Connect with Us

Shoqata e Transportit në protestë/ Paralajmërojnë bllokimin e terminalit të autobusëve

Sociale

Shoqata e Transportit në protestë/ Paralajmërojnë bllokimin e terminalit të autobusëve

Publikuar

-

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka dalë sot në protestë, ndërsa i kanë drejtuar disa kërkesa Ministrisë së Infrastrukturës dhe Bashkisë së Tiranës.

Ata kanë dhënë “ultimatum” që të plotësojnë kërkesat e tyre për dy javë, në të kundër paralajmërojnë se do të bllokojnë terminalin e ri të autobusëve për linjat e Jugut dhe Veriut që u inaugurua pak javë më parë te Kthesa e Kamzës.

Kujtim Meta, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, tha për mediat, se problemet që hasin janë disa, duke filluar nga linjat e paligjshme, urbanët që të fillojnë punën që në orën 05:00 të mëngjesit dhe të shkojnë te terminali, por edhe të hapet rruga për të shkuar direkt në autostradë.

“Kërkojmë hapjen e rrugës që makinat të dalin shkurt në autostradë. Dakord që bashkia na solli një terminal më të mirë, por transporti i paligjshëm vijon akoma në Tiranë, vjen deri këtu për të marrë pasagjerët, para policisë dhe askush nuk e ndëshkon. Policia bashkiake dhe tjera (e rendit) e shikonin dhe nuk bën asgjë. Transporti i paligjshëm vijon, ka me vite, pavarësisht kërkesave dhe letrave që kemi dërguar. Kërkuam një rregull vendosje për arsye të konflikteve në terminal. Konflikti është për arsye se Fieri i merr Vlorës, Vlora Fierit dhe kështu me radhë, ne kërkojmë që linjat të jenë sipas radhës dhe destinacionit dhe patrullat e bashkisë të vendosin rregull.

Gjithashtu kërkojmë që të mos bërtasin, pasi ka ardhur rendi (policia) dhe kërkon qetësi dhe rregull. Për ardhjen e qytetarëve është problem urbani, Tirana e Re është linja e vetme, por duhet edhe të tjerët ta ndryshojnë. Kjo ndikon te udhëtarët. Qytetarët nuk kanë urban të vijnë që në orën 05:00, kjo bën që i paligjshmi të dalë atje dhe i merr.  Kemi kërkuar gjithashtu heqjen e linjave të dubluara, ka shumë të tilla. Ne pastaj do të marrim hapat tona deri në bllokim të terminalit dhe punës nëse nuk merren masa. Afati që do të vendosim është dy javë” deklaroi Mema. Të pyetur për zhvendosen e terminali në atë zonë, ai tha se “Këtë nuk e caktojmë ne por shteti, i takon bashkisë për këtë” deklaroi ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paketa e censurës/ Komuniteti i gazetarëve i shqetësuar: Hile të tilla nuk funksionojnë

Publikuar

-

Nga

Paketa e censurës/ Komuniteti i gazetarëve i shqetësuar: Hile të tilla nuk funksionojnë

Në Tiranë, komuniteti i gazetarëve vazhdon të protestojë ndaj planeve të parlamentit për të rimarrë në shqyrtim paketën e censurës.

Shtatë organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shprehjes i dërguan drejtuesve dhe deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë një letër të hapur, që të ndërpresin procedurat për paketën e censurës dhe të respektojnë Opinionin e Komisionit të Venecias.

Organizatat ndëkormbëtare që mbrojnë lirinë e medias kërkuan në letrën e hapur që parlamenti të mos vijojë planet për ndryshime ligjore në paketën e censurës, sepse kjo procedurë e paralajmëruar nga shumica socialiste, do të sillte mos-respektimin e disa vërejtjeve të rëndësishme të Komisionit të Venecias.

Analisti i njohur i agjencisë BIRN, Gjergj Erebara, thotë se “tashmë prej dy vjetësh kryeministri Edi Rama dëshiron të miratojë një ligj, që bie ndesh me standartet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut. Ai po injoron Komisionin e venecias, i cili ka thënë qartë se Shqipëria nuk mund të bëjë një ligj të tillë.

Organizatat ndërkombëtare të lirisë së medias i shkruan parlamentit se kanë një shqetësim të madh për planet e parlamentit për të injoruar cështjet që ngrihen në Opnionin e Komisionit të Venecias më 19 qershor mbi goditjen e lirisë së shtypit dhe të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit në Shqipëri.

Analisti i njohur i medias, Alfred Lela, thotë se si herët e tjera, dhe këtë herë ka një heshtje, një mungesë transparence dhe një mungesë gadishmërie për t’u ulur me grupet e gazetarëve, interesi i vetëm i të cilave është që të respektohet liria e fjalës, të respektohen mediat dhe qeveria të mos ndërhyjë arbitrarisht në punën e medias, duke përdorur instrumenta të pushtetit.



Organizatat ndërkombëtare dhe shqiptare të shtypit theksuan në letrat për parlamentin se amendamentet ligjore në gjendjen e tanishme bien ndesh me ligjet dhe standartet ndërkombëtare dhe sic shënoi edhe Komisioni i Venecias, propozimet ligjore janë plot me gabime themelore.

Erebara tha për Zërin e Amerikës se organizatat e Shoqërisë Civile, vendase dhe ndërkombëtare, i bënë edhe një herë të qartë qeverisë se po e ndjekin këtë zhvillim dhe hile të tilla nuk funksionojnë, sepse Opinioni i Komisionit të Venecias ishte hapur kundër kësaj nisme të qeverisë.

Organizatat ndërkombëtare dhe shqiptare të shtypit pohuan se do të ishte shumë më e përshtatshme që problemet të zgjidhen nga një trupë e pavarur vetë-rregulluese, ku të përfshihen gjithë aktorët e komunitetit mediatik.

Analisti Lela tha se shumica socialiste po përdor edhe rrëmujën politike për reformën zgjedhore si një mjegull për të paraqitur shpejt një paketë gjoja e rinovuar me vërejtjet e Venecias, por që do të jetë e njëjta, të miratohet me shpejtësi dhe të bëhet fakt I kryer dhe të jetë tepër vonë edhe për të bërë vërejtje dhe të kalohet në parament, si kanë kaluar shumë ligje së fundmi, ku opozita brenda parlamentit është në krah të shumicës socialiste, ndërkohë që institucionet themelore nuk janë funksionale.

Organizatat vendase dhe ndërkombëtare i kërkuan parlamentit njëzëri që ta rivlerësojë procedurën aktuale legjislative dhe të nisë një process transparent për të krijuar rregullat e duhura sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, duke përfshirë gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të medias në këtë proces, në mënyrë që gjithçka e kësaj fushe në Shqipëri të jetë në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për integrimin europian dhe të mos dëmtojë shpresat për një përparim sa i takon lirisë së shtypit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koshat e mbeturinave plot e përplot/ Era e rëndë e peshkut “pushton” qendrën e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Koshat e mbeturinave plot e përplot/ Era e rëndë e peshkut “pushton” qendrën e Tiranës

Qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me papastëri të mëdha nëpër lagjet e kryeqytetit.

Nëpër rrugë ka mungesë të theksuar të koshave të mbeturinave, ndërsa aty ku janë vendosur, plehrat kanë mbuluar trotuaret.



Një problem i tillë është edhe tek sheshi Avni Rustemi, pra në qendër të Tiranës. Koshat e mbeturinave që janë plot e përplot shpërndajnë një aromë të keqe në gjithë zonën.

Në këtë zonë ka shumë loakle dhe dyqane peshku, dhe të gjitha mbetetjete e tyre që hidhen nëpër koshat e mbeturinave janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Era e keqe e peshku nëpër koshat e mbeturinave, përhapet kudo duke u bërë një shqetësim serioz për banorët e kësaj zone./CNA.al

LEXO TE PLOTE