Connect with Us

Plumbat trondisin Vlorën/ Policia në ndjekje të autorit

Kronika

Plumbat trondisin Vlorën/ Policia në ndjekje të autorit

Publikuar

-

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Vlorën, rreth orës 11:40 të paradites së sotme. Mësohet se një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga të shtënat nuk ka të lënduar pasi autori vetëm ka qëlluar dhe është larguar.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika të posaçme kontrolli për kapjen e autorit të të shtënave mesditën e sotme në qytetin bregdetar.

“Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Me 2 burgime të përjetshme/ Gjykata rrëzon kërkesën e Admir Tafilaj për të ulur dënimin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Burrelit, me gjyqtarë Murat Lleshi ,ka rrëzuar kërkesën e kapobandës, Admir Tafilaj, i cili kërkonte ulje dënimi.

Tafilaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si “grupi tritoli”.

Në faktet që Drejtoria e Burgjeve paraqiti theksonte se ky i dënuar  nuk krijon bindjen e një qëndrimi pendues ndaj veprave penale për të cilat është dënuar, madje në dhomën e qelisë së tij  janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas 18 vjeçaren

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotm.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 18 vjeçare ndërsa po kalonte rrugën në afërsi të fshatit Buçimas në Pogradec.

E reja po transportohet drejt spitalit me urgjencë. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kisha videon në dorë”/ Artan Hoxha tregon si e bindi Dritan Rexhepin për intervistën nga burgu

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ Artan Hoxha ne nje studio televizive

Gazetari Artan Hoxha, në një intervistë nga studio e ABC news, ka zbuluar se si arriti ta bindë Dritan Rexhepin (i dyshuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës) për intervistën nga burgu i Ekuadorit.

“Unë kisha pamjet. I thashë se kam parë videon se si është trajtuar dhe e kam parë të vdekur Jan Prengën. Unë i tregova atij se cfarë kisha parë dhe i thashë unë si gazetar nuk do e publikoj atë video se është shkelje e rëndë por do u kërkoja edhe kolegëve që nese u bie në dorë ajo video, për familjen, fëmijët pamjet nuk do jenë aspak etike.

E kam bindur personin atje që të sqarojë këtë situatë se ngjarja në Shqipëri është shumë e rëndë. Në pamje unë kam parë një Rang Rover të bardhë që është futur në garazhin e kompleksit Golden nga i cili ka danë 4 persona, hapet dera e pasme e  bagazhit, nxirret kufona e Jan Prengës nga këmbët deri tokë dhe pas pak e marrin dhe e fusin te furgoni.

Gramoz Rexhepit i kam thënë se gjithë kjo histori thuhet se është organizuar prej teje”, u shpreh Hoxha./CNA.al

Bossi më i madh i trafikut të kokainës/ Artan Hoxha interviston nga burgu i Sigurisë së Lartë, Dritan Rexhepin

Pengmarrja e Jan Prengës/ Artan Hoxha nxjerr intervistën me bosin e kokainës nga burgu i Ekuadorit

 

 

LEXO TE PLOTE