhënjtë, policia e di mirë, nuk lëvizin me makina të blindura.

Me makina të blinduara lëvizin ata që kanë probleme hasmërie.

E dini çka bërë Dashamir Gjoka?

I bënë atentat, ishte me mjet të blinduar memfamiljen, mjeti i blinduar e mbrojti nga sulmi dhe me mjetin e  blinduar hyri në drejtorinë e policisë, kërkoi mbrojtje. Blindi të shpëton nga goditja  e parë. Unë mbrëmë pashë një limuzinë në mes të bllokut që mund ta kenë marrë për ditëlindje. Çfarë do bëjnë tani do bllokojnë çdo makinë të shtrenjtë.

LEXO EDHE:  Protesta kundër Sorosit në SHBA/ Berisha i shpreh mirënjohjen e tij shqiptarëve

LEXO EDHE:  Dritë shprese në Turqi/ Vogëlushja nxirret e gjallë nga rrënojat

Kjo është gjasme, jo ajo që presim. Ndërkohë bosët e vërtetë i keni me smart. Lufta me krimin nuk është luftë dhune, por inteligjente. Ti nuk mund ta luftosh krimin e organizuar me postblloqe që del në rrugë. Prandaj them se kjo është një show. Krimi duhet të luftohet me inteligjencë. Si do të luftojnë krimin me Kalashnikov dhe maska!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motoçikleta aksidenton këmbësoren në Kuçovë

Publikuar

-

Nga

Një 63-vjeçare këmbësore është aksidentuar sot në Kuçovë nga një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën para bashkisë, teksa e moshuara po kalonte rrugën.

“K.V duke drejtuar  një  motoçikletë pa targa, ka aksidentuar këmbësoren,  shtetasen F.M 63-vjeçe,  banuese në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore”, sqaron policia.

Drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Video-Deklarata e fortë e Bashës/ Ja kush po i vjedh paratë e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Protesta kundër Sorosit në SHBA/ Berisha i shpreh mirënjohjen e tij shqiptarëve

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dëshmia/ Si u kërcënua me pistoletën në gojë, burri i gjyqtares së Shullazit

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani, i cili akuzon se ka marrë kërcënime nga banda e Emiljano Shullazit, në kohën kur gruaja e tij kishte në dorë dosjen për këta persona.

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.
Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”.

Pavarësisht se Dollani pretendonte se ishte kërcënuar së bashku me familjen e saj, hetimet për këtë çështje u pushuan, ndërkohë që dosja Shullazi ka mbërritur në Gjykatën e Posatshme.

LEXO EDHE:  Dritë shprese në Turqi/ Vogëlushja nxirret e gjallë nga rrënojat

LEXO EDHE:  Shqiptarët  "dynden" jashtë vendit për të pushuar / Ja destinacionet më të preferuara

Vendimi i akuzës u kundërshtua edhe nga Dollani e cila instistoi për vijimin e hetimeve, pasi sipas saj shumë aspekte të rastit nuk ishin marrë në konsideratë.

Gjykata vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme por kjo ka sjellë një ngërëç të ri ligjor.

Duke qenë se janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen, janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve. Në kushtet kur Apeli i Krimeve u shkri dhe u krijua Gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e dosjen. Për këtë gjykata i është drejtuar me shkrese Këshillit të Lartë gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje duke vënë në pikëpyetje të madhe ecurinë e procesit.

 

LEXO TE PLOTE