Connect with Us

Ndryshon moti/ Në fundjavë iu presin “surpriza”

Sociale

Ndryshon moti/ Në fundjavë iu presin “surpriza”

Publikuar

-

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe sot, por gradualisht do të vijë edhe përkeqësimi i motit.

Në këtë mënyrë pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë e kthjellët, por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit do të vijnë vranësirat në shtim mesatare deri të dendura.

Prej orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat mesatare dhe të dendura shtrihen në të gjithë territorin.

Sipas SHMU, në fushën termike temperaturat e mëngjesit pritet të pësojnë një rritje fare të lehtë nga -5ºC në relievet malore deri në 4ºC në ato të ulta e ato bregdetare.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Në vlerat e mesditës ato pritet të arrijnë nga 9ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pallati i dëmtur nga tërmeti u klasifikua i banueshëm/ Banorët e Durrësit kallëzojnë në SPAK, Vangjush Dakon

Publikuar

-

Nga

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, kryetaren aktuale Emiriana Sako, Sekretarin e KKRT Adhurim Qehajaj dhe firmën Ndergjoni SHPK.

Pallati sipas banorëve është dëmtuar që nga tërmeti i parë i shtatorit, por ai i 26 nëntorit 2019 e bëri atë tërësisht të pabanueshme. Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar këtë pallat të rikuperueshëm me 46 % të buxhetit të ndërtimit të tij, ndërsa banorët ndihen të tmerruar të hyjnë dhe jetojnë në atë pallat ku shprehet se sipas vlerësimit të kompanive private aij pallati i janë këputur kolonat dhe është i pabanueshëm. Banorët kërkojnë shembjen e tij dhe ndërtimin e një pallati të ri.



Avokati i banorëve Baftjar Rusi ka kërkuar shembjen e pallatit pasi është i pariparueshëm dhe rrezikon jetën e tyre.

“Ky pallat ka pasur probleme që nga tërmeti i parë i shtatorit, ndërsa ai i nëntorit e ka dëmtuar totalisht duke goditur kolonat mbajtëse dhe këputjen e tyre. Banorët e Institutit e Ndërtimit me një ekip me 8 veta e nxjerr këtë pallat të rikuperueshëm dhe duhet 46 % e investimit të ndërtimit të pallatit. Pallati nga çasti në çasti mund të shembet dhe duket si një rrënojë mbi paterica. Një lëkundje mbi 4 ballë mund të hedhë në tokë atë. Jemi para veprave penale të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdormi i detyrës, korrupsioni, ndërtimi i paligjshëm, tortura, janë 10 vepra penale të sugjeruar SPAK. Ne kallëzojmë ish strukturat e bashkisë Durrës që ka lëshuar këtë leje ndërtimi, ish kryetari i bashkisë, etj. Nga 10 kate që kishte lejen e ka bërë 14 kate dhe ka bërë dhe garazhde. Këto banorë po torturohen sërish të hyjnë brenda atij pallati që po shembet”, tha avokati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rinis proçesi mësimor/ VOA: Një vit shkollor mes rreziqeve të pandemisë

Publikuar

-

Nga

Rinis porçesi mësimor/ VOA: Një vit shkollor mes rreziqeve të pandemisë

Në Shqipëri nisi sot viti i ri shkollor, megjithë vështirësitë dhe rreziqet e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet njoftuan se ndërmorën një seri masash mbrojtëse për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, megjithatë shqetësimi i prindërve dhe komunitetit vazhdon të mbetet i lartë.

Dhjetëra mijëra nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm nisën sot vitin e ri shkollor në kushtet e pazakonta të diktuara nga pandemia Covid-19.

Autoritetet arsimore pohojnë se kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe mësuesve.

Një protokoll shëndetësor është shfaqur në gjithë mjediset e shkollave dhe ministria ka kërkuar respektimin e tij me përpikmëri.

Midis masave të ndryshme që janë marrë për t’u mbrojtur nga infektimi prej koronavirusit është përgjysmimi i numrit të nxënësve në klasa, si dhe shkurtimi i orëve mësimore.

Zyrtarët pohuan se janë të vetëdijshëm që hapja e shkollave do të rritë numrin e të infektuarve me Covid, por zbatimi i masave mjekësore mund të parandalojë përhapjen e infeksionit.

Matja e temperaturës në hyrje të shkollës, vendosja e maskave dhe spëkatja e vazhdueshme me ilaçe higjenizuese në hyrje të klasave janë ndër masat kryesore edhe për nxënësit, ashtu si bëjnë secili në hyrje të shtëpisë përditë.

Bashkë me disa dhjetëra mijë nxënës në shkolla shkojnë edhe disa mijëra mësues dhe punonjës të tjerë, të cilët gjithashtu rrezikohen njëlloj nga infektimi prej koronavirusit.



Ish drejtuesja e arsimit të kryeqytetit, Majlinda Keta, sot përcolli mbesën e saj për në klasën e parë.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

LEXO EDHE:  Ngrica, brymë dhe temperatura nën zero/ I ftohti nuk po na ndahet

Ajo thotë se krahas pandemisë, shkollat dhe sistemi arsimor kanë një seri problemesh dhe mungesash të tjera themelore, nga siguria dhe deri tek cilësia e librave dhe mësimdhënies.

“Ne aktualisht kemi shkatërruar rrjetin e zyrave arsimore, kemi shkatërruar sistemin e kualifikimit të vazhdueshëm të mësuesve dhe librat shkollorë nuk janë në nivelin e duhur profesional” – tha zonja Keta.

Në disa shkolla ka njoftime për infektime të mësuesve dhe nxënësve, partia Demokratike ka kërkuar një testim masiv të mësuesve për Covid-19 para se të nisë viti i ri shkollor.

Opozita kërkoi që të mbrohet shëndeti i çdo nxënësi dhe i çdo mësuesi nevojitet edhe testimi covid dhe testimi serologjik, për të izoluar përhapjen e virusit nga mësuesit tek nxënësit dhe nga nxënësit tek prindërit dhe gjyshërit.

Qeveria, sipas opozitës, po e kalon përgjegjësinë e mbrojtjes së shkollave tek prindërit, duke u kërkuar të deklarojnë se janë të paprekur nga infeksioni.

Opozita deklaroi se ndryshe nga propaganda qeveritare, e vërteta është se masat janë gjysmake, fond shtesë për të mbrojtur shkollat nga Covid nuk ka, shkollat publike janë masivisht të papërgatitura për të përballuar pandeminë dhe se fëmijët dhe mësuesit janë në mëshirë të fatit.

Ashtu si ishte një vit i vështirë dhe i rrezikshëm për cdo shtet dhe familje për shkak të pandemisë së covid-19, ky pritet të jetë një vit i vështirë dhe i rrezikshëm edhe për sistemin arsimor shqiptar, ku sfida shëndetësore do të jetë e përditshme./VOA/

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti në vijim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër të pozicionuar në detin Mesdhe duke influencuar edhe territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me aleternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

LEXO EDHE:  Vijon moti “përvëlues”/ Ja sa do jenë sot temperaturat

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Temperaturat do të jenë me rënie graduale.



Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  14/30°C

Zonat e ulëta  15/35°C

Zonat bregdetare 21/33°C

LEXO TE PLOTE