Connect with Us

Pse japonezët janë populli më i ndershëm në botë

Blog

Pse japonezët janë populli më i ndershëm në botë

Publikuar

-

Për shumicën e njerëzve, humbja e portofolit apo çantës, është më shumë sesa një telash. Për disa kohë ju nuk keni mundësi të përdorni kartën tuaj të kreditit. Nëse në porfotol apo çantë kishit çelësat e shtëpisë, humbja e tyre mund të nënkuptojë ndryshimin e bravave të shtëpisë suaj.

Por ka një vend ku ka gjasa që të rigjeni sendet e humbura: Tokio. Me një popullsi prej afro 14 milionë banorësh, miliona sende humbin atje çdo vit. Por një numër mbresëlënës arrijnë t`u rrikthehen të zotëve. Në vitin 2018, mbi 545.000 karta identiteti iu rikthyen pronarëve të tyre nga Policia Metropolitane e Tokios, ose 73 për qind e numrit të përgjithshëm të letërnjoftimeve të humbura.

Po kështu, u janë rikthyer të zotëve 130.000 telefona celularë dhe 240.000 kuleta. Shpesh, ato u rikthehen të zotëve të njëjtën ditë që kanë humbur. “Kur jetoja në San Francisko të SHBA-së, mbaj mend një lajm mbi dikë që banonte në Çajnataun, Nju Jork. Ai humbi portofolin dhe dikush tjetër ia ktheu policies”- thotë Kazuko Behrens, psikolog nga SUNY Polytechnic Institute në Nju Jork.

Ishte një rast i rrallë, dhe ai që gjeti dhe ktheu portofolin u intervistua në kanalin televiziv lokal, dhe u cilësua “Njeriu i ndershëm”. Por akte të tilla dinjitoze nuk janë një gjë e rrallë në Japoninë e Behrens. “Japonzët thonë zakonisht: Po, sigurisht që do ta dorëzonim”. Nëse portofoli nuk kthehet, kjo do të ishte një surprizë dhe do të përbente lajm.

Po si shpjegohet kjo gjë? Nga 156.000 telefonat celularë të gjetur dhe të dorëzuar vitin që shkoi, asnjë nuk iu dha zbuluesit apo u mbajt nga shteti. 17 për qind e atyre që nuk ia dorëzuan dot pronarit të tyre, u shkatërruan. Oficerët e komisariateve të policisë në lagjet e vogla të Japonisë, të quajtur Koban, kanë një imazh shumë të ndryshëm nga policia diku tjetër.

Ata janë shumë miqësorë me banorët, duke u vënë në shërbim të komunitetit dhe duke zbatuar deturën, ata arrestojnë adoleshentë keqbërës apo ndihmojnë të moshuarit të kalojnë rrugën. “Nëse një fëmijë sheh një oficer policie në rrugë, ai zakonisht e përshëndet atë”-thotë Masahiro Tamura, avokat dhe profesor i drejtësisë në Universitetin e Kiotos. “Policët shkojnë vazhdimisht në shtëpinë e të moshuarve që jetojnë vetëm në lagje, për t’u siguruar që janë mirë”- shton ai.

Sipas Tamurës, fëmijët inkurajohen të dorëzojnë sendet e humbura në komisariat. Në një studim që krahasonte telefonat dhe portofolat e humbur në Nju Jork dhe Tokio, 88 për qind e telefonave “të humbur” u dorëzuan në polici nga banorët e Tokios, krahasuar me 6 për qind e atyre të “humbur” në Nju Jork .

Në fakt, Japonia ka një histori të ndërlikuar me ndershmërinë, thotë Behrens. Marrim shërbimin shëndetësor. Deri 10- 20 vjet më parë, ishte normale që mjekët në Japoni të mos u thoshin pacientëve të tyre të vërtetën mbi sëmundjen e tyre. Ata do t`ia thoshin atë vetëm familjarëve. “Japonezët besojnë se mund të humbisnin vullnetin për të jetuar”-thotë Behrens, që thekson se kjo i ka rrënjët thellë në kulturën japoneze.

LEXO EDHE:  Studimi tronditës për Shqipërinë/ Meta jep alarmin: Trishtim më të madh nuk mund të ketë!

Kohët e fundit, kjo praktikë ka filluar të ndryshojë. Por kjo i çon disa si Behrens, të besojnë se japonezët nuk janë thelbësisht më të ndershëm se pjesa tjetër e popujve të botës. Behrens thotë se japonezët janë të kushtëzuar nga një “frikë” që buron nga besimet budiste të Rimishërimit.

Pavarësisht se shumica e japonezëve nuk identifikohen me një fe të organizuar, shumë prej tyre ndjekin praktikat popullore të Shintoizmit dhe Budizmit.

Theksi tek ekzistenca shpirtërore përtej vdekjes, luan një rol të madh në funerale. Pas cunamit që goditi Japoninë verilindore në vitin 2011, shumë njerëz mbetën të pastrehë, pa ushqimee apo ujë. Por edhe në vështirësi, njerëzit vunë shpesh nevojat e të tjerëve para të tyreve. Në zonat prekura, pati dukshëm më pak grabitje sesa është parë ma herët në zona të shkatërruara nga fatkeqësitë natyrore në vende të tjera.

Në përgjithësi, njerëzit në Azinë Lindore ndajnë tipare kolektiviste. Ata u japin prioritet të tjerëve, dhe përfshihen në sjellje që i sjellin më shumë përfitime grupit sesa tipareve individualiste, të cilat janë të motivuara nga egoizmi.

Në një studim, nënave amerikane dhe japoneze iu kërkua të flisnin mbi aspiratat që kanë për fëmijët e tyre. Behrens zbuloi se nënat japoneze do të dëshironin që fëmija i tyre të kishte një jetë “futsuu” (mesatare ose të zakonshme), një gjë që nuk ndeshet thuajse kurrë në Amerikë.

“Pikëpamja kolektiviste ka të bëjë me përkatësinë. Dëbimi nga grupi ku bën pjesë, do të ishte trauma më e madhe për shëndetin mendor. Ndaj është kaq shumë e rëndësishme që në një farë mënyre t’i përkisni një grupi. Me bërjen e një vepre të mirë, kthimin e një kulete të humbur; ju mendoni se në të ardhmen dikush tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”- thotë Behrens./ BBC-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Intervista/ Si e kërcënojnë shoqërinë teoritë e konspiracionit

Publikuar

-

Nga

Intervista/ Si e kërcënojnë shoqërinë teoritë e konspiracionit

Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vlefshme teoricienëve të konspiracionit të të gjitha llojeve. “Der Spiegel” bisedoi me ekspertin e teorisë së konspiracioneve, Majkëll Bater mbi rreziqet që paraqesin ide të tilla për demokracinë tonë, dhe mbi mënyrën se si t’i bindim ithtarët e këtyre teorive se e kanë gabim. Bater, 43 vjeç, është profesor i letërsisë amerikane dhe historisë kulturore në Universitetin e Tybingenit në Gjermani.

A besoni ju se shumica e njerëzve që po protestojnë kundër masave të vendosura nga qeveria gjermane kundër koronavirusit, janë përkrahëse të teorive të konspiracionit. Dhe pse ndodh kjo?

Ata nuk mendojnë me argumente të arsyeshme, dhe e dëshmojnë hapur se e konsiderojnë koronavirusin si një shpikje ose si një rrezik të ekzagjeruar. Ata nuk mbajnë maska, i shpërfillin rregullat e distancimit social, dhe besojnë në një narrativë mjaft tipike.

Cilën?

Që elita – pra politikanët, shkencëtarët dhe media tradicionale – e kanë krijuar artificialisht këtë kërcënim për të garantuar privilegje të caktuara, dhe për t’ua hequr njërëzve të zakonshëm të drejtat që gëzojnë. Në vendet ku ka pasur një numër më të madh vdekjesh

nga pandemia, në lojë futen edhe narrativa të tjera.

Atje, historitë në lidhje me armët biologjike, që pretendohet se e kanë lëshuar virusin, po luajnë një rol më të madh. Në fillim, kur ekzistonte frika se Gjermania mund të kishte një numër të ngjashëm rastesh si në Itali apo Francë, kjo narrativë ishte më e përhapur këtu.

Doni të thoni që çdo teori konspirative, është e rrënjosur në rrethanat e momentit?

Kjo ka të bëjë me zhvillimin e ndjenjës së koherencës për jetën e gjithsecilit. Edhe nëse është kryesisht sub-kriminale, ajo është një domosdoshmëri elementare e njeriut. Përmes internetit, është veçanërisht e lehtë ta bësh këtë me ndihmën e mediave alternative. Rezultati është zhvillimi i kundër-publikut, në të cilin njerëzit, pikëpamjet e të cilëve konsiderohen të rreme në publikun tradicional, nderohen dhe respektohen si autoritete.

Por në protestat që janë zhvilluar kohët e fundit, nuk kanë marrë pjesë vetëm ata që nuk besojnë se koronavirusi ekziston. Atyre u janë bashkuar edhe shumë njerëz, që prej kohësh janë kundër vaksinave, apo që besojnë se valët e telefonisë celulare janë të rrezikshme…

Edhe ata besojnë se janë viktima të një komploti, dhe kanë një gjë të përbashkët:Kanë identifikuar të njëjtët fajtorë. Ata brohorisin “Poshtë Merkel!”, dhe do të donin të zhduknin demokracinë përfaqësuese, në të cilën njerëzit nuk kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet e marra.

Në një dokumentar televiziv të kohëve të fundit, një burrë tha para kameras se elita gjermane pi gjakun e fëmijëve të vegjël. Çfarë i shtyn njerëzit në shekullin XXI të besojnë në fantazi të tilla?

Kjo është më pak befasuese nga sa mund të duket në pamje të parë. Në një shoqëri të iluminuar, njerëzit duhet të përballen me shumë pasiguri, dhe të kuptojnë se për shumë pyetje dhe probleme, nuk mund të ketë kurrë një zgjidhje. Por jo të gjithë mund të përballen me atë lloj pasigurie.

Dhe koronavirusi na ka ballafaquar me shumë pasiguri:Gjetjet shkencore mbi Covid-19, po ndryshojnë vazhdimisht, dhe struktura federaliste e Gjermanisë, me vendimet e saj të paqëndrueshme nga landi në land, e forcon edhe më shumë këtë ndjenjë. Disa njerëz e shohin si ngushëlluese të demonizojnë ata që janë në krye të vendit.

Teoricienët e konspiracionit ndihen më rehat se të tjerët?

Teoritë konfirmojnë pikëpamjen e tyre për botën – dhe i largojnë ata nga përgjegjësia. Ata që besojnë se rreziqet e koronavirusit janë fryrë, ndaj as nuk duhet t’u binden rregullave, dhe as të shqetësohen për shëndetin e tyre apo të familjeve të tyre. Edhe për shkak se janë në gjendje t`i shohin të gjithë ata që janë të shqetësuar si pjesëtarë të një komploti armiqësor, ata nuk kanë pse të shqetësohen as për shkeljen e së drejtës së tyre për integritet trupor.

LEXO EDHE:  Studimi tronditës për Shqipërinë/ Meta jep alarmin: Trishtim më të madh nuk mund të ketë!



Teoritë e konspiracionit, kanë qenë pjesë e politikës që nga antikiteti. Çfarë mësimesh mund të nxirren nga e shkuara?

LEXO EDHE:  Armina Mevlani, tashmë edhe blogere

Asnjë që mund të përgjithësohet. Secili grup rrethanash është tepër unik. Në Republikën e Vajmarit, teoritë e konspiracionit ishin pjesë e njohurive të pranuara gjerësisht. Kishte nacionalistë me legjendat e tyre të lashta, komunistët me idenë e tyre mbi një komplot kapitalist që synonte klasën punëtore, dhe kishte ndërkohë propagandë përreth një komploti të supozuar global të hebrenjve. Vetëm në vitet 1960, teoritë e konspiracionit në Gjermani u tërhoqën në skajet e shoqërisë, dhe e ndryshuan rrënjësisht shënjestrën e tyre.

Ç’doni të thoni me këtë?

Deri në atë moment, ato u përdorën kryesisht nga ata me pushtet për të stigmatizuar superfuqitë e supozuara – si hebrenjtë, masonët, socialistët apo katolikët. Por më pas, u shndërruan në një instrument populist për ata që e shohin veten si njerëz të zakonshëm, siç po e vëmë re edhe tani. Në vitet 1970-1980, pasuesve të teorisë së konspiracionit iu desh të investonin shumë më tepër nga koha e tyre.

Ata kopjonin libra dhe shpërndanin broshura. Sot, gjithçka që duhet të bësh është të futesh në google dhe të postosh. Dhe sa më i hollësishëm të jetë informacioni, aq më mirë. Sado që teoricienët e konspiracionit i përçmojnë parimet e Iluminizmit, ata përpiqen vazhdimisht

që t’i imitojnë ato.

Ju po flisni për ditare dhe grafikë të ndryshëm?

Ithtarët e ideve irracionale, mbajnë shënim një mori të dhënash, për të treguar se ata e zotërojnë të vërtetën. Nëse flisni me njerëz që besojnë se qeveria amerikane ishte përgjegjëse për shkatërrimin e kullave binjake më 11 Shtator, do të dëgjoni menjëherë që çeliku i përdorur në ndërtimin e kullave do të shkrihej vetëm në temperatura që nuk mund të arriheshin kurrë nga një shpërthim i karburantit të një avioni.

Argumente të tilla janë të lehta për t’u hedhur poshtë. Por për shkak se njerëzit nuk kanë zakonisht dijeni mbi temperaturat e shkrirjes së çelikut, ekziston një përshtypje fillestare e saktësisë shkencore.

Çfarë mund të bëjnë politikanët për t’i rikthyer “me këmbë në tokë” këta njerëz?

Nuk kanë shumë në dorë. Ne e dimë nga një seri studimesh, që ithtarët e bindur të ideve irracionale i besojnë ato edhe më fort kur u paraqiten ide të kundërta. Më së shumti, veëm anëtarët e familjes ose miqtë mund t’i bindin ata që të rishikojnë qëndrimet e tyre.

Çfarë mund të bëjnë këta të fundit?

Ata duhet t’i pyesin pse i besojnë gjithë këto gjëra, por nuk duhet t’a bëjnë këtë për t’u argëtuar për vete dhe për të zemëruar të tjerët. Në mënyrë ideale, një diskutim i tillë i hapur do të shkaktojë një proces vetë-reflektimi.

Është një proces i gjatë, shpesh i pasuksesshëm, por është e arsyeshme të mbështeten nisma të tilla, me anë të të cilave anëtarëve të familjes mund t’u mësohen strategji të tilla. Në një periudhë afatmesme, mohuesit e koronavirusit paraqesin në fakt një rrezik rrezik real.

Për shembull?

Nëse një lëvizje tipike populiste zhvillohet nga protestat, në të cilën teoricienët e konspiracionit rreshtohen me një trupë njerëzish të pakënaqur, situata mund të bëhet shumë më e pasigurt se sa është aktualisht. Kombinimi i irracionalitetit dhe zhgënjimit është shumë i rrezikshëm, pasi mund t’u hapë rrugë partive anti-demokratike. Dhe tashmë, protestat kanë treguar se shoqëria jonë po ndryshon mbi shumë çështje thelbësore. / Der Spiegel – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Gjuetia” e Llukashenkos ndaj udhëheqësve të opozitës në Bjellorusi

Publikuar

-

Nga

Nga Sergei Kuznetsov “Politico”

Minsk – Svetlana Aleksieviç është një personazh shumë i rrallë në Bjellorusi. Kjo jo vetëm për faktin se ajo është fituese e Çmimit Nobel për Letërsi, por gjithashtu se është një nga të paktët udhëheqës të opozitës që nuk është nën arrest ose në internim.
Aleksieviç është e fundit nga 7 anëtarët e vjetër të Këshillit të Koordinimit, një organ opozitar i ngritur për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit nga Aleksandër Llukashenko, i cili vazhdon të ketë ende një lloj lirie.
Ajo e ka ruajtur lirinë e saj falë pranisë së përhershme të diplomatëve të huaj në banesën e saj në Minsk, duke e bërë arrestimin e saj një katastrofë të mundshme për PR (piarin) e qeverisë së Llukashenkos.

Por ky nuk është rasti për shumicën e figurave të tjera të larta në lëvizjen pro-demokracisë, pasi forcat e sigurimit të Llukashenkos po e shtypin opozitën, duke arrestuar dhe rrahur numrin në rritje të protestuesve, dhe duke distancuar organizatorët dhe figurat publike me autoritet.

Maria Kolesnikova u arrestua pasi autoritetet bjelloruse nuk arritën ta dëbojnë me forcë në Ukrainën fqinje javën e kaluar, ndërsa një tjetër udhëheqës i këshillit, avokati Maksim Znak, u arrestua në selinë e lëvizjes në Minsk.
Para kësaj, dy udhëheqës të tjerë u detyruan të shkojnë në Poloni:ish-ministri i Kulturës dhe diplomati Pavel Latushko, dhe Olga Kovalkova. “Po, Këshillit të Koordinimit i është ‘prerë’ koka”- konfirmoi Svetlana Tikanovskaja, rivalja kryesore e Llukashenkos në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar, përgjatë një video konference.

Ajo ndodhet aktualisht e mërguar në Lituani. “Megjithatë, ai nuk do të shpërbëhet, por do të mbetet instrumenti kryesor për dialog midis popullit bjellorus dhe të ashtuquajturës qeveri”- tha ajo. Edhe pse shëndeti i dobët e pengon të marrë pjesë në protestat publike në rrugët e qyteteve bjelloruse, Aleksieviç mbetet simboli kryesor i kryengritjes kundër regjimit të Llukashenkos.
Pavarësisht përpjekjes së qeverisë për t’i “prerë” kokën opozitës, kundërshtarët e Llukashenkos nuk po dorëzohen. Të shtunën, Këshilli i Koordinimit tha në një deklaratë se nëse 7 anëtarët e komitetit të tij ekzekutiv nuk janë në gjendje të marrin vendime, atëherë një grupim më i gjerë anëtarësh do t’i miratojë vendimesh me një shumicë të thjeshtë votash.
“Kështu, aktivitetet e këshillit vazhdojnë dhe vendimmarrja është e mundur”-thuhej në deklaratë. 50 anëtarët kryesorë të këtij organi janë aktivistë të njohur civilë, biznesmenë dhe përfaqësues të komiteteve të grevës në ndërmarrjet kryesore.

Andrei Kureiçik, është një dramaturg dhe regjisor i shquar bjellorus, si dhe anëtar i komitetit. Ai beson se goditja e Llukashenkos ndaj udhëheqësve të këshillit, nuk do t’i ndalojë protestat e mëtejshme në rrugë, të cilat kanë tentuar të organizohen përmes mediave sociale dhe iniciativave nga poshtë-lart.



“Që nga fillimi, protestat në bjellorusi nuk ishin të koordinuara nga udhëheqës, por kishin një karakter spontan, duke u organizuar nga vetë bjellorusët. Ndaj as kjo taktikë nuk do të arrijë absolutisht asgjë”- tha ai për “POLITICO”.

LEXO EDHE:  A është gati NASA të zbulojë jetën përtej Tokës?

LEXO EDHE:  A është gati NASA të zbulojë jetën përtej Tokës?

“Stimuli kryesor për të dalë në rrugë, nuk vjen nga politikanët e opozitës, por nga veprimet e Llukashenkos dhe represioni i tij, për të cilin njerëzit duan që të marrë fund”- shtoi Kureiçik. Përkundër përpjekjeve të qeverisë për t’i zhdukur udhëheqësit e opozitës, të dielën u panë protesta masive në rrugë, me më shumë se 100.000 njerëz që marshuan në Minsk, gjë që e pamundësoi kontrollin e tyre nga policia.
Gjatë pesë javëve të protestave pas-zgjedhore, më shumë se 10.000 demonstrues dhe aktivistë të opozitës janë ndaluar dhe arrestuar. Disa prej tyre vazhdojnë të mbeten ende në paraburgim të akuzuar për vepra kriminale. Qindra njerëz janë rrahur nga policia përgjatë trazirave, dhe të paktën tre persona kanë vdekur.

Forcat e sigurisht nuk kanë kursyer nga dhuna as njerëz me pozicione të rëndësishme, duke filluar nga gazetarët e deri te aktivistët e klimës. Llukashenko e ka bërë të qartë, se nuk po planifikon të dorëhiqet apo të hyjë në bisedime me opozitën.
“Ka disa vija të kuqe, të cilat nuk ka të drejtë t’i kapërcejë askush. Dhe akoma askush nuk i ka kaluar ato”- i tha ai të hënën presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një samiti ku Putin i premtoi 1.5 miliardë dollarë ndihma. Kjo ndihmë nga Moska, nuk vlen shumë për të mbështetur legjitimitetin e humbur të Llukashenkos.

Kureiçik e pranon se ai ka frikë për jetën e tij, por ai e kupton se në Bjellorusi “askush nuk është i imunizuar nga hakmarrja”. “Frika është pikërisht ajo që të gjithë duam ta heqim qafe, përmes largimit nga pushteti të Llukashenkos. Unë nuk dua të kem frikë gjithë jetën time” – thotë ai.

“Unë parashikoj edhe 2-3 muaj të tjerë ose protesta dhe trazira. Por nuk mund ta ndryshosh dot vullnetin e njerëzve. Llukashenos nuk mund të rifitojë përsëri dashurinë dhe mbështetjen e njerëzve përmes shtypjes. Dhe është e pamundur të qeverisësh një popull që të urren, dhe që është i përgatitur të të heqë qafe siç hiqet një kapele nga koka. Prandaj revolucioni do të jetë fitimtar, pavarësisht se çfarë ndodh”- përfundon Kureçik./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Xhorxh Soros po merr peng sistemin e drejtësisë në SHBA

Publikuar

-

Nga

Nga Newt Gingrich “American Mind”

Gjatë ditëve të fundit kam parë një fenomen vërtet të çuditshëm. Duket se papritmas në media ka nisur një lëvizje për t’i mbyllur gojën kujtdo që flet kundër Xhorxh Sorosit, dhe më konkretisht mbi financimin prej tij të prokurorëve radikalë, që kërkojnë të ndryshojnë sistemin e drejtësisë penale në SHBA, duke injoruar disa lloj krimesh.
Kjo më ndodhi edhe vetë personalisht këtë javë, teksa isha i ftuar në studiot e televizonit Fox News. Kur po flisja për planin e Sorosit për të zgjedhur prokurorë pro-krimit dhe kundër policisë në të gjithë vendin, 2 nga pjesëmarrësit në panel më ndërprenë, dhe pohuan me forcë se Sorosi nuk kishte gisht në ato emërime.

Moderatorja Harris Faulkner, e shtangur mesa duket nga ndërprerjet, bëri pjesën e saj për ta çuar emisionin përpara pas një pauze të sikletshme. Të nesërmen, ajo foli mbi momentin e çuditshëm gjatë emisionit dhe e denoncoi censurën. Menjëherë pas emisionit, rrjetet sociale nisën të gumëzhijnë. Njerëzit pohonin se çdo kritikë ndaj përfshirjes politike të Sorosit është automatikisht e rreme, antisemite, ose që të dyja bashkë. Por ky pretendim është qesharak. Plani i Sorosit për të zgjedhur këta prokurorë është dokumentuar tashmë, dhe s’ka asnjë lidhje me prejardhjen e tij shpirtërore ose etnike.

“Los Angeles Times”, “New York Times”, “Politico”, “USA Today”, “The Washington Post” , “The Wall Street Journal”, “ Associated Press”, “CBS News”, “South Florida Sun-Sentinel” – edhe Fox News, ndër të tjera, kanë raportuar me shembuj specifik mbi veprimtarinë e Sorosit në këtë drejtim. Prokurori i Qarkut në Dallas Xhon Kruzo, që bëri fushatë me premtimin se nuk do të ndiqte penalisht një mori krimesh – përfshirë vjedhjet – e pranoi se fushata e tij ishte financuar kryesisht përmes Sorosit apo fondacioneve të tij.
Ai ka qenë një mohues i madh i krimit dhe kundër policisë, saqë Guvernatorit të Teksasit Greg Abot iu desh të dërgojë patrullën e Teksasit në pjesën më të madhe të Dallasit. Soros dha 333.000 dollarë në 2016 për të mbështetur kandidatin e atëhershëm të Prokurorit të Qarkut Kim Foks në Ilinois – që aktualisht po drejton dhunën e tmerrshme që ka përfshirë Çikagon, ku vrasjet janë dy herë më të shumta në numër se ato në vitin 2019.



Soros dhe organizatat e tij shpenzuan 1.7 milion dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Prokurorit të Qarkut të Filadelfias Lerri Krasner në vitin 2018. Para se të zgjidhej në detyrë, Krasner u bë i famshëm kur hodhi 75 herë në gjyq Departamentin e Policisë së Filadelfias. Që kur mori detyrën, dhjetëra prokurorë me përvojë ose janë pushuar nga puna, ose kanë dhënë dorëheqjen. Ndjekjet penale kanë rënë, dhe krimi është shtuar. Filadelfia ka aktualisht numrin e dytë më të lartë të vrasjeve në mesin e qyteteve të mëdha në vend. Ish-këshilltari i Hugo Çavezit dhe Prokurori aktual i Qarkut të San Franciskos, Çesa Budin u financua gjithashtu nga Soros dhe fondacionet e tij.
Budin e ka quajtur burgun “një akt dhune”, dhe ka refuzuar të ndjekë penalisht një mori veprimesh të paligjshme, nga urinimi në publik, deri tek ngacmimet seksuale, ta cilat ai e konsideron si “krime të cilësisë së jetës”. Meqë ra fjala, Budin është fëmija birësues i Bill Ajers dhe Bernardin Dorn, të grupit terrorist “Weather Underground”.

LEXO EDHE:  A është gati NASA të zbulojë jetën përtej Tokës?

LEXO EDHE:  Fjalimi profetik i Ronald Reganit në vitin 1982/ Marksizëm-leninizmi do përfundojë në koshin e historisë

Prindërit e tij biologjikë u dënuan dhe u burgosën për përfshirjen e tyre në një grabitje të armatosur me pasojë vdekjen. Një nga fondacionet e Sorosit shpenzoi 402.000 dollarë për të mbështetur garimin e dështuar të Prokurores të Qarkut të San Diegos Zhënevjevë Xhons-Rajt.
Në vitin 2016, Soros dhuroi 107.000 dollarë për të mbështetur Raul Torez në garën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Qarkut në Bernalilo – të cilin ai e fitoi me një diferencë 2 me 1. Në fakt, fondet e mëdha të Sorosit i nxitën republikanët të kandidonin sa për sy e faqe, pasi ishte tepër e shtrenjtë të garoje kundër Torrez.

Xhorxh Gaskon i mbështetur nga Soros, po sfidon aktualisht Prokuroren aktuale të Qarkut në Los Anxhelos Xheki Lasej, që është shënjestruar dhe ngacmuar sistematikisht nga mbështetësit e lëvizjes “Black Lives Matter”.
Unë nuk befasohem kur shoh turmat në Twitter që i mohojnë këto fakte. Por alarmohem kur shoh se forca e kësaj mendësie në mediat sociale, po ndikon fuqimisht tek mediat profesioniste. Unë mendoj se në thelbin e këtij mohimi, është fakti se demokratët dhe e majta po e shohin koston e tmerrshme njerëzore të politikave të tyre të gabuara, pro-kriminale, kundër policisë dhe drejtësisë, dhe ata kanë nisur të shqetësohen se populli amerikan do ta kuptojë se kush është përgjegjës për këtë gjë.
Në vend se të merren me diçka më të vështirë – apo ta pranojnë se gabuan – aktivistët e së majtës radikale po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i thënë dikujt “racist”, dhe për të bërë që edhe media të ndjekë shembullin e tyre. Amerika do të vuajë nëse mediat tona profesionale vazhdojnë të ndikohen kaq shumë nga mediat tona sociale./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE