Connect with Us

KLSH kallëzon në prokurori 3 ish regjistrues dhe 3 specialistë të ish -ZVRPP Gjirokastër

Lajme

KLSH kallëzon në prokurori 3 ish regjistrues dhe 3 specialistë të ish -ZVRPP Gjirokastër

Publikuar

-

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit me objekt:“Auditimi përputhshmërie për vitin 2017 -2019”.

Me Vendimin të Kryetarit të Kontorllit të Lartë të Shtëtit është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr.372/9 datë 2020, i janë rekomanduar masat Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastës, për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në transaksionet me pronat.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat në mënyrë të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për: M.K, A.P dhe DH.K ish-Regjistrues dhe,L.B, K.R me detyrë Specialist/ Hartograf, G.K jurist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”:

– Në 13 raste, janë kryer veprime dhe ka ofruar veprime e lëshuar vërtetim pronësie pa dokumente ligjore , regjistruar truall+ndërtesë me sipërfaqe totale 2417m2 , pasi dokumenti ligjor nuk plotëson kushtet për të shërbyer si titull pronësie.
– Në 3 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme për një trung familjar 2 e më shumë AMTP, duke përfituar më tepër tokë prej 27700 m2.
-Janë regjistruar 24 pasuri bazuar në AMTP të plotësuara nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër,jashtë kopetencave ligjore.
– Në 4 raste regjistruar pasuritë e paluajtshme përfituar me leje legalizimi, për rrjedhojë është miratuar padrejtësisht në favor të poseduesve, më tepër trualli me sipërfaqe totale prej 263.6 m2.
– Në 5 raste ka regjistruar dhe ka kryer veprime, si pjesë e objektit ndërtesë 3 kat, regjistrimi është kryer me shkelje e parregullsi, më tepër sipërfaqe 151 m2 .
– Në 1 rast kanë regjistruar ndryshim zërit kadastral nga pyll në truall, me sipërfaqe 2400 m2, rezulton se është eleminuar kufizimi i mëparshem(në jug) me “përrua”,
– Në 15 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme me dokumete fotokopje të panoterizuar, si dhe është kryer në mungesë të marrëdhënëieve me truallin.
– Në 1 rast ka regjistruar, truall me sipërfaqe 3110 m2 dhe ndërtesë 3 kat me sipërfaqe 140 m2, ZK 8541, rezulton se regjistrimi është kryer me shkelje të dispozitave ligjore, për rrjedhojë për truallin e përfituar me sipërfaqe 2970 m2, mungon dokumenti i pronësisë .
– Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur ka patur urdhër kufizimi nr.316, datë 08.12.2009 për mbivendosje.
– Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur objekti është hedhur dhe bie pjesërisht mbi rrugë, origjina e pronës është kopje, gjithashtu nuk është bërë verifikimi nëse prona në fjalë rrjedhin nga tituj pronësie të pronarit të fundit të saj, të regjistruar më parë në regjistër.
-Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur: Pasuria nr. 7/137 bie pjesërisht mbi pasurinë 7/87 e llojit përrua me sipërfaqe 1370 m2.
– Në 1 rast është ndryshuar zëri kadastral nga përrua në truall dhe nga rrugë në truall, si dhe zhvendosje e shtratit të përroit në kartela dhe hartën e punës, prona të cilat i shërbejnë interesit publik.
– Në4 raste kanë kryer veprime në kushtet kur objekti është hedhur dhe bie pjesërisht mbi rrugë, origjina e pronës është kopje.

LEXO EDHE:  KLSH-Bashkisë së Tiranës: Anullo rritjen e çmimit të biletave për urbanët

KLSH, duke i konsideruar të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër, konkretisht për : M.K,A.P dhe DH.K, ish-Regjistrues dhe,L.B, K.R me detyrë Specialist/ Hartograf, G.K jurist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal,, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën nr.372/12, datë 19.11.2019, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër, për shkelje të ligjit në regjistrimet e paligjshme të pronave, tjetërsimin e tyre në kundërshtim me ligjin, etj., duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/ Reagon Ministira e Jashtme

Publikuar

-

Nga

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Mentor Rexha në burgun e qytetit Lorient në Francë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se sipas autoriteteve të policisë franceze, shtetasi Mentor Rexha është vetëvrarë gjatë natës së 31 janarit 2020, por pas pretendimeve të familjarëve se e kanë vrarë kanë kërkuar informacion shtesë.

“Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij. Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore. Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha”, thuhet në njoftim.

Ministria thotë se për këtë ngjarje, Ambasada shqiptare në Francë është njoftuar nga të afërmit e të ndjerit ditën e diel, datë 2 shkurt 2020.

LEXO EDHE:  Kallëzimi i Metës ndaj Dvoranit/ Krimet e Rënda “lajnë duart”, ia kalojnë Prokurorisë së Tiranës

LEXO EDHE:  DASH: Clinton shkeli udhëzimet për emailet

“Që nga ajo ditë e në vazhdim, shërbimi konsullor i Ambasadës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij, për të mundësuar vendosjen e kontakteve me qendrën penitenciare të Lorient, si dhe për të lehtësuar udhëtimin e njërit prej familjarëve të tij nga Italia në Francë. Ambasada shqiptare në Francë njofton se, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e shtetasit shqiptar, Mentor Rexha”. sqaron ministria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

U prodhua në 2019-ën/ Në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera “Spirit of Discovery”

Publikuar

-

Nga

Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera M/V “Spirit of Discovery.
Krociera M/V “Spirit of Discovery ka këto të dhëna: Lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar, është prodhuar në vitin 2019, ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m, GT- 58199.

Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V “Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.

“Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.
Shqipëria nuk është pikë kalimi por është destinacioni turistik i turistëve të huaj”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme detare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndryshime në rang shefash/ Emërime të reja në Komisariatet e vendit

Publikuar

-

Nga

Kjo javë ka filluar me ndryshime në rang shefash në disa nga Komisariatet e vendit.

Mësohet se Nik Nikolla është emëruar shef i komisariati në Lezhë, Agron Kurti në Kukës dhe Arian Dumi në Tropojë.

Nikolla ishte shef i komisariatit të Tropojë dhe do të shkojë në Lezhë kurse Agron Kurti nga Lezha do të shkojë në Kukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE