LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshihej në Tiranë/ Kapet francezi i shpallur në kërkim për vrasje

24 Janar 2020, 08:31, Kronika CNA
Fshihej në Tiranë/ Kapet francezi i shpallur në kërkim

Një shtetas francez i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje është prangosur në Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Mësohet se në bashkëpunim me Interpolin është arrestuar francezi me inicialet T. Q. 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes.

Sipas policisë, Gjykata e Nantes më datë 23.10.2019 i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje, ku rrezikon dënimin e përjetshëm.

Ai akuzohet se ka vrarë me pistoletë një person dhe më pas është larguar në drejtim të vendit tonë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar, sipas policisë shqiptare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga