Connect with Us

“Çmendet” 24-vjeçarja në Tiranë/ Rrah dhe godet me thikë motrën e saj

Kronika

“Çmendet” 24-vjeçarja në Tiranë/ Rrah dhe godet me thikë motrën e saj

Publikuar

-

Një 24-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se pas një sherri ka goditur me thikë motrën e saj.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetas, A.Sh,. 24 vjeç, banuese në Greqi.

Sipas uniformave blu, kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.S., 51 vjeç. Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje.

LEXO EDHE:  Vrasja e biznesmenëve/ Gjenden dy pistoleta pranë spitalit privat ku u mjekua autori

Materialet procedurale në lidhje me dy rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron vartësit: Qëndrimi në detyrë varet…

Publikuar

-

Nga

Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron vartësit: Qëndrimi në detyrë do varet…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë paralajmërime të forta për drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit gjatë një takimi që ka zhvilluar me ta.

Veliu i ka kërkuar atyre angazhim maksimal për zbardhjen e krimeve të rënda që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, ndërsa i ka caktuar detyra dhe ka vendosur afate.

Drejtori i Polisisë së Shtetit ka paralajmëruar vartësit se qëndrimi i tyre në detyrë do të varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve që tronditën publikun së fundmi.



Pas urdhrit të tij është hartuar një plan masash për kontrolle blice në të gjithë territorin dhe ka ngritur postblloqe për të kontrolluar personat që qarkullojnë me armë.

LEXO EDHE:  Vrasja e biznesmenëve/ Gjenden dy pistoleta pranë spitalit privat ku u mjekua autori

LEXO EDHE:  Aksidenti në Fushë Labinot/ Zbulohet identiteti i viktimës

Gjithashtu Veliu ka urdhëruar të mbahen nën kontroll personat me precedentë penalë në fushën e krimit dhe të trafikimit të drogës.

Ndërkohë, sot janë kryer disa kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit. Këto kontrolle vijnë pas atentateve të bëra ditëve të fundit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qenas të Fierit. Një mjet ka përplasur një 30-vjeçar me biçikletë dhe si pasojë, i riu ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë. 30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, njofton policia.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksion në Berat për personat në kërkim/ 100 automjete në “sitën” e policisë

Publikuar

-

Nga

Aksion në Berat për personat në kërkim/ 100 automjete në “sitën” e policisë

Policia dhe forcat “Shqiponja”, gjatë mbrëmjes së sotme ka kryer kontrolle në Berat për të parandaluar shkelje nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Policia ka ngritur postblloqe, duke vijuar kontrolle të imtësishme, për drogë apo armë. Gjatë kontrolleve janë verifikuar nëse drejtuesit e automjeteve janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera.



Mësohet se në katër orët e para të këtij aksioni, janë kontrolluar rreth 100 automjete si edhe janë vendosur masa administrative, në rastet ku janë konstatuar shkelje./CNA.al

LEXO TE PLOTE