Connect with Us

Berisha e pranon/ Basha i paaftë, mban Ramën në pushtet

Politikë

Berisha e pranon/ Basha i paaftë, mban Ramën në pushtet

Publikuar

-

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje të tij mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ishte mjaft i qartë në qëndrimin ndaj Lulzim Bashës, dhe sjelljen e opozitës, gjatë një viti.

CNA.al ka mbajtur një pozicion kritik ndaj Lulzim Bashës në vazhdimësi, duke e quajtur atë si një personazh të paaftë, i cili ishte thjeshtë dhe vetëm për pazare dhe jo si një lider që mund të udhëhiqte turmat dhe të rrëzonte Edi Ramën. Me të Edi Rama do ta ketë edhe më të gjatë jetën në pushtet.

Këtë ne e kemi shkruar dhe përsëritur dhjetëra herë, kemi pasur shumë kritika, por faktet janë kokëforta.

Këtë e pranoi dje publikisht edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha një fjali mjaft të qartë, se “Udhëheqja e opozitës, nuk mundi të menaxhonte revoltën dhe urrejtjen popullore ndaj Edi Ramës për ta rrëzuar këtë qeveri. Nuk bëri atë që duhej, nuk ishte në nivelin e duhur, për të rëzuar Edi Ramën”.

Këto qëndrime të berishës faktojnë atë që ne e kemi thënë shpesh. Që Lulzim Basha nuk mundet ta rrëzojë Edi Ramën. Sepse ai nuk do ta bëjë këtë gjë. Ai kërkon thjeshtë dhe vetëm llokmën e tij. Mjafton t’i jepet ajo që kërkon dhe ai tërhiqet.

I mori demokratët dhe i futi në çadër dhe këtë Berisha e di mjaft mirë. Më pas shkoi dhe u ul në pazar politik.

Mori gjysmën e qeverisë, hyri në zgjedhje, përgatiti një listë skandaloze dhe më pas i humbi votimet, duke dalë me turp, me rreth 300 mijë vota më pak. Sali Berisha këtë e di mjaft mirë. Dhe dje iu rikthye të njëjtës histori. Por, këtë herë me djegien e mandateve dhe protestat.

Sali Berisha ka hyrë në zgjedhje me Ramiz Alinë, me Fatos Nanon në 2001,e kështu me radhë.

Ndërsa Lulzim Basha nuk hyri në zgjedhjet lokale në 2019 kur gjithçka kontrollohej nga ndërkombëtarët. Dogji mandatet, i nxori njerëzit në rrugë, burgosi rreth 300 veta, u përp;as me molotov, hodhi bezinë e zjarr ndaj institucioneve. Por çfarë ndodhi?

Bojkotoi zgjedhjet lokale dhe i fali 61 bashki në tavolinë Edi Ramës. Pasi disa muaj më parë i kishte falur një mazhorancë të fortë kushtetuese, e cila i jepte mundësinë të bëjë gjithçka. Dhe në fund shkoi e bëri pazar.

LEXO EDHE:  Lajm i keq nga BE?/ Samiti i Berlinit i mbyll dyert Shqipërisë

Prej shtatorit të vitit të kaluar, ai ka filluar negociata të forta, për të marrë ç’të mundet, dhe për të bërë vërtetë atë që thotë kryeministri “KÇK”, (Kap ç’të kapësh).

Dhe këtë dje gati sa nuk e tha me gojën e tij edhe Sali Berisha. Por,  ai e pranoi se Lulzim Basha kishte dështuar me aksionin e tij opozitar dhe se Edi Ramën nuk e kishte rrëzuar dot, se djegia e mandateve ishte një hap i gabuar, se bojkoti i zgjedhjeve nuk duhet të kishte shkuar ndërmend, se PD duhej patjetër të hynte në zgjedhje, të tjera kështu me radhë.

Në finale, Sali Berisha pranoi atë që e dinë të gjithë dhe që ne e kemi thënë shpesh, që Lulzim Basha është i paaftë dhe nuk di të çojë një gjë në fund dhe këtë nuk e bën sepse nuk do, por thjeshtë dhe vetëm se ai ka një qëllim të tij, se ai nuk kërkon të rëzojë Edi Ramën, por ai është atje për një qëllim të vetëm, për të qënë në krye të Republikës së re dhe për të bërë pazare me Edi Ramën.

Prandaj dhe Berisha ndoshta e ka kuptuar, por tani çfarë mund të bëjë, të heqë Lulin apo të shkojë vetë në krye të PD-së? Këtë të fundit nuk e pranon, Lulin nuk e largon. Por, po bën atë që ndoshta as nuk e kishte imagjinuar kurrë, flet ndryshe nga sa e mendon. Megjithëse e di mjaft mirë se nuk duhet ta mbrojë, se është i dështuar, se është i paaftë dhe se po e shkatërron Partinë Demokratike, del publikisht dhe përpiqet të bëjë avokatinë, apo të mbrojë të pambrojtshmin.

Ndoshta disi fatkeqësi për Berishën, por është e vërtetë. Dhe këtë e tha ai vetë live mbrëmë në Opinion./ CNA.al

Berisha: Basha dështoi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për Ballkan web, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi ‘qytetarin dixhital’ që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të bashkisë për ‘Javën e verës’

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  “M’u duk si hera e parë”/ Pedagogu i Universitetit të Tiranës thumbon Ramën

LEXO EDHE:  Bëhuni pjesë e Partisë Demokratike për Idealin dhe jo për interesat personale !

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Surpriza në kryesinë e PD/ Ervin Salianji nuk fiton, rrezikoi Grida Duma

LEXO EDHE:  Lajm i keq nga BE?/ Samiti i Berlinit i mbyll dyert Shqipërisë

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE