LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nga ‘Klubi i Romës’, tek gjyshja e Sazan Gurit”/ Perlat e së enjtes mbrëma

24 Janar 2020, 12:10, Politikë CNA
“Nga ‘Klubi i Romës’, tek gjyshja e Sazan Gurit”/

E enjta është një çmenduri e vërtetë në televizionet shqiptare.

Por, nëse doni të mos acaroheni, shikoni emisionin e Artur Zhejit.

Është një perlë e vërtetë.

Ne po sjellim disa pjesë nga debati i mbrëmshëm, ku të ftuar ishin figura të shquara si Sazan Guri, Olsi Jazexhi, Alfred Cako, Flutura Açka e Laert Vasili.

Aty flitet nga plani për shfarosjen e popullsisë së botës nga ?Klubi i Romës?, tek prejardhja e Sami Frashërit, e deri tek fakti si mësonte fshehurazi shqip, gjyshja e Sazan Gurit.

Artur Zheji: Kush e ka plisin?

Alfred Cako: Odiseja, të gjitha pikturat me plis i ka. Paridi ka pasur plis. Turqit kanë qeleshe të kuqe, ne e kemi të bardhë, çifutët të zezë.

Përfaqëson vezën kozmike ose Zotin. Burri e mbante me vete kur ikte ushtar që të tregonte se mbante gjysmën e vetes me vete, që ishte gruaja.

E mbante me shallë që të tregonte se ishte i martuar kur shkonte në një fshat të panjohur. Plisi mbahej kur arrinte moshën  për pushkë. I vetëm nuk mbante plis.

Olsi Jazexhi: Plisi është traditë arabe.

Sazan Guri: Pse arabët nuk kanë plis sot? E kanë vetëm shqiptarët dhe kosovarët.

Alfred Cako: Ka një planifikim nga ajo që quhet Klubi i Romës për të pakësuar popullsinë në çdo vend të botës. Aty ka 10 pika dhe në një prej tyre thuhet që popullsia e botës që të jetojë në një ekuilibër dhe harmoni me të mirat që ofron toka duhet të jetë jo më shumë se 500 milion banorë. 

Një nga librat më të rëndësishëm për këtë ai që kam bërë unë. Klubi i Romës është krijuar në vitin 1969. Popullsia do të pakësohet me të gjitha mënyrat, qoftë me luftrat, qoftë me sëmundjet.

Ka filluar që në kohën e komunizmit, me klorin në ujë. Një nga mënyrat në ushqim për të ulur numrin e popullsisë është përdorimi i ushqimeve si mielli i llokumeve dhe gurabijeve. 

Futja e ligjeve në vendet që kanë qenë komuniste të martesave të një seksi, në Shqipëri ka kaluar. Këto martesa synojnë që riprodhimi të jetë zero. Tjetër, ushqimi i keq dhe helmimi përmes barnave mjekësore. Janë dy kompani të mëdha, njëra për farat që u sjell popujve ushqimin OMGJ që shkakton shumë sëmundje.

Ulja e popullsisë dhe shpopullimi i shqiptarëve janë dy gjëra që shkojnë paralel. Tjetër helmimi i ushqimit të kafshëve përmes avionëve që hedhin sulfat plumbi nga lart. Një plan tjetër ka qenë nxitja e viruseve vdekjeprurëse.

Sazan Guri: Janë 36 projekte për të zhdukur këtë shtet, këtë vend, këtë komb. Nga viti 1844, projekti i parë i shtetit fqinj në veri që lobojnë bukur.

Shqiptarët për nga veprat që bëjnë ja kalojnë gjithë Europës bashkë. 127 kryengritës kundër osmanëve nuk i bëri dot as Europa as Ballkani. Por shqiptarët shkruajnë shumë pak dhe mblidhen shumë pak.

Këta bënë 20 takime për tu ndarë Kosova nga Serbia në rrugën legale. Shqiptarët e kanë mbiojetesën si popull i vuajtur dhe shumëvuajtur së bashku me izraelitët. Projekti i 37 është minishengeni.

Projekti i 38 është fertiliteti për shkak të ushqimeve. Në katër produkte, 3 janë serbe sot.Jam pranë akuzës që ata ndërhyjnë në mutacionet gjenetike që ti të mos kesh atë fertilitet natyror. Së fundi është projekti që të mos bashkohen.

Laert Vasili: Jo jemi planifikuar për tu zhdukur por pikëpyetja e madhe është se pse nuk jemi zhdukur ende? Sepse janë mbushur rrjetet sociale me shalët që ekspozojnë hotelet e Dubait dhe kjo është për të ulëritur. Pastaj ti del në rrugë dhe tjetrit nuk i vinë katër fjalë në shqip por i vinë 8 milion fjalë në gjuhë të huaj.

Ke identitet? Çfarë identiteti ke? Atë që nuk e realizuan dot as bizantinët, as otomanët, po realizohet në këtë 30 vjeçar me këtë ligj zgjedhor të tmerrshëm që ekziston kur duhet të ishte mazhoritar proporcional.

Olsi Jazexhi: Sami Frashëri ka pasur dy emra, edhe Shemsedin, edhe Sami. Vetë e shkruajtur emrin Shemsedin në libra.

Flutura Açka: Olsit dhe atyre që bëjnë programet e shkollave ju rekomandoj që të marrin nga libri ?Stambolli? i Orhan Pamuk, ku për herë të parë një intelektual turk e thotë me të madhe që Shemsedini që thoni ju është shqiptar. Është romancieri i parë shqiptar dhe romancieri i parë turk. Kjo duhet hequr nga libri dhe gdhendur diku.

Olsi Jazexhi: Është një lajm sot ? Kush rreh gruan do dëbohet nga shtëpia pa vendim gjykate. Nisma ligjore me masat e ashpra shkon në Kuvend?.

Sundimtarët amerikanë të Shqipërisë që nga ?90-ta janë kujdesur të shkatërrojnë strukturën tradicionale të familjes shqiptare, traditën e krishterë dhe islamike dhe me ligjet që po sillen tani nën presionin e perëndmorëve për një mashkull shqiptar që të martohet me gruan e tij kthehet në një tmerr. Politikat LGBTI po sulmojnë rolin e mashkullit në Shqipëri.

Mashkulli që në fetë tradicionale është si kreu i shtëpisë, me ligjet që po sillen sot po kthehet në njeriun më të përbuzur të familjes. Këto politika bëjnë që një mashkull të mos ketë më atë dëshirën për të krijuar familjen e madhe.

Olsi Jazexhi: Gjuha shqipe nuk është ndaluar ndonjëherë në kohën e Perandorisë Osmane

Sazan Guri: Me ferman në 1879.

Olsi Jazexhi: Mesonjëtorja e Korçës u hap me ferman nga sulltan Abdyl Hamiti, i njohu shqiptarët si komb.

Sazan Guri: Pasi mbylli shkollat.

Olsi Jazexhi: Mësonjëtorja e Korçës u mbyll se ishte qendër spiunazhi britanik protestant kundër myslimanëve dhe ortodoksëve. Komiteti ortodoks u çua kundër kësaj shkolle.

Sazan Guri: Boll! Në 1910, gjyshja ime në Berat që studionte fshehurazi me Babë Dud Karbunarën nuk e linte xhonturku të bënte mësim shqip. Gjuha turke në 1912-1920 ishte gjuhë e parë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, në jug gjuha greke. Gjuha shqiptare u bë gjuhë zyrtare me Kongresin e Lushnjes në 1920. Për 5 vjet Fan Noli përktheu kryeveprat e botës./ TemA

Lajmet e fundit nga