Connect with Us

Dëmet e thella të tërmetit në Turqi/ Reagon Gent Cakaj

Politikë

Dëmet e thella të tërmetit në Turqi/ Reagon Gent Cakaj

Publikuar

-

"Furtunë" në ambasaden shqiptare në Athinë/ Shkarkohet gjithë stafi

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm 6.9 ballë në Turqi që ka shkaktuar deri më tani 14 viktima dhe 300 të plagosur.

Cakaj shpreh shqetësimin për tërmetin që ka prekur Turqinë dhe deklaron se do të qëndrojë pranë të prekurve.

“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë. Mevlut Cavusoglu, lutemi për Turqinë”, shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  “Nuk është prioriteti ynë”/ Gjermania refuzon të ndihmojë financiarisht Turqinë

Kujtojmë se edhe Turqia ka mbështetur Shqipërinë në tërmetin e 26 nëntorit, madje presidenti Tayyip Erdogan ka premtuar se do të ndërtojë 500 apartamente banimi për të prekurit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Etspiritvsancti

    26 Janar, 2020 at 5:22 pm

    500 vjet na vrane e perdhunuan, na shperfytyruan ADN- ne, dhe ky k… me zile thote: “vellezerit tane turq”! Yyy kafshe pylli!!!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Publikuar

-

Nga

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm alternat të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis.

Në një postoim në rrjetet sociale, Cakaj bën me dije se kanë diskutuar për lehtësimin e kalimit kufitar në Kakavijë.

“Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi”, shprehet ai.



Si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në Shqipëri dhe Greqi, autoritetet greke kanë vendosur që të zhvillojnë testime masive për udhëtarët që kalojnë kufirin.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Policia arreston ushtrinë

LEXO EDHE:  Si të reagoni gjatë lëkundjeve sizmike

MEPJ deklaroi më herët se është në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjienosanitare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Publikuar

-

Nga

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar me një status të gjatë në rrjetet sociale, ku kritikon kryeministrin Rama për pritjen e ftohtë që i bëri ekipit të mjekëve italian që erdhën në Shqipëri rreth dy javë më parë për të kontribuar në përballimin e situatës më Covid-19.

Sipas Shehut, Rama nuk e mori as mundimin ti takojë, dhe kjo sipas tij, pasi Rama i trembet transparencës e të vërtetës për dështimin   e tij me sistemin shëndetësorë.



Rama “i ftohte” ndaj prezences mjekesore italiane ne Shqiperi, as denjon t’i takoje!
Se pari nje falenderim e mirenjohje per Italine e ata kolege italine qe qendruan dy jave ne vendit tone, ne mbeshtetje ndaj ballafaqimit me Covid.
Duke njohur edhe personalisht ndonje nga ata, mund te them se ishte nje grup me nivel e pluridisiplinor, i afte te kuptoje e te transmetoje ne Itali gjendjen reale te krizes se thelle shendetesore qe po kalon vendi yne, gje kjo shume e rendesishme per tu pasuar me nje prezence te gjere, te gjate, stabel, strategjike e strukturale italiane ne vend. Prandaj jam i bindur se ndjenjat dhe mendimet e tyre kane pasur nje keqardhje te thelle per realitetin shendetesor te trishte qe gjeten duke u ballafaquar me:
—Nje sistem shendetesor ne amulli, pa strategji edhe ndaj Covid.
—Mos egzistencen e linjave te orientimit e komandimit prej lart per ne nivelet profesionale, perfshi ketu dhe prej atij Komiteti.
—Nje sistem shendetesor jo vetem te corganizuar, por dhe te pa pajisur ne mjete e struktura te pershtateshme.
—Institucionet spitalore shume larg standarteve europiane.
—Nje personel mjekesor, qe megjithese ne shumice individualisht eshte i pregatitur dhe me vullnet, te pa paguar si duhet, te pa stimuluar e pa mjetet adeguate te punes, i abandonuar, gje e ka bere pesimist.
—Nje situate kaotike e te pa kontrolluar ndaj Covid me shifrat reale shume here me te larta se zyrtaret, me numer e llojshmeri testimesh shume te vogel, me qytetaret te pa pajisur as me maska.
—Nje mungese e nje komunikimi racional te institucioneve me qytetaret.
Ne fakt kete une e ndjeva edhe ne ato pak informacione zyrtare ku spikaten dy elemente, vleresimi i kolegeve italiane per koleget shqiptare dhe shqetesimet e tyre per nivelin e organizimit.
Keto dhe mendimi i tyre qe une deduktoj, i cili eshte dhe vullneti i Italise mike per te krijuar ketu nje qendrim konstant e afat gjate ne ndihme te shqipetareve, duket se e kane merzitur e shqetesuar Ramen, qe i trembet transparences e te vertetes, pra pergjegjesise per deshtimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Publikuar

-

Nga

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka kujtuar sërish projektin e Unazës së Re që nuk ka përfunduar ende dhe ka ngritur akuza ndaj qeverisë.

Shehaj deklaron se kryeministri Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe me të cilën u mburr sot.

Demokrati pretendon se 3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash, ndërsa e cilëson  këtë si kriminale.



“3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

LEXO EDHE:  Vijnë nga Turqia 6 autombulancat për Forcat e Armatosura/ “Mini-spital” me të gjitha pajisjet

LEXO EDHE:  Tërmeti lëkund Tiranën/ Ja sa ballë ishte

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE