Connect with Us

Zbulohen pesë kandidatët për drejtues të “FBI”-së shqiptare

Kronika

Zbulohen pesë kandidatët për drejtues të “FBI”-së shqiptare

Publikuar

-

Gjashtë ditë përpara mbylljes së afatit për të aplikuar, mësohet se janë 5 kandidatë për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Sabri Hoxha dhe Adriatik Ago.

Kreu i SPAK, Arben Kraja pas publikimit të emrave i ka bërë thirrje që të vijojnë aplikimet për këtë post të rëndësishëm që cilësohet edhe si FBI-ja shqiptare.

“Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për pozicionin e lirë të punës për drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020”, deklaron Kraja.

Në listën e emrave të bie në sy emri i Adriatik Agos, i cili është numri dy i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Ago kaloi disa ditë më parë procesin e Vettingut në polic. Trupa e Komisionit theksoi se nga të dhënat që ka mbledhur, Ago ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime që e justifikojnë.

LEXO EDHE:  Emrat/ Arrestohen dy persona në Fier

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ngritur Komisionin e Vlerësimit, që do të vlerësojë aplikantët që do të jenë pjesë e garës për Kryetarin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Burime zyrtare kanë bërë të ditur se komisioni i ngritur përbëhet nga tre anëtarë, Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, që pritet të mbajë dhe rolin e kryetarit të komisionit, si edhe dy prokurorë të tjerë të SPAK, Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.-raporton Tema.

Me datën 10 janar të 2020 u hap gara për për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ka qenë Kryetari i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja i cili ka njoftuar hapjen e garës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për të aplikuar për kreun e Byrosë ka bërë thirrje edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e BKH-së dhe mbikqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.

Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kandidatët

Ibrahim Disha

Artan Shkëmbi

Gjovalin Ulndreaj

Adriatik Ago

Sabri Hoxha

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Me 2 burgime të përjetshme/ Gjykata rrëzon kërkesën e Admir Tafilaj për të ulur dënimin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Burrelit, me gjyqtarë Murat Lleshi ,ka rrëzuar kërkesën e kapobandës, Admir Tafilaj, i cili kërkonte ulje dënimi.

Tafilaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si “grupi tritoli”.

Në faktet që Drejtoria e Burgjeve paraqiti theksonte se ky i dënuar  nuk krijon bindjen e një qëndrimi pendues ndaj veprave penale për të cilat është dënuar, madje në dhomën e qelisë së tij  janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas 18 vjeçaren

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotm.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 18 vjeçare ndërsa po kalonte rrugën në afërsi të fshatit Buçimas në Pogradec.

E reja po transportohet drejt spitalit me urgjencë. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kisha videon në dorë”/ Artan Hoxha tregon si e bindi Dritan Rexhepin për intervistën nga burgu

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ Artan Hoxha ne nje studio televizive

Gazetari Artan Hoxha, në një intervistë nga studio e ABC news, ka zbuluar se si arriti ta bindë Dritan Rexhepin (i dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës) për intervistën nga burgu i Ekuadorit.

“Unë kisha pamjet. I thashë se kam parë videon se si është trajtuar dhe e kam parë të vdekur Jan Prengën. Unë i tregova atij se cfarë kisha parë dhe i thashë unë si gazetar nuk do e publikoj atë video se është shkelje e rëndë por do u kërkoja edhe kolegëve që nese u bie në dorë ajo video, për familjen, fëmijët pamjet nuk do jenë aspak etike.

E kam bindur personin atje që të sqarojë këtë situatë se ngjarja në Shqipëri është shumë e rëndë. Në pamje unë kam parë një Rang Rover të bardhë që është futur në garazhin e kompleksit Golden nga i cili ka danë 4 persona, hapet dera e pasme e  bagazhit, nxirret kufona e Jan Prengës nga këmbët deri tokë dhe pas pak e marrin dhe e fusin te furgoni.

LEXO EDHE:  Video-Avokati Altin Goxhaj zbulon skandalin në listat e PD

LEXO EDHE:  Kriteret/ Ambasada amerikane thirrje të rëndësishme: Bëni përpara dhe aplikoni për kreun e BKH

Gramoz Rexhepit i kam thënë se gjithë kjo histori thuhet se është organizuar prej teje”, u shpreh Hoxha./CNA.al

Bossi më i madh i trafikut të kokainës/ Artan Hoxha interviston nga burgu i Sigurisë së Lartë, Dritan Rexhepin

Pengmarrja e Jan Prengës/ Artan Hoxha nxjerr intervistën me bosin e kokainës nga burgu i Ekuadorit

 

 

LEXO TE PLOTE