Connect with Us

Lulzim Basha fillon të tjera pushime/ Kreu i Republikës së re “zhduket” pa adresë

Politikë

Lulzim Basha fillon të tjera pushime/ Kreu i Republikës së re “zhduket” pa adresë

Publikuar

-

Kryetari i republikës së re, Lulzim Basha i cili njihet për pasionin e tij të madh për gjumin dhe dashurinë për Holandën, nga dje ka filluar pushimet e tij të dyta, apo të treta, pasi në fund të vitit ai u largua në vendet ekzotike për rreth një javë me familjen, më pas Luli zgjodhi të bënte disa pushime në Itali, të cilat i justifikoi sikur ishin takime politike. Ndërsa pushimet e treta i ka filluar dje.

Burime zyrtare nga selia e Republikës së Re thanë për CNA.al se Lulzim Basha është larguar nga Shqipëria, ditën e djeshme. Nuk ka dhënë as adresë ku ka shkuar, psi kohët e fundit ka filluar e nuk tregon më as vendndodhjen dhe vetëm një grup i ngushtë prej dy ose tre persona e dinë vendndodhjen e tij.

Lulzim Basha për shkak se në media raportohet shpesh për lëvizjet e tij, mund të jetë në Hollandë me ditë të tëra, apo pushimet e gjata, apo për ditët që nuk shkon në punë sepse është në gjumë, ka filluar të bëhet konfident. Po përpiqet që të jetë sa më pak i ekspozuar në media për lëvizjet e tij dhe prandaj e ka ngushtuar rrethin e njerëzve që janë në dijeni për lëvizjet që ai kryen.

LEXO EDHE:  Si shpërdorohen taksat e shqiptarëve/ Rama, samit për të përçarë studentët

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare se Luli nga dje ka fluturuar për në Holandë, nuk dihet nëse do të kthehet në fundjavë, apo do të vijojë pushimet e tij, për t’u rikthyer ditën e hënë.

Por, dihet se nga dje Lulzim Basha nuk është në selinë e PD-së. Destinacionin përpiqet ta mbajë të fshehtë, por ai tashmë dihet. Holanda është zgjedhja e Lulit. Ai pritet që të kthehet pas dy ose tre ditësh. Ndërkohë në selinë e PD-së, punët i drejton Gaz Bardhi, ndërsa Sali Berisha dje në një dalje në emsionin “Opinion” tha se nuk e dinte ku ndodhej Lulzim Basha dhe se takimin e fundit e kishte pasur para pesë ditësh./ CNA.al

Fotot – Pushimet prej oligarku të Bashës/ Zbulohet parajsa ekzotike ku ndodhet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për Ballkan web, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi ‘qytetarin dixhital’ që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të bashkisë për ‘Javën e verës’

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Basha: Në vend të dekriminalizimit, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit

LEXO EDHE:  Gazetari i Bashës provokon Metën/ Për të marrë PS-në, po shkërmoq LSI-në

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Pakti për zgjidhjen e krizës/ Patozi i “nxjerr bojën” Bashës

LEXO EDHE:  Plasi skandali “Xhafaj”/ U gëzua Saimir Tahiri

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE