Connect with Us

Bamir Topi zbulon sekretin/ “Në 21 janar më ndiqnin me makinë, isha në kushtet e një arresti shtëpiak”

Politikë

Bamir Topi zbulon sekretin/ “Në 21 janar më ndiqnin me makinë, isha në kushtet e një arresti shtëpiak”

Publikuar

-

ish-presidenti bamir topi ne studio

Ish presidenti Bamir Topi ka folur për ngjarjen e bujshme të 21 janarit 2011, ku mbetën viktimë 4 protestues.

Topi tha se 21 janari është ngjarja më e rëndë e tranzicionit shqiptar, pasi theksoi se palët ishin në një konflikt të hapur.

“Pas ngjarjes së 21 Janarit palët ishin në një konflikt të hapur. Polemikat ishin jashtë çdo etike në komunikim. Në atë periudhë është ngritur një komison hetimor parlamentar për të hetuar një puç. Në këtë moment ka pasur një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar.

Ka ardhur në atë kohë edhe ndihmës sekretari i SHBA, kanë qenë vizita që krijuan një shqetësim të madh tek ata. Duke iu rikthyer atyre momenteve, ulja e tensionit, rifillimi i funksionimit të institucioneve, erdhi si pasojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar”, u shpreh Topi në emisionin “Java” në TVSH.

Teksa u pyest nëse mendon se SPAK do ta hetojë këtë çështje, ish-presidenti tha: “Për 21 Janarin duhet të kishte një gjyq të fortë politik dhe duhej të realizohej në parlamentin që mori jetë në vitin 2013. Nëse duhet të gjykohet apo jo, duhet ta shohë drejtësia”.

LEXO EDHE:  Flet Bamir Topi/S'jam në asnjë koalicion, përplasja me Berishën

Ndër të tjera, Topi ka treguar se në këtë kohë, atë e ndiqnin nëpër rrugët e Tiranës sapo ulej në timonin e  makinës. Ai theksoi se asnjëherë nuk e ka denoncuar kërtë fakt, edhe pse ishte në kushtet e një arresti shtëpiak.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam tentuar t’i finalizoj gjërat në këtë mënyrë. I gjithë informacioni që vinte mbi bazën e një institucioni kushtetues. Presidenti në atë kohë  ka qenë në kushtet reale faktike të një arresti shtëpiak”, deklaroi ish-presidenti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I dënuar për drogë në Zvicër/ Prokuroria depoziton kërkesë në KQZ për një tjetër zyrtar të PS

Publikuar

-

Nga

partia socialiste selia qendrore

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërpresë mandatin këshilltarit socialist në Kamzës, Mirush Dema.

Ai ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi e në vendet e BE-së, deri në tetor 2019.

28 vjecari ka deklaruar edhe ndërrimin e mbiemrit, pas martese, nga Troci në Dema, por ka fshehur disa të dhëna interesante raporton TV “Abc News”.

Sipas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adnan Xholi, Mirush Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në dokument thuhet se në dhjetor të vitit 2014 këshilltari i bashkisë Kamëz, i ka ofruar 4 qese heroinë për t’ia shitur një polici të infiltruar për 400 euro.

LEXO EDHE:  “21 Janari, histori e groposur”/ Klodiana Lala asnjë pritshmëri nga SPAK-u

LEXO EDHE:  “Shqiptarët nuk do të harrojnë”/ Nëntë vite nga 21 janari,  Artan Hoxha “masakron” politikën

Ai është takuar me policin, sic kishin rënë dakord, por shitja nuk është bërë, pasi Mirush Dema ka hequr dorë sepse ka kuptuar që po fliste me një polic.

Për këtë vepër ai është dënuar, por dënimi i është konvertuar në gjobë.

Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum.

KQZ do të mblidhet të mërkurën përtë vendosur rreth fatit të mandatit të këshilltarit socialist të Kamzës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma për strategjinë e re të Bashës/ “Nuk ka shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ka folur për strategjinë e re të kryedemokratit Lulzim Basha “Po të dëgjoj”,  i cili troket derë më derë, dhe futet në shtëpitë e qytetarëve për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre.

Duma u shpreh se trajektorja  “Po të dëgjoj” është një trajektore normale, pasi gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur.

“Opozita kërkon një tjetër theks, një theks më të dëgjuar, se çfarë do të ofrojmë kur të vijmë në pushtet dhe kjo ditë po vjen.

E vetmja mënyrë për të tejkaluar krizën është revolta. Nuk ka asnjë shans të fitosh një beteje, duke ndjekur vetëm një trajektore.

Opozita duhet ti bëjë të gjitha, duhet që të bëjë dëgjesën, por duhet të bëjë edhe protestën.

Reforma Zgjedhore sot është themeltare për të ndërtuar të nesërmen. Aty nis embrioni.

LEXO EDHE:  Tahiri: Ditë e zezë për Drejtësinë, heshtja e institucioneve krim më i rëndë se 21 Janari

LEXO EDHE:  Pse nuk i dhanë nënshtetësinë shqiptare Janullatosit?/ Flasin Alfred Moisiu dhe Bamir Topi

Protestat e kësaj opozite nuk kanë ndaluar. Me të gjithë këtë avulli protestat  e opozitës kanë qenë më të mirat e mundshme.

Ne nuk duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes, por e dëgjimit. Është theksim i një elementi të nevojshëm që do të thotë qytetarët afër meje, që jemi tashmë me ta.

Mendoj që këtë mënyrë të kryetarit të opozitës e përciell normaliteti, mendoj që nuk ka pasur normalitet në politikën shqiptare, gjithmonë jemi prirur të shikojmë atë që me show është dukur shumë e bukur, individë që hyjnë në politke për të bërë teatrin e vet.

Trajektorja  “e po të dëgjoj” është një trajektore normale. Nuk është tentuar të shkohet te skamja për të treguar realitetin e shqiptarëve vetëm në një drejtim.”, u shpreh Duma./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Bashës/ Patozi: Nuk mund ta gënjesh shqiptarin, duhet ballafaqim realist

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Pataozi shprehet i bindur se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
Patozi fajëson 2 forcat më të mëdha politike që sipas tij nuk kanë dëshirë që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës” thotë Patozi në një intervistë për Report Tv.

Por cili është mendimi i Patozit për fushatën më të fundit të kreut të PD, Lulzim Basha?

LEXO EDHE:  Ngjela akuza të renda Ramës/ Për të marrë pushtetin pranoi edhe vrasjet

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Paralajmëron Andi Bushati

“Unë sigurisht nuk paragjykoj, në rast se një udhëheqës politik përpiqet të kuptojë atë që do populli, është më mirë se sa të udhëheqësh një revolucion që nuk ndodh asnjëherë. Problem me Z. Basha është nuk jemi në vitin 2004. Shqipëria është një vend i vogël dhe udhëheqësat politikë janë gati zbuluar përpara publikut. Nuk mund ta gënjesh shqiptarin duke sjellë një performacnë tjetër nga ajo që ti je. Mendoj se vetëm një ballafaqim realist me qytetarët do të ishte në shërbim të një aksioni politik. Aktrimi, gjërat falso dhe akrobacitë mediatike nuk besoj se shërbejnë”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE