LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga aksidenti/ Ndërron jetë vëllai i kryetarit të PD-së në Librazhd

24 Janar 2020, 16:23, Kronika CNA
Detaje nga aksidenti/ Ndërron jetë vëllai i kryetarit të

Dalin detaje nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pishkash, në aksin Përrenjas-Librazhd.

Mësohet se viktimë ka mbetur Ardian Vreto, vëllai i kryetarit të degës së PD-së në Librazhd Bujar Vretos.

45-vjeçari Ardian Vreto ka qenë më parë punonjës policie në Librazhd, por prej disa kohësh nuk e ushtronte më këtë detyrë.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe një çift bashkëshortësh nga Durrësi, të quajtur Adnan dhe Frida Sota.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije shkaku i përplasjes së dy automjeteve tip ?Benz? dhe ?Audi?.

Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga