LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video me kokainë e kryebashkiakut/ Balla: Neveri, të dënohet maksimalisht nëse del fajtor

24 Janar 2020, 13:41, Politikë CNA
Video me kokainë e kryebashkiakut/ Balla: Neveri, të dënohet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar lidhur me videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla ku shfaqej duke konsumuar kokainë.

Sipas Ballës nëse vërtetohet se Alla është fajtor atëherë duhet të dënohet maksimalisht.

?Partia Socialiste nuk merr asnjë në mbrojtje. Ashtu si edhe qytetarët e Bulqizës, ndjejmë neveri nëse vërtetohet se është fajtor. Në rast se prokuroria do vërtetojë çdo akuzë, dënimi të jetë maksimal. Shqipëria ka instrumenta të plotë ligjorë për t?i shkuar këtyre rasteve deri në fund?, u shpreh Balla.

Kujtojmë se SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës t’i nënshtrohet testit të drogës pas dëshmisë së dhënë dje./CNA.al

Lajmet e fundit nga