Connect with Us

Studentët “masakrojnë” Arlind Qorrin/ Duhet të marrë leje që të protestojë?

Politikë

Studentët “masakrojnë” Arlind Qorrin/ Duhet të marrë leje që të protestojë?

Publikuar

-

Studentët kanë hedhur akuza të forta në drejtim të Arlind Qorrit, të cilin e akuzojnë si “vegël” të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, “Rezistenca rinore”, shkruan se një video është montuar mbrëmë në “Logun e Shkëndijës” dhe më pas është publikuar në faqen falso të UT.

Studentët distancohen nga video në fjalë, ndërsa shkruajnë se pas saj është ai që shkatërroi protestat studentore, duke e drejtuar gishtin drejt Arlind Qorrit.

Po ashtu ata akuzojnë Qorrin se nuk i bashkohet protestes, ndërsa hedhin dyshime se ai duhet të marrë më parë që të protestojë.

“Ne Logun e Shkendijes mbreme naten eshte montuar nje video dhe me pas postuar ne faqen fallco te instagramit te UT. Prapa kesaj faqe fshihet ideatori dhe personi qe shkaterroi protesten studentore, komunisti Arlind Qorri.

Ne jemi rezistenca rinore. Ne po protestojme! Ne nuk heqim dore nga kerkesat e studenteve per arsim cilesor. Ne po vazhdojme te protestojme si nje vit me pare. Mes nesh ka te majte, ka te djathte ka dhe plot studente te painteresuar per partite ose siglat politike. Ne po vazhdojme te protestojme pasi kerkesat tona u injoruan plotesisht nga qeveria. Nje pyetje kemi sot? Perse nuk proteston Arlind Qorri?! Nga kush duhet te mare leje qe te protestoje? Nga kush duhet te sponsorizohet qe te protestoje? Rezistenca rinore dhe studentet protestojne per kerkesa legjitime te studenteve. Arlind Qorri me shoke, proteston kur i jep leje Erion Veliaj, apo kur do te ngreje pazarin?”-shkruhet në reagim.

LEXO EDHE:  Grupimi “DHJETOR 90” mesazh studentëve/ Mos dështoni kauzën tuaj 

Më tej, theksohet se Arlind Qorri të njëjtën sjellje ka edhe minatorët, njëlloj si me studentët.

“Shpesh here grupet marksiste shfaqen me corape ne koke. Arlind Qorri nuk e ka vene corapen ende, por sjellja e tij eshte e njellojte si me studentet, si me minatoret, ashtu dhe me shtresat ne nevoje.”-përfundon postimi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  87% e studentëve nën presion për blerjen e notës

LEXO EDHE:  Foto-Bojkotohet mësimi/ Studentët sërish në protestë

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Rama na gënjeu/ Studentët gati për rifillimin e protestave

LEXO EDHE:  87% e studentëve nën presion për blerjen e notës

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Foto-Protesta para Kryeministrisë/ Studentët fillojnë organizimet

LEXO EDHE:  Foto-Protesta para Kryeministrisë/ Studentët fillojnë organizimet

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE