Connect with Us

Tre heronjtë e Republikës së re që investon Edi Rama

Politikë

Tre heronjtë e Republikës së re që investon Edi Rama

Publikuar

-

basha duke folur

Me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së, kjo e fundit është deformuar. Është deformuar në imazhin e saj, në kapacitetet intelektuale, në çka ofron, por edhe nnë madhësinë dhe moralin si forcë politike.

Është thuajse e deformuar totalisht me elitën që paraqet në publik dhe për ta bërë këtë gjë, nuk ëhstë vetëm kontributi i Lulzim Bashës, por edhe investimi total i kreut të Rilindjes, ndaj Republikës së re, për t’i dhënë asaj disa personazhe qesharakë të fryrë nga deliri, të cilët në opinion publik dhe në mbështetje nga strukturat e PD-së, janë thuajse zero.

I pari që “shkëlqeu” në Republikën e re dhe me ardhjen e Lulzim Bashës ishte çuni nga fshatrat e Lozhanit, njeriu nga malësia e Gorës, Ervin Salianji. Megjithëse ajo zonë njohet për patriotë dhe vlera intelektuale, doli dikush që me sharlatanizma dhe me egoizmin e çunit të fshatit që zbret në qytet, të luftonte fort “dhëmbë për dhëmbë” dhe me servilizmin ndaj Lulzim Bashës, për të bërë të mundur të ngrihej në elitën e Partisë Demokratike.

Edhe pse i ri pa, pa kontribute, “shpërtheu” shpejt. Lulzim Basha nuhati tek ai dikë që t’i shërbenti si “ushtar” i bindur. Dhe kështu ndodhi. Për këtë investoi edhe vetë Rilindja. E cila e suportoi, debatoi, i dha hapësirën e duhur mediatike dhe sot Ervin Salianji është një nga personazhet për të përfolur të Partisë Demokratike. Një nga emrat më të diskutuar, megjithëse është një i dënuar për një mashtrim, për një skenar, siç është ai në lidhje me audio-përgjimin “Babale”.

Ky është një audio-përgjim, që sipas provave të paraqitura nga prokuroria, është një manipulim dhe një vepër penale, e cila e ka çuar Salianjin, në një dënim i cili pritet të marrë venimin në apel.

Shembulli i dytë i “shkëlqimit” është Klevis Balliu. Një emër i panjohur deri në vitin 2017, por që ende vazhdon të identifikohet si “çuni i babit”. Djali i Fahri Balliut, një botues, ish-zyrtar administrate, sekretar i Ambasadës Shqiptare në Maqedoni, shkarkuar për skandale nga detyra, pjesë e SHIK-ut Gazi Dedes, i akuzuar shpesh si anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit.

Por, çfarë faji ka i biri për të atin? Asnjë fajt. Është i ati që e vuri në lista, por Klevisi është shembulli që drejtoi protestën e Unazës së re, ku qindra familje kërkonin dëmshpërblim, megjithëse kishin ndërtuar pa leje, në trual të pronarëve dhe banesat e tyre ishin të palegalizuara, por ishte një kauzë për një çështje sociale.

Klevisi qëndroi atje. Shteti, Edi Rama u përpoq ta faktorizonte, deri në çmenduri. Reklamoi edhe librin e tij, “Misioni i Unazës”, i cili në fakt dështoi. Ky është shembulli i dytë i rezistencës dhe opozitarizmit.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut turpërohet nga pogradecarët 

I treti është Gazmend Bardhi.

Mesa duket Rilindja për të bërë zhurmë dhe për të tërhequr vëmendjen nga thelbi i problemeve dhe halleve, për shkak dhe të problemeve të brendshme, çon dhe vetë dosje në Republikën e re të Lulit. Një simbol i luftës ndaj krimit është kthyer Gazi me zë të hollë, i cili për të mos e fyer publikisht, duket sikur ndonjë personazh i përrallave, si “Liza në botën e çudirave”, që po lufton me “trimin”.

Gazi është një tjetër emër për të cilin Rilindja po kujdeset që të jetë sa më shumë në ekrane, të ketë sa më shumë hapësirë. Dhe Lulzim Basha e bëri Sekretar të Përgjithshëm, megjithëse deri tani shumica është përpjekur që zërin e hollë të Gazit ta ketë sa më shumë në ekran dhe ai të shkojë sa më shumë në bazën e PD-së, megjithëse shumica nuk duan as ta shohin me sy.

Pra, këta janë tre “heronjtë” e Republikës së re, për të cilët Rilindja ka investuar dhe investon ditë pas dite, që t’i ngrejë lart në elitën e opozitës, dhe për t’i bërë këta njerëz personazhet kryesore të politikës së PD-së. Kështu socialistët dhe shumica do ta kenë më të thjeshtë me kundërshtarët e tyre. Pasi me të tillë personazhe, vështirë se demokratët do të mbledhin vota.

Prandaj, beteja më e mirë është përçaj e sundo. Nxjerrim lart të paaftët, stimulohen, dhe goditen fort politikisht nga shumica personazhe që nuk kanë mbështetje të fortë në bazë dhe në opinionin publik, dhe kështu në përballjen e betejës elektorale, gjithçka është më e lehtë.

Me këta tre “musketierë”, si Gazi, Salianj, dhe çuni i Fahriut, Rama nuk ka nevojë fare të bëjë fushatë elektorale. Ai është e sigurtë që do të “humbasë” me këta të “fuqishmit dhe intelektualët”, akademikë, këta njerëz me integritet politik, siç janë Ervini, çuni i Fahriut apo Gazi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. ben

    24 Janar, 2020 at 2:00 pm

    Uff Gazi.LGBT.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për Ballkan web, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi ‘qytetarin dixhital’ që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të bashkisë për ‘Javën e verës’

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut turpërohet nga pogradecarët 

LEXO EDHE:  Kush do të sfidojë Veliajn/ Ja 5 kandidaturat e Bashës për Tiranën

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Aleancë PD-LSI/ Bushati: Një shkatërrim për PD

LEXO EDHE:  Foto/ Rama publikon pamjet e tërmetit 5.8 ballë, ç'ndodhi në Tiranë gjatë natës

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE