LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen 1.2 tonë drogë në Greqi/ Shkatërrohet grupi kriminal prej 8 personash, koka një shqiptar

25 Janar 2020, 17:55, Kronika CNA
Kapen 1.2 tonë drogë në Greqi/ Shkatërrohet grupi kriminal

Një sasi prej 1.2 ton kokainë është sekuestruar mbrëmjen e djeshme pranë Patrës në Greqi, ndërsa në pranga ranë tetë persona, shqiptarë dhe marokenë.

Sipas mediave greke, dyshohet se organizatori i grupit kriminal ishte një shqiptar, ndërsa kokaina vinte nga ishujt Shën Vincent në Karaibe dhe mbërrinte në Greqi me jaht.

Sasia e madhe e kokainës u kap pas një operacioni të gjer të policisë  greke, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, pas dy vitesh hetime, ndërsa droga u gjet e fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos.

Sipas mediave greke, organizata kriminale ka mbledhur të ardhura të paligjshme mbi 50,000,000 ?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga