Connect with Us

Ishin nisur për në shkollë/ Aksidentohen tre fëmijë

Kronika

Ishin nisur për në shkollë/ Aksidentohen tre fëmijë

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Allkaj të Lushnjes, ku një automjet ka aksidentuar tre fëmijë, të cilët ishin duke shkuar në shkollë.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se tre fëmijët kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë  3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

LEXO EDHE:  5 gabime të tmerrshme që bëni gjatë rritjes së fëmijëve tuaj

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Itali/ Shqiptari masakron me thikë pronarin e lokalit

Publikuar

-

Nga

Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Mësohet se i riu punonte në një bar në Roça Imperiale dhe mbrëmjen e djeshme, para se të mbyllte punën, ka sulmuar pronarin me thikë në shpinë dhe krahë.

Fatmirësisht italiani ka mundur ti shpëtojë plagëve të marra, falë disa kalimtarëve që kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë.

Ndërkaq, i riu shqiptar ka tentuar të largohet  por është ndaluar në autostradën 106 në San Nicola di Roça Imperiale.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Shkodër/ Ndërron jetë një nga të plagosurat

LEXO EDHE:  Vari kokëposhtë fëmijën dyjavësh, rrjeti “shpërthen” kundër doktorit

Shqiptari i arrestuar për vrasje në tentativë, tani është në burg./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me 2 burgime të përjetshme/ Gjykata rrëzon kërkesën e Admir Tafilaj për të ulur dënimin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Burrelit, me gjyqtarë Murat Lleshi ,ka rrëzuar kërkesën e kapobandës, Admir Tafilaj, i cili kërkonte ulje dënimi.

Tafilaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si “grupi tritoli”.

Në faktet që Drejtoria e Burgjeve paraqiti theksonte se ky i dënuar  nuk krijon bindjen e një qëndrimi pendues ndaj veprave penale për të cilat është dënuar, madje në dhomën e qelisë së tij  janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Pogradec/ Makina përplas 18 vjeçaren

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotm.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 18 vjeçare ndërsa po kalonte rrugën në afërsi të fshatit Buçimas në Pogradec.

E reja po transportohet drejt spitalit me urgjencë. Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE