Connect with Us

Publikohen pamjet/ Dëmet e frikshme që la pas tërmeti i fuqishëm në Turqi

Bota

Publikohen pamjet/ Dëmet e frikshme që la pas tërmeti i fuqishëm në Turqi

Publikuar

-

Mbrëmjen e sotme Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.9 ballësh.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për viktima.

Me anë të një deklarate, kryetari i bashkisë së Elazig ka thënë se deri më tani nuk raportohet për viktima. Ndërkohë vetëm pak minuta pas tërmetit 6.8 rihter, një tjetër paslëkundje është ndjerë në këtë zone.
Nëpër rrjet janë shpërndarë foto të dëmeve të frikshme që ka shkaktuar tërmeti duke shembur ndërtesa.

LEXO EDHE:  Fotot/ Ja si e mbyti dhimbjen e divorcit kjo modele

Prej disa ditësh Turqia goditet nga lëkundjet e tërmetit, por intensiteti i tyre ka qenë shumë më i ulët sesa sot. Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Talebanët thirrje SHBA/ Të largohen nga Afganistani deri më 1 maj

Publikuar

-

Nga

Talebanët thirrje SHBA/ Të largohen nga Afganistani deri më 1 maj

Talebanët kërkuan të dielën që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të largohen nga Afganistani deri më 1 maj, në përputhje me një marrëveshje paqeje që grupi kryengritës nënshkroi me Uashingtonin një vit më parë.

Në një deklaratë për gazetarët, grupi paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndryshuar këtë plan “është e dënuar të dështojë.”

Talibanët thanë se ata i janë përmbajtur plotësisht mirëkuptimit që synon t’i japë fund luftës afgane e cila ka zgjatur dy dekada. Ata i bënë thirrje Uashingtonit të bëjë pjesën që i takon të asaj që grupi e quajti marrëveshje “historike”.

Administrata e Presidentit Biden po e rishikon marrëveshjen e arritur nga paraardhësi i tij, ish-Presidenti Donald Trump, me kryengritjen afgane dhe po vendos nëse do të tërheqë 2500 trupat e mbetura amerikane nga Afganistani për t’i dhënë fund luftës, më e gjata e Amerikës deri më sot.

LEXO EDHE:  FOTOT-Në shtrat me bikini të kuqe/ Kylie dhe Kendall bëhen bashkë dhe “tërbojnë” fansat

LEXO EDHE:  Kim Kardashian dhe saga e fotove seksi

Aleatët e SHBA të udhëhequr nga NATO-ja, kanë më pak se 10,000 trupa në vend.

Procesi i rishikimit erdhi për shkak të akuzave të përhapura se talebanët nuk i kanë respektuar premtimet, përfshirë ato për të shkëputur lidhjet me al-Kaidën dhe grupe të tjera terroriste që kërcënojnë SHBA dhe sigurinë e aleatëve të tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër COVID-19

Izraeli do të vaksinojë palestinezët që punojnë në Izrael apo në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, tha të dielën zyra për Koordinimin e aktiviteteve të qeverisë në territoret, zyrë kjo që funksionon në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.

Fushata e vaksinimit, e cila do të përfshinte rreth 130.000 palestinezë, pritet të nisë brenda ditësh.

Shaher Saad, sekretar i përgjithshëm i Sindikatës së punëtorëve palestinezë, tha se qindra palestinezë që punojnë në sektorët e shërbimit dhe sektorët e industrisë në Izrael tashmë janë vaksinuar privatisht nga punëdhënësit e tyre brenda Izraelit.

Ai tha se sipas marrëveshjes me Izraelin, ekipet mjekësore palestineze do të vendosen në pikat e kontrollit, për të mbikëqyrur administrimin e vaksinave.

Izraeli ka vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës së Pfizerit mbi gjysmën e popullsisë prej 9.3 milionë banorësh, përfshirë edhe palestinezët në Jerusalemin Lindor.

LEXO EDHE:  Foto/ Emily nuk i lë asgjë imagjinatës!

LEXO EDHE:  Foto/ Emily nuk i lë asgjë imagjinatës!

Por, Izraeli është përballur me kritika nga komuniteti ndërkombëtar se nuk ka bërë më shumë që t’iu mundësojë vaksinimin e palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor, në Rripin e Gazës dhe në territoret që Izraeli i ka okupuar më 1967 gjatë luftës së Lindjes së Mesme.

Palestinezët, deri më tani, kanë pranuar rreth 32.000 doza të vaksinës për 5.2 milionë banorët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Zyrtarët izraelitë thanë se sipas Marrëveshjes për paqe të Oslos, Ministria palestineze e Shëndetësisë është përgjegjëse për vaksinimin e banorëve në Gaza dhe në disa pjesë të Bregut Perëndimor./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet sërish numri i viktimave në Kosovë/ Konfirmohen dhe 453 raste të reja me Covid

Publikuar

-

Nga

Rritet sërish numri i viktimave në Kosovë/ Konfirmohen dhe 453 raste të reja me Covid

Katër viktima dhe 453 raste të reja me Covid janë konfirmuar këtë të dielë në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3,680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, njofton IKSHPKi.

Numri total i rasteve pozitive është 69,230 raste nga 307,332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,599 raste të vdekjes.

LEXO EDHE:  Foto/ Emily nuk i lë asgjë imagjinatës!

LEXO EDHE:  Në shtrat me Skye

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59,849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,782./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE