Connect with Us

Humbje e thellë për Turqinë/ Shkon në 14 numri i viktimave të tërmetit

Bota

Humbje e thellë për Turqinë/ Shkon në 14 numri i viktimave të tërmetit

Publikuar

-

Bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi është rritur sërish në këto momente.

Mediat turke shkruajnë numri i personave që kanë humbur jetën kanë shkuar në 14, ndërsa numri i të plagosurve në 300.

Sipas informacioneve, tërmeti numëron 100 banesa të shkatërruara. Autoritetet po punojnë për nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën rrënoja, ndërkohë një mbështetetje e madhe është parë nga e gjithë bota, të cilët i janë bashkuar Turqisë në këto momente tët vvështira.

LEXO EDHE:  610 viktima në Itali/ Shërohen në 24 orë 1,979 persona

Mbështetjen e ka  shprehur publikisht edhe Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili deklaron se do qëndrojë pranë vëllezërve turq në këto momente./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Publikuar

-

Nga

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Presidenca e Francës konfirmoi të hënën se analizat e bëra në këtë shtet kanë arritur në përfundimin se udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Kjo është “në kundërshtim me normat ndërkombëtare për përdorimin e armëve kimike”, thuhet në reagimin e Pallatit Elysee.

Sipas të njëjtit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që urgjentisht të ndriçojë “rrethanat e kësaj vrasjeje në tentativë” dhe “të gjejë përgjegjësit”.

Më herët, Gjermania tha se analizat e pavarura të laboratorëve në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se ka prova se kritiku i Kremlinit është helmuar me Noviçok.

“Ne e përsërisim thirrjen që Rusia të tregojë se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejshëm”, tha përmes një deklarate Qeveria gjermane.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.



Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

LEXO EDHE:  Takimi i papritur/ Rama në Turqi, drekë me Presidentin Erdogan

LEXO EDHE:  Lëkundje të lehta tërmeti në Shqipëri/ Ja ku është epiqendra

Ka ditë që ekspertët gjermanë kanë konstatuar se Navalny është helmuar me Noviçok, por autoritetet ruse kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.

Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat.

Spitali Charite në Berlin, ku po trajtohet Navalny, tha të hënën se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se ai “mund të ngrihet tani nga shtrati”./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Katër viktima në 24 orë/ Bie ndjeshëm numri i të infektuarve në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Katër viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

Bie numri i infektimeve nga  koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se kanë humbur jetën katër pacientë të infektuar, si dhe janë regjistruar 55 raste të reja.



Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Edhe këtë herë ia hodha paq”/ Silvio Berluskoni fiton betejën me Covid

Publikuar

-

Nga

“Edhe këtë herë ia hodha paq”/ Silvio Berluskoni fiton betejën me Covid

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka lënë spitalin pasi qendroi 11 ditë i shtruar për shka të koronavirusit. Ai ka deklaruar se kjo ishte prova më e vështirë e jetës së tij.

“Edhe këtë herë ia hodha paq. Mbështetja që kam pasur këto ditë rreth meje më bëri të kaloja momentet e mia më të vështira”, ka thënë Berlusconi duke i bërë të gjithëve një apel për të mos nënvlerësuar rreziqet e këtij virusi të tmerrshëm.



Kujtojmë se ish-kryeministri u shtrua në spital dy ditë pasi doli pozitiv, më 3 shtator./CNA.al

LEXO TE PLOTE