LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbylli hetimet për Bashën/ Gjyqtari i Tiranës pushon çështjen e bujshme CEZ

24 Janar 2020, 15:16, Politikë CNA
Mbylli hetimet për Bashën/ Gjyqtari i Tiranës pushon

Pas disa vitesh, pushohet çështja e bujshme CEZ.

Mësohet se gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Lazër Sallaku ka firmosur sot vendimin për pushimin e çështjes.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mos e gjykojë më këtë çështje, pasi pretendon se privatizmi i OSSH nga çekët nuk përbën vepër penale.

Kjo çështje ka bërë zhurmë që prej vitit 2008 dhe për këtë ishte ngritur edhe një Komision Hetimor Parlamentar ku dëshmuan ish-zyrtarë të lartë demokratë.

Madje, Kuvendi i Shqipërisë i kërkoi Gjykatës së Tiranës më 27 dhjetor, që çështja t?i kalojë SPAK-ut. Por sipas Sallakut, ish-zyrtarëve nuk i janë gjetur elemenët të veprave penale.

Kujtojmë se pak ditë më parë Sallaku pushoi edhe hetimet pë lobimin rus të kreut të opozitës Lulzim Bashës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga