Connect with Us

Bardhi takim me strukturat e PD në Tiranë/ Paralajmëron rrëzimin e kryebashkiakëve

Politikë

Bardhi takim me strukturat e PD në Tiranë/ Paralajmëron rrëzimin e kryebashkiakëve

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e qarkut Tiranë.

Bardhi deklaron se pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës.

Sipas tij, banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë më të diskriminuarit dhe më të papërfaqësuarit, pasi pretendon se ata drejtohen nga kryebashkiakë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit, si në rastin e Kamzës.

“Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, demokratët në Kamëz, Paskuqan, Vorë dhe Rrogozhinë janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, të gatshëm t’i japin Partisë Demokratike dhe opozitës energjinë e fitores.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/  Gazment Bardhi i kërkon ndihmë miqve

Sëbashku po punojmë që t’u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar kryeministrin dhe kryebashkiakun që nuk mban premtimet. Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës i pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës”, thekson demokrati./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton Abc news.

Sipas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014, këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/  Gazment Bardhi i kërkon ndihmë miqve

LEXO EDHE:  Ballist Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi/ Ministria e Drejtësisë jep arsyet

Ai është takuar me policin sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën për mandatin e këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, dhe një theks më të dëgjuar, se çfarë do ti ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot, është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Gazment Bardhi drejt arrestimit?/ Reagon Sekretari i PD-së

LEXO EDHE:  Ballist Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi/ Ministria e Drejtësisë jep arsyet

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  “Një prezantuese televizive e përfshirë në shitblerje votash”/ PD sulmon ashpër Veliajn

LEXO EDHE:  Murrizi i përvishet Gazment Bardhit/ Çfarë kontributi ke dhënë në PD?

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE