Connect with Us

Hajdari takim me trupën diplomatike në Shqipëri/ Shpjegon pozicionin e saj në tryezën e “Zgjedhores”

Politikë

Hajdari takim me trupën diplomatike në Shqipëri/ Shpjegon pozicionin e saj në tryezën e “Zgjedhores”

Publikuar

-

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka marrë pjesë në takimin me trupën diplomatike në Shqipëri, mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore.

Sipas Hajdarit, gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin e Reformës Zgjedhore, tryezën e zhvilluar me të gjitha palët politike dhe vazhdimësinë e punës për përfundimin me sukses të kësaj reforme.

“Gjeta rastin të falenderoja ambasadorët në lidhje me mbështetjen që ata kanë dhënë në mbarëvajtjen e punës së komisionit. Gjithashtu, u shpjegova dhe pozicionin tim në tryezën me palët politike, në mënyrë që i gjithë procesi të jetë sa më transparent ndaj qytetarëve”, shkruan Hajdari.

LEXO EDHE:  “Takim historik”/ Ish kreu i PD ironizon Bashën

Më tej ajo sqaron se hapja e listave do të sillte një demokratizim të të gjithë hallkave të sistemit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  “Takim historik”/ Ish kreu i PD ironizon Bashën

LEXO EDHE:  “PD nuk i do zgjedhjet e parakohëshme”/ Patozi: Reforma Zgjedhore, arnim i këtij sistemi

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi i ministrave/ Ja çfarë u vendos

LEXO EDHE:  “Takim historik”/ Ish kreu i PD ironizon Bashën

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Përfundon takimi i ministrave/ Ja çfarë u vendos

LEXO EDHE:  “PD nuk i do zgjedhjet e parakohëshme”/ Patozi: Reforma Zgjedhore, arnim i këtij sistemi

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE