Connect with Us

Çfarë po ndodh me Vettingun?/ Rrethohet godina e Autoritetit të Dosjeve, largohen punonjësit

Kronika

Çfarë po ndodh me Vettingun?/ Rrethohet godina e Autoritetit të Dosjeve, largohen punonjësit

Publikuar

-

Mesditën e sotme godina ku ndodhet Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit dhe ajo e Komisionit të Vlerësimit të Jashtëm (Vettingut të Policisë) është rrethuar me shirita. Njëherësh punonjësve u është kërkuar të lënë zyrat. Komunikimi zyrtar për punonjësit ka qenë se godina do kalojë një proces mirëmbajtjeje për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Vendimi për rrethimin e godinës ku po bëhet procesi i vettingut për figurat e larta të policisë së shtetit dhe Gardës së Republikës vjen 2 muaj pas tërmetit dhe në ditë të shtunë. Ndonëse në godinë nuk ka dëme të jashtme as të brendshme të dukshme, punonjësve u është kërkuar të lënë zyrat duke bllokuar procesin e punës në të dy institucionet që bashkëndajnë të njëjtën godinë për zyra.

Objekti ndodhet në zonën e Gardës së Republikës dhe kjo e shtunë ka qenë ditë normale pune për të zëvendësuar 3 janarin që i qe lënë pushim administratës./GSH.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Artan Hoxha zbras dufin për OFL/ Krimi luftohet me inteligjencë, jo me maska

Publikuar

-

Nga

gazetari inevstigativ, artan hoxha

Gazetari investogativ, Artan Hoxha, i ftuar në ABC news, ka komentuar aksionin e OFL-së për sekuestrimin e makinave lukzose.

Sipas Hoxhës, “bosët” e vërtetë, nuk lëvizin me makina të blindura dhe këtë policia e di mirë. Ndaj duhet të heqin dorë nga shoe me maska dhe kallashnikov.

‘Bosët e vërtetë, atë të mëdhënjtë, policia e di mirë, nuk lëvizin me makina të blindura.

Me makina të blinduara lëvizin ata që kanë probleme hasmërie.

E dini çka bërë Dashamir Gjoka, kur iu bë atentat, se ishte në automjet me gjithë familjen, në automjet të blinduar se ndryshe do kishte vdekur sot.

LEXO EDHE:  Prindërit i dhurojnë para/ Prokurori me dy emra, në sitën e Vettingut

LEXO EDHE:  Frikë nga Vettingu?/ Dorëhiqet prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme

Blindi të shpëton nga goditja e parë, dhe të jep mundëisnë ti shpëtosh një sulmi tjetër, të manovrosh.

Ka biznesmenë në Shqipëri që lëvizin me limuzina. Edhe një pjesë e makinave që janë sekuestruar figurojnë në emër të kompanive të mëdhaja në Shqipëri.

Nuk del me makinë të blinduara, trafikanti.  Ai del me Smart, çfarë do bëjën  do sekuestrojnë dhe Smartin. Prandaj them se kjo është një shoë. Krimi duhet të luftohet me inteligjencë. Si do të luftojnë krimin me Kalashnikov dhe maska!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motoçikleta aksidenton këmbësoren në Kuçovë

Publikuar

-

Nga

Një 63-vjeçare këmbësore është aksidentuar sot në Kuçovë nga një motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën para bashkisë, teksa e moshuara po kalonte rrugën.

“K.V duke drejtuar  një  motoçikletë pa targa, ka aksidentuar këmbësoren,  shtetasen F.M 63-vjeçe,  banuese në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore”, sqaron policia.

Drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Frikë nga Vettingu?/ Dorëhiqet prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme

LEXO EDHE:  Prokurorja e luksit "ngec në rrjetë"/ Vettingu i “pret” kokën

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dëshmia/ Si u kërcënua me pistoletën në gojë, burri i gjyqtares së Shullazit

Publikuar

-

Nga

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani, i cili akuzon se ka marrë kërcënime nga banda e Emiljano Shullazit, në kohën kur gruaja e tij kishte në dorë dosjen për këta persona.

“Isha në lokalin e lagjes bashkë me një mikun tim. Një moment dola të pija një cigare të dera e jashtme. Aty pranë kaloi bashkëshortja ime me një shoqen e saj dhe vajzën. Pak minuta më pas, në të djathtën time erdhi një djalë i rri, rreth 20-22 vjeç, i cili ishte veshur me bluzë ngjyrë si në të zezë, pantallona të errëta dhe atlete të bardha. Ai erdhi direkt me pistoletë në dorë dhe vuri këmbën e majtë pas këmbës sime të djathtë. Më rrëzoi në tokë dhe më drejtoi pistoletën në gojë. Mu drejtua me fjalët ‘ti me atë tët shoqe mos harro se ke dy fëmijët në Francë’.
Në këtë moment ndërhyri shoku im, i cili e kapi nga pas personin. Ai u largua nga pjesa e djathtë e rrugës, ku e mori një automjet i bardhë, që drejtohej nga një person me mjekër. Kërcënimi në drejtimin tim ka ndodhur për shkak të funksionit të bashkëshortes time si gjyqtare në gjykatën e Apelit për Krime të rënda”.

Pavarësisht se Dollani pretendonte se ishte kërcënuar së bashku me familjen e saj, hetimet për këtë çështje u pushuan, ndërkohë që dosja Shullazi ka mbërritur në Gjykatën e Posatshme.

LEXO EDHE:  Mijëra euro dhuratë vajzës dhe me një banesë karabina/ Kryegjyqtari mashtron me pasurinë?

LEXO EDHE:  Rama mesazh Bashës në mesnatë/Çfarë i shkruan!

Vendimi i akuzës u kundërshtua edhe nga Dollani e cila instistoi për vijimin e hetimeve, pasi sipas saj shumë aspekte të rastit nuk ishin marrë në konsideratë.

Gjykata vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme por kjo ka sjellë një ngërëç të ri ligjor.

Duke qenë se janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen, janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve. Në kushtet kur Apeli i Krimeve u shkri dhe u krijua Gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e dosjen. Për këtë gjykata i është drejtuar me shkrese Këshillit të Lartë gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje duke vënë në pikëpyetje të madhe ecurinë e procesit.

 

LEXO TE PLOTE