Connect with Us

Gjykata e Tiranës pushoi çështjen “CEZ”/ Reagon Shkëlzen Berisha

Politikë

Gjykata e Tiranës pushoi çështjen “CEZ”/ Reagon Shkëlzen Berisha

Publikuar

-

djali i ish-kryeministrit sali berisha, shkelzen berisha me gazetaret

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas mbylljes së çështjes “CEZ”, për të cilën është thirrur disa herë në gjykatë për të dëshmuar.

Berisha e cilëson hapjen e kësaj çështje si politike, ndërsa thotë se Gjykata e Tiranës e gjeti Edi Ramën pa prova dhe pa fakte, të pabazuara në ligj.

Djali i ish-kryeministrit deklaron se gjytari Lazër Sallaku u detyrua nga PS para dy vitesh që t’i merrte dëshminë.

“I njëjti gjykatës, që pa asnjë provë apo fakt para dy vjetësh, nën presionin politik, urdhëroi marrjen e dëshmisë time, duke e kaluar barrën e provës nga akuzuesi tek i akuzuari, u detyrua të pranojë konkluzionin e prokurorisë (për të dytën herë) se akuza e ngritur nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk mbështetej në prova, por në shpifje, duke vërtetuar në fakt atë që dihej: ky qe thjesht një sulm i pastër dhe i paprecedent politik.

I gjithë hetimi e posaçërisht provat e mbledhura nga autoritetet çeke me kërkesë të prokurorisë, dhanë përgjigje shteruese se Shkëlzen Berisha nuk ka pasur lidhje me CEZ, as fizikisht, as elektronikisht e në asnjë lloj forme tjetër.

Shkëlzen Berisha, u akuzua dhe kallëzua me urdhër të Edi Ramës nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste (e paprecedentë në 30 vjet politikë që parlamenti të thërrasë e kallëzojë familjarët e kundërshtarëve politikë) për ndikim të paligjshëm në një proces me të cilin nuk kisha kurrfarë lidhje, pa ASNJË provë apo fakt (sikundër provohet nga vendimi i gjykatës dhe prokurorisë)”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Shkëlzen Berisha pretendon se përgjigjet nga Çekia provojnë se nuk kam udhëtuar në Çeki as në kohën dhe as me personat e pretenduar, as për CEZ e as për ndonjë çështje tjetër

“Sot kur e-maili i famshëm mohohet të jetë nisur apo dhe që të ketë ekzistuar, pikërisht nga ata që prezumohet se e kanë nisur, sot kur pas kontrollove të llogarive bankare, tabulateve telefonike e sistemit TIMS, Shkëlzen Berishës nuk i del asnjë lidhje direkte apo indirekte me këtë çështje apo me personat e lidhur me të, nuk mund të mos shtroj pyetjen: Për cilën arsye jam thirrur për të dëshmuar 4 herë para një komisioni parlamentar dhe një herë para prokurorisë?”, vijon ai më tej.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Letra e drejtuesit të lartë socialist për Edi Ramën/ Largoje LSI-në, fitojmë vetë, janë të korruptuar dhe përçarës. Raporti ynë ka kaluar në vasalitet

Sipas tij, thirrja 4 herë në komisionin parlamentar dhe padia në prokurori, është orkestuar nga kryeministri Edi Rama për të mbuluar akuzën tashmë për korrupsion e tij dhe ministrave të tij, në procesin e largimit të CEZ nga Shqipëria, që sipas dokumenteve të KLSH-së, u kushtoi qytetarëve shqiptarë plot 600 mln euro.

“A është normale që Parlamenti i Shqipërisë të shpërdorohet e abuzohet në këtë mënyrë për të goditur jo vetëm kundërshtarët politikë, por dhe familjaret e tyre pa asnjë provë apo fakt?

A është normale që një gjykatë apo prokurori nën presionin politik, të thërrasë një qytetar për të dëshmuar para se të administrojë në mënyrë të ligjshme prova që prezumohet se kanë shërbyer si indicie se ky qytetar mund të ketë pasur dijeni për rrethana të caktuara?”, shtron pyetjet ai.

Berisha deklaron se dje gjykata, me kërkesë të prokurorisë, vendosi të rrëzojë akuzën e Edi Ramës si politike e të pabazuar në ligj, por kjo nuk është drejtësi.

“Drejtësi do të ketë ditën kur, regjisori dhe zbatuesi i këtij teatri të shëmtuar e bajat të përballen me ligjin jo vetëm për koncesionet korruptive dhe shpërblimet e trafikantëve të drogës që u financojnë pushimet në këmbim të tenderave, jo vetëm për “përlarjen” e 600 milionë eurove në marrëveshjen korruptive te largimit te CEZ nga Shqipëria, por dhe për shpërdorimin e detyrës e konkretisht atë të instrumentalizimit të Parlamentit të Shqipërisë dhe drejtësisë si “armë” kundër familjarëve të kundërshtarëve politikë”, nënvizon djali i ish-kryeministrit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton Abc news.

Sipas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti/ Kush janë ministrat që rrezikojnë postin?!

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Letra e drejtuesit të lartë socialist për Edi Ramën/ Largoje LSI-në, fitojmë vetë, janë të korruptuar dhe përçarës. Raporti ynë ka kaluar në vasalitet

Ai është takuar me policin sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën për mandatin e këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti/ Kush janë ministrat që rrezikojnë postin?!

LEXO EDHE:  Lobimi rus/ Rama thirrje Bashës: Dil para Prokurorisë!

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Letra e drejtuesit të lartë socialist për Edi Ramën/ Largoje LSI-në, fitojmë vetë, janë të korruptuar dhe përçarës. Raporti ynë ka kaluar në vasalitet

LEXO EDHE:  Manjani ironizon Ramën/ U foli ambasadorëve, sikur u flet Habilajve

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE