Connect with Us

Basha reagon nga Hollanda/ Shqipëria bën një hap pas

Politikë

Basha reagon nga Hollanda/ Shqipëria bën një hap pas

Publikuar

-

CNA.al raportoi sot se kreu i Republikës së re, Lulzim Basha ka nisur pushimet e treta të janarit. Edhe pse ka tentuar që destinacionin ta mbajë sekret, CNA.al mësoi se destinacioni i Bashës është Holanda, dashuria e tij përjetshme.

Por, Basha nga Holanda është kujtuar se të hedhë një status në rrjetet sociale, edhe pse atje ka halle të tjera si gjumi dhe ujitja e tulipanëve.

Në postimin e tij, basha shkruan se indeksi i demokracisë i publikuar nga The Economist Institute Unite e klasifikon Shqipërinë një regjim hibrid një hap larg autoritarizmit.

Sipas Bashës Shqipëria ka zbritje me tre vende nga i 76-ti në i 79-ti dhe për këtë akuzon qeverinë të cilën e konsideron si jo funksionale dhe të dështuar.

“Indeksi i Demokracisë i @TheEIU, e klasifikon Shqipërinë  regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës kërkon zgjedhje të parakoshme

Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes se keqe ku ka katandisur kjo qeverisje e dështuar vendin.”-shkruan Basha./ CNA.al

Lulzim Basha fillon të tjera pushime/ Kreu i Republikës së re “zhduket” pa adresë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“E presim për “Javën e Verës”/ Llatja i përgjigjet Berishës, pas denoncimit se e kishin dhunuar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i është përgjigjur ish kryeministrit Sali Berisha, lidhur me denoncimin që ky i fundit bëri pak më herët në rrjetet sociale, ku shkruhej se ishte rrahur nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit.

Në një prononcim për Ballkan web, Llatja mohon kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve, duke theksuar se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

Mes të tjerash ai ftoi ‘qytetarin dixhital’ që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të bashkisë për ‘Javën e verës’

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.
Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer.”, tha Llatja./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  Integrimi i Shqipërisë/ Basha kërkon ndihmën e Presidentes kroate

LEXO EDHE:  Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi bën “paqe” më Lulzim Bashën

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Heshtje varri/ Çfarë u fsheh me anullimin e vizitës së Bashës në SHBA

LEXO EDHE:  Fajin e kanë kritikët e Lulit

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE