Connect with Us

Pazare, shtantazhe dhe gjoba nga mediat që i shërbejnë/ Morali pa moral i kryebashkiakut të Tiranës

Politikë

Pazare, shtantazhe dhe gjoba nga mediat që i shërbejnë/ Morali pa moral i kryebashkiakut të Tiranës

Publikuar

-

Disa media vasale të bashkisë Tiranë, kanë filluar çuditërisht një sulm ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj. Një sulm i strukturuar nga media, të cilat kryetari i Bashkisë i ka pasur nën “yqëm”, apo  komandë çdo sekondë.

Themi “nën komandën” e tij të përhershme, ditë dhe natë, 24 orë në 24, hane e pinte me ta, iu jepte tendera, “zhgrryheshin”  dhe ndanin gjithçka bashkë, pazare, sulme politike, tendera etj etj. Media të cilat shantazhonin njerëz për kryetarin e Bashkisë dhe ky i fundit që i shpërblen me punë publike të dhëna nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Tendera të fituar nga pronarë mediash, apo ushtrim influence nga ata tek pushtetarët vendorë.

Rasti i Veliajt dje, është kthyer në një shembull sesi s’duhet të jetë një pushtetar lokal. Dje ai ka pranuar publikisht se po i vendosin gjobë pronarët e mediave dhe këtë ai e quajti sport me të cilin ai merret, duke e trajtuar median si argëtim.

Në fakt ai kështu ka bërë dje, kështu ka bërë edhe pardje. Por, sot duket se e ka pak të vështirë, sepse po ha atë që gatoi.

Nga ana e Veliajt shohim një akt të turpshëm, pasi një kryebashkiak nuk mund të thotë se mediat po i vendosin gjobë. Por, shkon në prokurori, shkon në SPAK dhe i denoncon. Nuk ka pse t’i thotë publikut se mediat mund të thonë çfarë të duan për të, mund të bëjnë çfarë të duan, sepse duan t’i vënë gjobë për katë shtesë në Bulevardin e ri të Tiranës, apo atje ku do të ndërtohen pallatet apo do të ketë investime. Por, shkon dhe i denoncon me emra, se kush janë personat që po e shantazhojnë dhe po i vendosin gjobë, sepse kjo është një vepër penale.

Nga ana tjetër janë pronarët e mediave, të cilët dihet se çfarë janë. Kapterra, trafikantë, pseudo-biznesmenë, shumica e tyre nëpërmjet shantazhit dhe gjobave mediatike duke ushtruar influencën e tyre mediatike, duke përdorur si marionetë ekranin e tyre apo gazetat, nuk kanë bërë gjë tjetër, por thjesht dhe vetëm kanë goditur, duke ushtruar influencë në pushtete të ndryshme, për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

LEXO EDHE:  Veliaj: Teatri do të shembet, por...

Pra, monedha ka dy anë, njëra kokë e tjetra pil, e sa herë ta hedhësh nuk bie përherë njësoj. Ky rasti i disa mediave që po sulmojnë Lali Erin, dhe ky i fundit që po e kthen në sport publik, dhe nuk po shkon në prokurori, është një shembull publik ku ka katandisur media dhe pazari i saj me politikën dhe e anasjellta.

Nuk është aspak morale sulmi që bëri Veliaj ndaj mediave dhe pronarëve të tyre, duke i akuzuar për shtantazh dhe gjoba, ndërkohë që nuk shkon në prokurori. Ashtu siç nuk është aspak moral por kriminal fakti që këto media për shumë e shumë vite kanë heshtur dhe i kanë shërbyer Veliajt dhe sot për interesat e tyre klienteliste dhe korruptive e godasin për të vënë gjoba.

Luftë horrash, megjithëse më në fund disa të vërteta do i dëgjojmë, edhe nga ato për këta pronarë që ne si cna.al i kemi thënë shpesh por institucionet përghjegjëse shteterore heshtën, ashtu si vepruan edhe për denoncimet tona ndaj kryebashkiakut Veliaj. Tani këto të vërteta po i dëgjojmë nga përplasja e mediave me Lalin.

Të vërteta të cilat për shumë vite janë mbajtur të fshehta dhe janë deri në kriminale. Në fakt që në fillim e gjithë kjo histori mban një erë të keqe. Duket sikur je në një Pazar peshku, i cili thjeshtë dhe vetëm qelbet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për Ballkan web, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi ‘qytetarin dixhital’ që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të bashkisë për ‘Javën e verës’

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Prokurorët në panik/ Bojkotojnë Strukturën e Posaçme Antikorrupsion

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin/ “Asgjë nuk është normale”

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin/ “Asgjë nuk është normale”

LEXO EDHE:  Tendera të dyshimtë dhe nën hetim nga Prokuroria/ Isa Sakja kryebashkiaku i pallateve në rërë

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE