Connect with Us

Bilanc tragjik/ Rritet numri i viktimave pas tërmetit në Turqi

Bota

Bilanc tragjik/ Rritet numri i viktimave pas tërmetit në Turqi

Publikuar

-

Pas një tërmeti 6,5 ballë në Lindje të Turqisë kanë humbur jetën të paktën 21 vetë. Mjaft ndërtesa u shkatërruan. Epiqendra e tërmetit ndodhej në qytetin Sivrice.

    
Türkei Erdbeben in Elazig (picture-alliance/AA/K. Kocalar)

Në provincën Elazig kanë humbur jetën pas tërmetit 17 vetë, kurse katër persona të tjerë kanë rënë viktima në provincën fqinje, Malatya bënë të ditur autoritetet turke të shtunën. Flitet për më shumë se 9.000 të plagosur. Televizioni turk tregonte pamje të njerëzve që dilnin në panik në rrugë.

Schweres Erdbeben in der Osttürkei (AFP/I. Akengin)

Televizioni shtetëror, TRT duke iu referuar autoriteteve, bëri të ditur, se ende afër 30 vetë gjenden nën rrënoja. Presidenti turk, Erdogan është shprehur sipas agjencisë, Anadolu, se do të merren të gjitha masat për sigurinë e njerëzve. Ai u shprehu ngushëllimin familjeve të viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë të lënduarve. Disa ministra turq janë dërguar në rajon, mes tyre edhe ai i Shëndetësisë, Fahredin Koca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu.

LEXO EDHE:  Dy dosjet e drogës të Ylli Ndroqit/ Si i ka shpëtuar drejtësisë

Ndihma për të prekurit

Türkei Erdbeben in Elazig (Reuters/A. Kayar)

Nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se janë krijuar shtabet e krizës për të mbështetur aksionet e shpëtimit dhe kërkimit. Autoriteti i Mbrojtjes nga Katastrofat, Afad njoftoi, se janë dërguar disa qindra vullnetarë, çadra, krevatë dhe batanije në rajon. Epiqendra e tërmetit ndodhej në provincën Elazig në rajonin Sivrice. Por tërmeti u ndje edhe në provincat përreth dhe u pasua nga disa tërmete të tjerë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Koalicion me VV-në/ Haradinaj: Vendos dega e AAK-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësive të të bërit koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në ndonjërën prej komunave të vendit, ku theksoi se lidhur me këtë çështje vendos dega e AAK-së.

Ne kemi një parim që e kemi respektuar që 22 vjet, na është bërë një ligj i pashkruar. Për koalicione vendos dega jonë në mënyrë të pavarur. Ata e sjellin propozimin tek ne, ne ua aprovojmë zakonisht. Nuk është në nivel qendror, por secila degë e bën analizën e vet”, tha Haradinaj.

LEXO EDHE:  “Paslëkundjet e tërmetit do të vijojnë”/ Sizmiologu Llambro Duni qetëson qytetarët

LEXO EDHE:  Ndodhej në “vatrën” e koronavirusit/ Studentja shqiptare mbërrin në Turqi



Në Gjakovë edhe në Rahovec jemi me VV-në, në Istog e sfidojmë LDK-në. Në zgjedhjet para këtyre, në Gjakovë, kemi qenë në koalicione. Kësaj here kjo është votë e AAK-së pa partnerë tjerë”, tha kreu i AAK, i ftuar në Pressing./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Organizatat: Greqia po i lë refugjatët pa ushqim

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Organizatat për të drejtat e njeriut të hënën (18 tetor) akuzuan autoritetet greke për mungesë të furnizimit me ushqim të refugjatëve dhe azilkërkuesve dhe politika të ashpra ndaj tyre.

“Megjithëse praktikat ndryshojnë nga rajoni në rajon, vlerësohet afërsisht se 60 për qind e njerëzve që jetojnë në kampe nuk marrin ushqim”, thanë njëzet e gjashtë organizatat, përfshirë Këshillin Grek të Refugjatëve dhe Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit.

“Midis atyre që kanë mbetur të uritur, 25 për qind janë gra (përfshirë gratë shtatzëna), 40 për qind janë fëmijë, pacientë kronikë dhe pacientë me kushte të veçanta mjekësore dhe ushqyese. Në disa vende, ushqimi nuk u sigurohet edhe atyre që janë vënë në karantinë për shkak të COVID-19 “, shtuan organizatat.

Duke iu përgjigjur pretendimeve, ministria e Migracionit e Greqisë tha se “të gjithë azilkërkuesit në kampet në ishuj dhe kontinent kanë të drejtë për ushqim” dhe furnizohen me tre vakte në ditë.

Por, autoritetet greke thanë se furnizimi nuk përfshin refugjatët që “duhet të largohen” nga kampet, ndërsa migrantët, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar “janë të detyruar të largohen nga vendi”.

LEXO EDHE:  Erdogan akuzon SHBA-në/ Po shantazhon Turqinë

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e gazetarit/ FUSHA dhe BKT plan të frikshëm për Tiranën



Ministria shtoi se refugjatët “kanë të drejtë të punojnë dhe mund të aplikojnë për shtesa për mbështetje të mëtejshme”, përfshirë një program integrimi të financuar nga Bashkimi Evropian.

Numri i saktë i refugjatëve dhe azilkërkuesve aktualisht në Greqi është i paqartë.

Një regjistrim mbarëkombëtar më vonë këtë muaj pritet të sqarojë çështjen, tha përfaqësuesja e agjencisë së OKB -së për refugjatët në Greqi, Mireille Girard.

Girard tha se sipas disa vlerësimeve të fundit në Greqi janë rreth 96.000 refugjatë dhe migrantë.

Në kulmin e krizës së migrantëve në vitin 2015, Detin Egje e kaluan 856.000 persona. Kjo shifër ra në 173.000 vitin e ardhshëm, dhe në vetëm 30.000 më 2017. Mbase për shkak të pandemisë, në vitin 2020 kjo shifër ishte vetëm 10.000./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia pezullon misionin e saj në NATO

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Rusia tha se do të pezullojë operacionet në kuadër të misionit të saj në selinë e NATO-s në Bruksel.

Masa vjen si kundërpërgjigje ndaj lëvizjes së aleancës perëndimore të sigurisë për të dëbuar tetë anëtarë të misionit të Rusisë në fillim të këtij muaji.

Raportet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore janë në nivelet më të ulëta pas Luftës së Ftohtë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 18 tetor se operacionet do të pezullohen nga data 1 nëntor dhe se delegacionit ushtarak të NATO-s në Moskë do t’u merren akreditimet në të njëjtën ditë.

Lavrov shtoi se NATO-ja dhe Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg janë njoftuar me vendimin e palës ruse.



Sipas Lavrov, nëse NATO-ja ka ndonjë pyetje për Rusinë, përfaqësuesit e aleancës mund t’i drejtohen ambasadorit të saj në Belgjikë. Ai nuk foli për ndonjë kusht që duhet plotësuar në mënyrë që të rinisë puna në misione.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e gazetarit/ FUSHA dhe BKT plan të frikshëm për Tiranën

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e gazetarit/ FUSHA dhe BKT plan të frikshëm për Tiranën

Lavrov i quajti veprimet një përgjigje ndaj lëvizjes së NATO -s më 6 tetor për të dëbuar tetë punonjës të misionit rus në selinë e NATO -s. Numri i përgjithshëm i diplomatëve rusë në ambasadë u përgjysmua, nga 20 në 10.

NATO-ja pati thënë në atë kohë se diplomatët e dëbuar ishin punonjës të shërbimeve speciale ruse të angazhuar në aktivitete që nuk janë miqësore.

Marrëdhëniet midis NATO -s dhe Rusisë kanë qenë të tensionuara kohët e fundit dhe kontaktet zyrtare janë kufizuar që kur Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës më 2014.

Aleanca perëndimore prej 30 anëtarësh është gjithashtu e shqetësuar për zhvillimin e raketave bërthamore të Rusisë, ndërhyrjet ajrore në hapësirën ajrore të NATO-s dhe një sërë çështjesh tjera./ REL

LEXO TE PLOTE