"Stop" denoncon: Psikologia me 5 gjuhë të huaja pa punë, punonjësja jashtë profilit

24 Janar 2020, 20:40, Denoncim CNA
"Stop" denoncon: Psikologia me 5 gjuhë të huaja pa

I jemi drejtuar qytetit të Ballshit, sepse na ka ardhur një denoncim nga Dionisa Rapushaj. Ajo tregon, se ka përfunduar studimet për Psikologji, si dhe Master Shkencor ?Psikologji Klinike? në Tiranë me mesatare 9.3 dhe zotëron 5 gjuhë të huaja.

Në ZA-në e Mallakastrës i thonë, se nuk ka vende pune. Por në shkurt 2019 është emëruar Aurora Arapaj, e cila ka mbaruar për sociologji, pra është jashtë profilit dhe nuk ka konkuruar.

Në gusht të 2019-ës në krye të Bashkisë vjen kryetari Qerim Ismailaj, i cili i thotë, se do të ngrinte një komision dhe do të shihte rastin. Por sërish asgjë nuk u bë. Dionisa shpjegon, se specialistët duhet t?i emërojë ZA-ja, apo Shërbimi Social, por jo Bashkia.

Në një ballafaqim me Aurorën, kjo e fundit pohon, se ka hyrë në punë pa konkurs, pasi të gjithë në këtë formë kanë përfituar vendin e punës.Ndërsa në bashkinë e Mallakastrës, nënkryetari Zamir Malasi,premtoi, se bashkia do të verë në dijeni ZA-në Mallakastër si dhe MAS dhe do ndiqet e gjithë procedura me konkurs./Klan

Lajmet e fundit nga