Connect with Us

Horoskopi i ditës, 24 janar 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 24 janar 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do marre mbështetje te madhe nga Venusi. Do jeni tejet sensuale te dyja palët dhe çdo moment do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm dhe nuk duhet te abuzojnë me joshjen. Ka mundësi qe njohin persona serioze dhe te qëndrueshëm. Nëse keni ndërmend te blini diçka, prisni edhe pak kohe sa gjendja financiare te përmirësohet.

DEMI 21. prill – 21. maj

Planetët nuk do lejojnë qe ju te keni probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, megjithatë mos prisni ndonjë eufori te jashtëzakonshme. Ju beqaret do keni një dite te zakonshme dhe pa ndonjë ngjarje për t’u shënuar. Duhet te prisni ende për ndryshime. Ne planin financiar bëni kujdes me hapat qe do hidhni nëse nuk doni qe nesër te mbeteni tërësisht pa para neper xhepa.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Mjedisi yjor nuk do jete aspak i mire gjate kësaj dite dhe here pas here mund te keni edhe debate me partnerin. Te dy palët do mendoni se keni te drejte dhe nuk do e ulni hundën. Beqaret nga ana tjetër do jene ne humor te mire dhe te gatshëm për gjithçka. Gjendja e te ardhurave nuk do jete e keqe megjithatë me mire bëni pak kujdes me hapat qe do hidhni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Sot do keni shume dyshime për partnerin tuaj dhe nuk do jeni aspak te qete. Sado te doni te krijoni një marrëdhënie te ngrohte me te, do stepeni. Beqaret me mire te tregohen te arsyeshëm dhe te mos hedhin hapa te nxituara ne mënyrë qe te mos i vuajnë pasojat me vone. Për financat klima do jete e paqëndrueshme dhe mund te lindin probleme te vazhdueshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Çiftet do kenë një dite te ngrohte. Vërtet nuk mund te ketë pasion te zjarrte, por do ketë mirëkuptim dhe harmoni. Beqaret me ne fund d e gjejnë dashurinë qe aq shume kishin kërkuar dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Me ne fund atyre do iu plotësohen dëshirat. Ne planin financiar, te gjitha përpjekjet qe keni bere për te ruajtur ekuilibrin do iu shpërblehen.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Marrëdhënies tuaj me partnerin do i mungoje ngrohtësia sot. Nuk do ndiheni me aq mire pranë atij qe doni dhe mund te mendoni te qëndroni pak kohe vetëm. Beqaret duhet te krijojnë sa me pare një lidhje tani qe janë mundësitë sepse me vone gjithçka do jete me e vështirë. Sektori i financave do jete gjithë kohës i mbrojtur dhe aspak problematik. Te paktën për këtë plan do ndiheni te qete.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite shume romantike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i lini pas krahëve te gjitha problemet qe keni pasur dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret do jene me te gatshëm se asnjëherë me pare për te joshur e për te bere deklarata dashurie. Buxhetin me pak mundim do arrini ta mbani te stabilizuar. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni te ndryshoni strategji menaxhimi.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite shume e ekuilibruar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni gjithë kohës me humor te mire dhe do mundoheni t’ia plotësoni te gjitha dëshirat atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te presin edhe pak para se te hedhin hapa. Financat nuk do jene problematike kështu qe lejojini vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Edhe pse dita do filloje me mërzitje për ata qe janë ne një lidhje, ne asnjë moment nuk duhet te dorëzohen. Me qetësi, tolerante dhe mirëkuptim mund te zgjidhen edhe problemet me te mëdha. Beqaret do kenë disa takime te papritura ne mes te rrugës, por qe mund t’ua ndryshojnë te ardhmen njëherë e mire. Me shpenzimet do keni probleme serioze nëse nuk shpenzoni me plan.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Mundohuni te mos e ndërtoni mbi gënjeshtra jetën tuaj ne çift sot sepse nuk keni për te pasur te ardhme. Me mire te mërziteni nga pak e te jeni te sinqerte sepse fundi do jete i lumtur. Beqaret do lumturohen sot pasi do marrin propozime te jashtëzakonshme qe do ua ngrohin pafund zemrën. Ne planin financiar do keni mbështetjen e te afërmve dhe gjendja do mbetet e mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite sharmante ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur dhe do e shihni me pozitivizëm te ardhmen. Beqaret do i arrijnë te gjitha objektivat qe kane pasur dhe do krijojnë menjëherë një lidhje me atë qe dashurojnë prej kohës. Gjendja financiare do lere ende për te dëshiruar kështu qe mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jupiteri do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do jeni shume me te hapur dhe me te logjikshëm ne çdo moment. Beqaret do e kërkojnë ne çdo moment dashurinë e madhe, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Gjithsesi miqtë do i argëtojnë dhe do i bëjnë te ndihen mjaft mire. Ne planin financiar mundohuni te mos e teproni me shpenzimet dhe situata ka për te mbetur e mire.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dëshironi të kurorzoni dashurinë tuaj në dasëm?/ Aplikoni tani dhe fitoni një udhëtim mjalti

Publikuar

-

Nga

E keni menduar që dikush mund t’ju organizojë dasmën falas?

Për të disatin vit rradhazi në TEG vijnë të organizuara ceremonitë martesore më të vecanta. TEG dhe agjensia Ami Event risjellin aktivitetin që do t’I japë mundesinë çdo cifti për të celebruar dashurinë në ambjentet e qendrës tregtare më të madhe në vend.

Ky aktivitet zë fill më 14 shkurt dhe do të vijojë dhe në datat 15 dhe 16 Shkurt. Ceremonitë martesore do të vijnë të organizuara në të gjitha detajet e tyre. Pranë Hyrjes së gjelbër në TEG, është ngritur një dekor special ku do të pozicionohet altari i celebrimit të çifteve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij aktiviteti. Çifteve do t’i mundësohen veshjet e dasmës, asistencë në make up, banketi, fotot profesionale, etj. Çiftet do të kenë mundësi që të zgjedhin vetë një personazh publik që t’i celebrojë. Do të jenë personazhet publik ata që do të pranojnë apo jo te celebrojnë çiftet që i kanë përzgjedhur, ose cilin çift do të celebrojnë në rastet qe janë nominuar disa herë nga aplikantët.

Organizimi i këtij viti do të ketë edhe risi. Njëri nga çiftet që do të celebrohet në TEG, do të ketë mundësinë që të fitojë një udhetim mjalti, mundësuar nga Interspar. Për t’u bërë pjesë e kësaj gare, të gjitha çiftet, duhet të bejnë sa më shumë blerje në Interspar në TEG, nga data 14 deri 29 Shkurt. Matësi për blerjet do të jetë karta Happy, e cila duhet të jetë patjetër e regjistruar nën emrin e njërit nga partnerët. Nëse nuk e dispononi karten Happy, mund të pajiseni shumë shpejt pranë kasave të shërbimit në Interspar në TEG.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 dhjetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 4 dhjetor 2018

Që prej ditës kur janë çelur aplikimet, qindra çifte kanë vendosur të dhënat e tyre për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti. Ndërkohë për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë, aplikimet janë ende të hapura deri në datën 13 shkurt, ndaj nxitoni. Mekanizmi është shumë i thjeshtë: vizitoni Teg.al, ku do të gjeni formën e aplikimit. Plotesoni fushat me të dhënat tuaja: Emri/mbiemri i secilit prej partnereve, email, nr. telefoni, personazhi publik që dëshironi t’ju celebrojë martesën, emrat e dy shoqërueseve të nuses. Më pas stafi i Ami Event do të kontaktoje secilin aplikant për të koordinuar organizimin e ceremonisë.

Dasmat në TEG tanimë janë një traditë, në vazhdën e aktiviteteve autentike që qendra organizon përgjatë gjithë vitit. TEG është nën menaxhimin e Acrem, kompania më e madhe menaxhuese e qendrave tregtare në Shqipëri, pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe më inovativ i investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Emigrantët ilegalë në Itali/ Gati ligji i ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi

Publikuar

-

Nga

Qeveria italiane po analizon mundësinë e aprovimit të një ligjit të ri për pajisjen me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët që jetojnë e punojnë ilegalisht në Itali.

Kusht është të dëshmojnë se kanë gati një kontratë punësimi si dhe derdhja e një kontributi financiar nga ana e punëdhësit.

Aktualisht llogaritet se numri i emigrantëve klandestinë në Itali është rreth 600 mijë.
Në Itali e njohin me emrin “Sanatoria”, apo amnistia për rregullimin e situatës së emigrantëve klandestinë që punojnë ilegalisht apo që nuk gjejnë dot punë pasi nuk kanë leje qëndrimi.
Sanatoria e re është propozuar nga iniciativa popullore “Ero straniero” dhe e mbështetur nga forca politike “+ Europa”.

Ky draft ligor po ekzaminohet në komisionin parlamentar të Cështjeve Kushtetuese dhe ka gjetur mbështetjen e ministres së Brendshme Luciana Lamorgese e cila gjatë një interpelancë në këtë komision ka pohuar se qeveria synon të marrë në vlerësim e t’i gjej zgjidhje kuadrit kompleks të situatës së majft emigrantëve të parregulltë në Itali.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 nëntor 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 4 dhjetor 2018

Vlerësohet se nga kjo do të përfitojnë rreth 300 emigrantë nga mbi 600 mijë që është numri i tyre. Sanatoria e fundit në Itali është bërë në vitin 2012.
Sipas Institutit të sigurimeve shoqërore nga sanatoria e vitit 2012 rezultojnë ende sot rreth 80% emigrantë të punësuar që përfituan nga normativa e saj.

Sanatoria e re parashikon të lë jashtë emigrantë që kanë apo kanë pasur probleme me drejtësinë italiane apo që dyshohen se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqiptarët të parët për kultivimin e fasuleve, mbjellin sa dyfishi i rajonit

Publikuar

-

Nga

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës.

10 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 13 qershor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 4 dhjetor 2018

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Shtetet Anëtare të BE-së me prodhimin më të madh të bishtajoreve në 2018 ishin Franca (840 mijë tonë), Spanja (690 mijë tonë), Polonia (460 mijë tonë), Gjermania (400 mijë tonë) dhe Lituania (380 mijë tonë). Këto pesë vende së bashku përbënin 67% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së në vitin 2018./Monitor

LEXO TE PLOTE